advertisement
Fillimi | Diaspora | Shqiptarët po mbështesin fushatën e Gjonajt
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Shqiptarët po mbështesin fushatën e Gjonajt

Shqiptarët po mbështesin  fushatën e Gjonajt

 

Speciale nga fushata, Beqir Sina/INA

Mark Gjonaj, biznesmen i suksesshëm nga Bronxi i New Yorkut, është i pari shqiptar i Amerikës, që po synon të zgjidhet në një post të lart të shtetit, në New York, në rast se ai do të fitoi së pari zgjedhjet e 13 shtatorit dhe më pasë ato të 6 nëntorit, si anëtar i Asamblesë së shtetit Nju Jork, e cila përfaqëson Kuvendin e Shtetit me 150 anëtarë.

Për këtë zgjedhje në fillim do të mbahen votimet fillimore brenda partisë demokrate, që do të zhvillohen në javën e dytë të muajit shtator(13 shtator) dhe zoti Gjonaj  tashmë e ka nisur fushatën e tij - duke marrë edhe një mbështetje të fuqishme të komunitetit shqiptarë, në New York dhe Tri-Shtetet .

Që nga dita e parë 22 Prill 2012, kur kandidati Mark Gjonaj shpalli zyrtarisht kanidaturën e tij - për në Dhomën e Ulët të Asamablesë së Shtetit të New York - komuniteti shqiptar i New Yorkut dhe Tri-Shtetit, jo vetëm që e mirëpriti më një entuziazm të jashtëzakonshëm  kanidaturën e tij - por shqiptarët e Amerikës, thonë se tashmë ata janë deklaruar edhe për mbështetjen e tij - për t'u regjistruar dhe votuar atë.

Gjatë këtyre dy muajve, mesazhe, e-maile dhe telefonata pa fund janë ato që tregojnë mbështetjen e komunitetit shqiptarë në këtë zonë elektorale , ku popullariteti i shqiptarëve është i madh, të cilat kanë mbërritur në zyrën e fushatës së zotit Gjonaj - thonë anëtarët e shtabit të tij elektoral.

Sipas tyre, ata janë duke e bërë kështu komunitetin shqiptarë, një kontribues të madh i fushatës së zotit Gjonaj, e cila kulmoi të ejten në mbrëmje në lokalin e njohur Maestros Caterers në Bronx- New York. Ky lokal i cili shfrytëzohet vazhdimimisht për fushtat të tilla elektorale në këtë zonë të qytetit me 2 milion banorë, kësaj rradhe ishte  mbushur përplotë me mbështetësit e kandidatit Gjonaj - të cilët kontribuan në fushatën fondmbledhëse në rritjen e shumës së parave të mbledhura.

Fushata tipike elektorale amerikane, që jemi mësuar t'i shohim këtu në SHBA, për zgjedhjet presidenciale, senator e kongres, nisi më këngën e famëshme të grupit legjendar The Queen :" We Will Rock You and We Are The Champion", dhe një bekim të një priftiti katolik. Ndërkohë, që më shumë se 300 mbështetës entuziast shqiptarë, italianë, amerikanë dhe latinë, për një çast në shenjë respekti qëndruan në këmbë, për të nderuar ekzekutimin e himninit kombëtarë të Shteteve të Bashkuara "The Star-Spangled Banner" .

Mark Gjonaj hyri në sallë mes thirrjeve entuziaste të mbështetësve të tij - i rrethuar nga stafi i shtabit të tij elektoral dhe anëtarët e familjes Gjonaj -. Në podium ai qendroi duke mbajtur një fjalim "të zjarrtë", karakteristik të fushatave të tilla elektorale këtu në Amerikë, i shoqëruar nga gruaja e tij Roberta, dhe dy djemtë e tij Jozefi dhe Nicholas.

Diane Savino, një aktiviste e njohur e komunitetit latinë në distriktin 80-të ku kandidon edhe zoti Gjonaj anëtare e Assembly State Committee Woman, duke iu bashkuar fushatës së Mark Gjonaj tha se është larguar nga Shoqata e Partisë Demokratike "Liberty Democratic Association of the 80th A.D"- për të mbështetur Mark Gjonaj - për në Kuvendin e New Yorkut," vetem e vetem  se ajo beson që Gjonaj ka për të ndryshuar shumë gjëra në këtë qark."

