advertisement
Fillimi | Diaspora | Lamtumirë Mjeshtrit të Madh, Sadi Halili
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Lamtumirë Mjeshtrit të Madh, Sadi Halili

Lamtumirë Mjeshtrit të Madh, Sadi Halili

Librazhdi sot ishte në zi, dhimbje dhe zymtësi, sepse i dha lamtumirën e fundit njeriut që tërë jetën ia kushtoi kulturës-valles, Mjeshtrit të Madh, Artistit të Merituar, Sadi Halili. Librazhdi ishte i heshtur, por krenar që Sadi Halili, me punën e tij, përkushtimin, veprën, njohuritë që kishte për vallen sidomos atë “Dyshe të Rrajcës” u shndërrua në emër të përveçëm në koreografinë mbarëshqiptare.

Ai u shndërrua në figurë emblematike dhe i tillë mbeti për shumë ansamble dhe SHKA, në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi e sidomos ndër shqiptarët në Maqedoni, ku pos pjesëmarrjes në festivale, ai njohuritë e veta nga fusha e koreografisë, që i kultivoi gjatë jetës së tij, me mjeshtri dhe fanatizëm të rrallë e mbolli dhe e  transmetoi edhe ndër brezat e shumtë të SHKA sidomos në trevën e Strugës, duke punuar në disa shoqëri, gjë për të cilën Struga me rrethinë dhe Festivali “Këngë Jeho” i janë mirënjohëse.

Për ti dhënë lamtumirën e fundit, këtij Mjeshtri të Madh dhe Artistit të Merituar, i cili  ndërroi jetë në moshën 68 vjeçare, pos banorëve të rrethit të Librazhdit, Elbasanit, Përrenjasit, kishin ardhur edhe përfaqësues të institucioneve të kulturës nga Tirana, nga Kosova, Mali i Zi dhe nga Maqedonia-nga rrethi i Strugës, ku ai punoi dhe krijoi vepra të paharrueshme koreografike. E veçanta e Sadi Halilit ishte se theu barrierat kufitare, duke vënë në spikamë bashkimin kulturor dhe shpirtëror të shqiptarëve nga të dy anët e kufirit.

Delegacionin e Strugës e kryesoi drejtori i Festivalit “Këngë jeho”, shoqëruar nga përfaqsuesit e SHKA-ve, “Sazet e Frëngovës”-Frëngovë,  “Valët e Liqenit”-Ladorishtë, “Jehona”-Koroshishtë, “Shpresa”-Veleshtë etj.

Në shenjë mirënjohjeje qytetarët e Librazhdit dhe bashkia e qytetit i ka dhënë në vitin 2002 “ Qytetar nderi”.

Sadi Halili, koreografi dhe mjeshtri i valles dyshe, është vlerësuar me çmime të shumta gjatë karrierës së tij, si me dy urdhëra “Naim Frashëri II dhe III” në vitin 1989 ka marrë titullin “Artist i Merituar”.

Me vendim të Presidentit të Republikës në vitin 2005  ai ka marrë titullin “Mjeshtër i Madh”, ndërsa Forumi Imazh Media në festivalin e parë ndërkombëtar në vitin 2006 e vlerëson me çmimin “ Shqiponja Dardane”.

Nga Sadi Halili, para mijëra të tubuarve, me një fjalë rasti i fundit u nda kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Shefki Çota, i cili pos tjerash theksoi: “Sot përcjellim dhe i japim lamtumirën e fundit artistit të shquar, Artistit të Merituar dhe Mjeshtrit të Madh Sadi Halili.

Gjithë qyteti përjeton një dhimbje të madhe për humbjen e tij sepse Sadi Halili me mjeshtërinë e valles, me ritmin e sajë, ngjyrat e kostumeve ishte kudo i pranishëm. Ne na duket sot se Lugina përjeton humbjen e artistit të madh. E lindi Rrajca dhe e rriti kjo Luginë, që ai e çoi në skenat e festivaleve kombëtare dhe ndërkombëtare, skenave të Europës”.

Në fund të fjalës së tij, kryetari i Bashkisë së Librazhdit tha: “Është ky moment, kur artisti bëhet vetë art dhe i tillë do të jetë përjetësisht Sadiu për të gjithë ne. Lamtumirë Artisti ynë i Madh”.

Më pas, familjarët dhe mijëra qytetar të Librazhdit dhe gjithë Shqipërisë, së bashku me miqtë nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia, rrugëve të qytetit të Librazhdit, e mbajtën arkivolin në duar, duke e përcjellur drejtë banesës së tij të fundit, duke mbuluar me kurora lulesh nga të gjitha anët dhe viset e ndër to edhe kurorat që vendosën Festivali “Këngë Jeho”, dhe SHKA-të, “Jehona” dhe “Sazet e Frëngovës” me fjalët “Lamtumirë i Madhi Sadi dhe prehu i qetë”. (INA)

Vlerëso tekstin
4.43

Subscribe to comments feed Komente (2 publikuar):