Diane Savino, një politikane dhe aktiviste portorikene mjaft e njohur në qytetin e Bronxit, më pasë prezantoi kandidatin Mark Gjonaj - nën një "gjëmimim" thirrjesh miratimi të kandidaturës së tij - "Go Gjonaj - Gjonaj Go !".

Kandidati Gjonaj duke folur para mbështetësve të tij - tha se kur ai kishte dëgjuar se Distrikti 80 i Bronxit  ishte qarku më i varfër në Bronx, ai vendosi për të bërë diçka, në mënyrë që të kontribonte për t'a bërë këtë qark një vend më të mirë për të jetuar në këtë qytet.

Ne fjalimin e tij z. Gjonaj premtoi se do te përqëndrohet në programet për të moshuarit, sigurinë publike dhe hapjen e vendeve te reja te punës, dhe se do të jetë përfaqësuesi i komuniteteve ashtu si shqiptarëve edhe i  protorikenve, afrikano - amerikanëve, italianëve, rusve, kinezve, hebrejëver dhe të tjerëve..

"Punë, punë, dhe vetëm punë! thirri fuqishëm Gjonaj , duhet siguruar sa më shumë punë, vazhdoi ai duke shtuar se banorët kan nevoje për punë, dhe se ai do të krijojë më shumë vende pune. Shkollat tha më tej Gjonaj janë përdorur vetëm për 1/3 e kohës, dhe se ai dëshiron të përdorë aktivitetin e shkollës për nxënsit e saj më shumë orë gjatë ditës .Jo vetëm gjata orëve të shkollës, por edhe më pas programet shkollore, për arsimimin e fëmijëve dhe të rriturve, si dhe përdorimi i komunitetit të shkollës janë të nevojshme të rriten në një nivel tjetër".

Kandidati Gjonaj foli më pasë edhe për arsimin e dobët tek fëmijët e shkollave publike që marrin aktualisht, dhe ai tha se dëshiron një ndryshim që duhet të filloi në këto shkolla që nga lartë në Albany. "Fëmijët tanë theksojë kandidati Gjonaj, duhet të kenë të njëjtat mundësi si të gjithë fëmijët e New York-ut dhe unë do të bëjë që të dëgjohet zëri i tyre në Albany ".

Mark Gjonaj përfundoi fjalimin e tij duke thënë " Distrikti 80-të që përfshin lagjet Pelham Parkway, Pelham Garden, Mosholu Parkway, Allerton dhe një pjesë të Bedford Park, ka qenë i lënë pas dore për një kohë të gjatë, dhe se kandidati Mark Gjonaj, tha ai do të ndryshojë këtë qark prej se kur ai do të zgjidhet anëtarë i Kuvendit të shtetit të New Yorkut".

Gjonaj është dallur si veprimtar dhe aktivist i komunitetit në këtë zonë, dhe një zë i fuqishëm për komunitetin shqiptar në këtë lagje të qytetit Bronx-it, i cili ka popullsinë më te madhe të emigrantëve shqiptarë, e dyta ose e treta për nga numri.

Mark Gjonaj, 43 vjeçar, babai i dy fëmijeve i lindur nga prindër shqiptarë të cilët emigruan nga Reçi i Ulqinit – Mali i Zi, u rrit në një lagje ku banojnë italian dhe shqiptarë bashkë, në lagjen e njohur Belmont, ku babai i tij punoi si inspektor ndërtimi. Ai mbaroi shkollën e mesme St Raymond dhe u diplomua në Universitetin St. John’s, Queens. Per momentin ai është president i MP Realty Group, një kompani e pasurive të patundshme në Morris Park.

Ai ka qenë një kritik i hapur i procesit te decentralizimit dhe planit të shtetit për të hequr një pjesë të Morris Park nga rrethi 80 i Kuvendit të Shtetit të New Yorkut. Z. Gjonaj akoma nuk ka marre nje mbështetje zyrtare nga Partia Demokrate. Zgjedhjet primare te shtetit të New York për Partinë Demokratike do te mbahen me 13 shtator 2012. Ai do të përballet me një konkurrencë të fortë nga Assemblywoman - pra një përfaqësuese grua, portorikene Naomi Rivera, e cila ka rrënjë të forta politike në distriktin 80-të, që nga viti 2005.

Dhoma e Ulët e Legjislaturës – New York State Assembly, për të cilën z. Gjonaj po kandidon, përbëhet nga 150 anëtarë që përfaqësojnë një numër të barabartë të rretheve, çdo rreth(ose Distrikt) që ka një popullsi mesatare prej 128,652 banoresh. Anëtarët e Kuvendit shërbejnë në ne mandate dy-vjeçarë, por pa kufij afati – pra, mund të zgjidhesh deri sa të përfundosh karrierën politike.(INA)

 

 

Vlerëso tekstin
4.67

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Diaspora
Previous
image
Pa orientim në xhunglën e tregut të punës
 Shumë të rinj në Gjermani ndërpresin aftësimin profesional dhe shumë vende mbeten bosh. Në intervistë me Deutsche Welle studiuesi i kualifikimit profesional Felix Rauner përmend ...
image
Shpresa për 11 milionë emigrantë të paligjshëm në SHBA
 Komisioni i Senatit amerikan për çështje juridike ka miratuar një projekt-reformë masive të imigracionit, duke votuar që dokumenti të paraqitet në Senat për diskutim, transmeton ...
image
Themelohet Shoqata e afaristëve nga Maqedonia në Danimarkë
Në Kopenhagë të Danimarkës u mbajt Kuvendi themelues i Shoqatës së afaristëve nga Maqedonia në Danimarkë (DMBN).  Shoqata, iniciator i themelimit i së cilës është ...
image
Itali, plagoset shqiptari bashkë me gruan e fëmijën
Një shqiptar i moshës 31-vjeçare ka mbetur i plagosur bashkë me gruan dhe fëmijën e tij, në një atentat të ngritura para shtëpisë së ...
image
Makolli: Serbia mos t’iu krijojë probleme mërgimtarëve
“Problemet e mërgimtarëve lindin qysh në hyrjen e tyre në kufirin e Serbisë dhe deri me rastin e hyrjes në territorin e Kosovës. ...
image
Bie numri i pensionistëve invalidorë në Zvicër
Sipas të dhënave të « Neue Zürcher Zeitung » numri i pensionistëve invalidorë në Zvicër ka rënë në vitin 2012  për 1.8% në  nga 257 ...
image
Elhaida në gjysmëfinalen e “The Voice of Italy”
Me një interpretim të mrekullueshëm, tronditës, prekës të këngës Adagio, Elhaida Dani fiton e kalon në gjysmëfinalen e "The Voice of Italy". "Sot vure motorin ...
image
Greqi, pranga 36-vjeçarit shqiptar, përdhunonte vajzën e tij
Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij. Policia e shtetit fqinj bën të ditur ...
image
Shqiptarë, serbë e boshnjakë arratisen nga burgu i Lozanës
Të martën, në orët e paradites ka ndodhur një ikje spektakolare e pesë të burgosurve nga burgu Bois-Mernet, i Lozanës. Në mesin e të arratisurve ...
Makolli priti boksierin e njohur Tefik Bajrami
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, e priti në një takim të veçantë boksierin profesionist shqiptar me renome ndërkombëtare, Tefik Bajrami.Ai ia uroi fitoren boksierit Bajrami, ...
image
Zvicër, vritet kosovari para banesës së tij
Emigranti kosovar me shtetësi zvicerane, Selim Elshani mbrëmë është vrarë pranë banesës së tij në Pajetn të Kantonit të Frajburgut. Policia zvicerane theksoi se ai ...
image
Greqi, përleshen në burg shqiptarë e arabë, vdes një iraken
Një përleshje e dhunshme mes disa të dënuarve në burgun e Grevenasë ka përfunduar tragjikisht. Një 31 vjecar nga Iraku ka mbetur i vrarë, ndërsa ...
image
Elhaida Dani triumfon përsëri
Elhaida Dani triumfon përsëri në garën e ashpër të “The Voice of Italy”. Këngëtarja jonë konkurroi mbrëmjen e kaluar me këngën “Nessun Dolore”.Dani,19-vjeçarja nga Shkodra, ...
image
Në mesin e mërgatës në Illionis
Reportazh nga Beqir Sina...
Next