A.Pollozhani në 20/10/2012 15:02:07
avatar
Ndonese me vonese per shkak te rrethanave, por me lejoni te shtoj edhe kontributin e tij edhe ne ShKA "Valet e liqenit"Oher,ku la mbresa dhe kontribute te paharrushme si mjeshter i madh i artit duke ditur qe fryem e re ne kete fushe ta kombinoje edhe me traditen vendore, qe ishte ndoshta celesi qe e deshtem dhe e respektuam aq shume. Te lehte e paste dheun dhe i perjetsem qofte kujtimi per Sadiun.Familjes ngushellimet me te sinqerta.
A.K.Pollozhani
Thumbs Up Thumbs Down
0
Agron Hajdari në 08/11/2012 22:04:01
avatar
Ndjehem i shokuar dhe teper i hidheruar nga ky lajm ! Ndjehem gjithashtu edhe si i zene ne faj,qe nuk kam mundur ta marr vesh me heret dhe te ndodhesha atje per ti dhene lamtumiren e fundit ktij personaliteti kaq te madh.I paharruar dhe i perjetshem ka per te qene per mua kujtimi per Artistin e MADH, SADI HALILI.Lamtumire krenarija e Librazhdit.
Thumbs Up Thumbs Down
1
total: 2 | Treguar: 1 - 2

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Diaspora
Previous
image
Diasporës shqiptare t’iu hapen rrugët për investime
Unioni Global i Biznesmenëve Shqiptar në Botë ka mbyllur me sukses forumin katër ditor ekonomiko-financiar që u zhvillua në Prishtinë dhe Tiranë. Mbi 40 biznesmenë ...
image
Si të ripërtërini lejen e qëndrimit në Itali
Përtëritja e lejes së qëndrimit duhet kërkuar të paktën 60 ditë para skadencës. Procedura që duhet ndjekur varet nga motivi i qëndrimit. Kompetente për shqyrtimin ...
image
Dallimet në paga, Zvicra diku nga mesi i listës
Dallimi në mes të pagës më të vogël dhe asaj më të madhe, që simbolikisht në hapësirën gjermane quhet “Lohnschere” (gërshërët e pagës) është kudo ...
image
​Zvicër, zhduket 17 vjeçari shqiptar, la takim me një femër nëpërmjet Facebbok’ut
I riu 17 vjeçar nga Kantoni i Cyrihut, Ilir M., është shpallur i humbur nga e hëna. Para kësaj, ai, sipas njerëzve që e kanë ...
image
Engel dhe shqiptarët nderojnë shkrimtarin Kadare në Kongresin amerikan
Kongresisti Engel i dorëzon botuesit të gazetës “Illyria” flamurin që u ngrit mbi Kongresin Amerikan – Studjuesi dhe përkthyesi David Bellos flet për vlerat e ...
image
Rënie e shitjes me pakicë në Zvicër
Në shitoret dhe supermarketet e Zvicrës gjatë muajit mars janë realizuar më pak shitje se në muajin e njëjtë të një viti më parë. Kjo ...
image
Pesë fakte që zviceranët duhet t`i dinë për shqiptarët
Radioja publike e Zvicrës SRF, transmeton të dielën një emision të zgjeruar, në lidhje me shqiptarët në Zvicër dhe imazhin e tyre. Lidhur me këtë, ...
image
Gresa ,ndër nxëneset e përzgjedhur të Obamës
Gresa Mustafa,18, nga Presheva është nje ndër të paktat nxënëse të shkollave të mesme amerikane e cila merr qmimin prestigjioz, në konkursin që ...
image
Po kthehej nga SHBA, arrestohet i dënuari me 13 vjet burg në Itali
Një 39-vjeçar i dënuar me 13 vjet burg për trafik lëndësh narkotike përfundoi në prangat e policisë në aeroportin e Rinasit. Efektivët e policisë ...
image
Kosovarët, pas afrikanëve, të dytët për hyrje ilegale në Zvicër
Gjatë periudhës janar-prill në kufijtë e Zvicrës është shënuar rekord sa i përket hyrjes së emigrantëve në mënyrë ilegale, gjegjësisht numrit të emigrantëve ...
image
Apel për ndihmë për Kumanovën: “Ta rikthejmë buzëqeshjen e ngrirë në buzët e fëmijëve”
Shpresat për një të ardhme të ndritshme, për një shkollim dhe punësim dinjitoz, për një (bashkë)jetesë të qetë e të rehatshme në Lagjen e Trimave ...
image
"Liria Kombëtare" në Zvicër reagon për Kumanovën
Shoqata “Liria Kombëtare” me seli në Zvicër ka reaguar lidhur me situatën e fundit në Kumanovë.  “Ne, anëtarët  e Shoqatës ‘Liria Kombëtare’ në Zvicër, të indinjuar ...
image
Si e sheh veprimtari 96 vjeçar i diasporës tmerrin shqiptar në Kumanovë
Jusuf Azemi, një nga veprimtarët më të vjetër të diasporës shqiptare dhe bashkëmendimtari i Mid`hat Frashërit që jeton në SHBA ka reaguar me shqetësim lidhur ...
image
Mërgimtarët në Zvicër dhe Belgjikë “Ne jemi Kumanovë”
Në Bernë, Cyrih, Gjenevë dhe Bruksel sot janë mbajtur tubime në përkrahje të shqiptarëve të Kumanovës. Sot disa qindra shqiptarë, kryesisht nga Maqedonia në disa ...
image
Itali, kërkesat për punë sezonale nga 8 maji
Mbërrin në Gazetën Zyrtare dekreti i flukseve që autoriozon hyrjet e reja për punë sezonale. Coldiretti: "Stina ka filluar prej disa javësh" ...
Next