advertisement
Fillimi | Diaspora | Kurban Bajrami në mesin e shqiptarëve në SHBA
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Kurban Bajrami në mesin e shqiptarëve në SHBA

Kurban Bajrami në mesin e shqiptarëve në SHBA

Mijëra besimtarë myslimanë shqiptarë, në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kremtuan ditën e sakrifikimit Eid al-Adha ose festën e Kurban Bajrami.
Festimet që i takojnë kësaj dite si dhe shënojnë flijimin dhe sakrificën e njeriut në emër të besimit të Zotit dhe në emër të dashurisë për njeriun, u mbajtën dje herët në mëngjes edhe në ishullin e "Dibranëve" Staten Island, ku mendohet se jeton komuniteti më i madh mysliman shqiptarë në Nju Jork, e për rreth tij.

Për të falur Kurban Bajramin në Qendrën Islame Kulturore Shqiptare(AICC), u mblodhën së bashku disa qindra besimtarë mysliman shqiptarë, kryesisht atyre që kanë ardhur nga Mali i Zi( Kraja e Ulqini) Dibra e Madhe, por edhe nga Kosova, Shqipëria, Presheva, Bujanovci, Medvegja dhe Çamëria.

Në Xhamin më të madhe shqiptare dhe një nga më të mëdhatë në SHBA- në ishullin e Nju Jorkut, Staten Island, kanë qenë dje për të falur Kurban Bajramin rreth një mijë besimtarë . Mbasi Qendra Kulturore Islamike Shqiptare" në Victory Bulevard në Staten Island, thuhet se i plotëson të gjitha nevojat e këtij komuniteti në këtë ishull i banuar nga emigrantët shqiptarë. Qendra islamike shqiptare në Staten Island të Nju Jorkut është ndoshta objekti më i madh shqiptar i këtij lloji në Shtetet e Bashkuara i themeluar në vitin 1990. Sot, kjo qendër tërheq një numër besimtarësh nga mbarë Nju Jorku, dhe tre shtetet për rreth tij



Dr. Tahir Kukaj, imam i Xhamisë shqiptare në Staten Island, pas faljes së Kurban Bajramit theksoi eksluzivisht për INA se çdo kremtim tek ne shqiptarët ka një lidhje të fortë shpirtërore dhe të shenjtë. "Mbasi, çdo arritje e kombit shqiptarë, sipas tij ka pasur bekimin e fesë - prej se kur Shqipëria shpalli pavarësinë e saj më 1912, çlirimi i vendit, çlirimi dhe pavarësia e Kosovës, deklarimi i Kushtetutës së Kosovës, vendimi historik i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe patjetër me ndihmën e Zotit dhe të vetë ne shqiptarëve, një ditë do të jemi edhe të bashkuar si kombë", ka theksuar imami i xhamisë në State Island.

Sipas tij, çdo fitore dhe arritje e kombit tonë është frutë i bekimit të fesë e cilido besimi qoftë ajo, mbasi dihet se ne jemi simbol në botë i bashkëjetesës fetare , dashurisë e respektit për njeri tjetrin.

Besimtarët e shumtë pas faljes me këtë rast përcollën dhe urimet e tyre të Kurban Bajramit tek të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri, Kosovë trojet shqiptare dhe diasporë me shpresën dhe dëshirën që viti i ardhshëm të jetë edhe më mirë. Me rastin e festës së Kurban Bajramit, edhe liderë politik, përfaqësues të bashkësive tjera fetare, dhe besimtarë shqiptarë të krishterë e ortodoks, kanë përgëzuar bashkëkombësit e tyre, në SHBA, besimtarët mysliman shqiptarë në së bashku me gjithë bashkatdhetarët tanë në trojeve etnike dhe të gjithë diasporës, për ta gëzuar këtë ditë të shenjtë - të Kurban Bajramit. (Beqir Sina/INA)

Vlerëso tekstin
4.00

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Diaspora
Previous
image
Arrestohet në Slloveni i dyshuari i dytë për vrasjen e dyfishtë në Holandë
Një tjetër person është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e 2 vëllezërve në Elbasan më 15 janar 2015 në Hollandë. Mediat hollandeze, ...
image
Shqipja, “gjuhë zyrtare” në burgun zviceran
Për shkak të rrezikshmërisë më të lartë të ikjes nga burgu, të burgosurit jozviceranë mbahen më shpesh në burg të tipit të mbyllur, edhe kur veprat për të cilat ata janë dënuar janë më të lehta ose të njëjta me ato të “kolegëve” të tyre zviceranë. ...
image
Itali, lihet në burg shqiptari i fotove me kallash
Një shqiptar 30-vjeçar që u arrestua pak ditë më parë në aeroport me dokumente false dhe fotografi me kallashnikov, u la në burg sot ...
image
17 vjeçarja shkoi për punë në Angli, zhduket pa lënë gjurmë
Policia britanike është në kërkim të një 17-vjeçareje me kombësi shqiptare, e cila është zhdukur prej 8 janarit. Junilda Koca, kishte lënë një adresë ...
image
Holandë, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e dy vëllezëve shqiptarë
Një shqiptar është arrestuar si i përfshirë në vrasjen e dy vëllezërve nga Elbasani pak ditë më parë në Hollandë. Mediat hollandeze shkruajnë se i arrestuari ...
image
35% e zviceranëve me prejardhje të huaj
Rreth 35 për qind e zviceranëve të moshës mbi 15 vjeçare kanë prejardhje të huaj. Ndërsa janë dy kantone ku të huajt e këaj Kategorie ...
image
Shqiptarja i shpëton jetën austriakes së moshuar
Albina e sheh gruan që bërtiste, duke mbajtur njërën dorë në kokë. Ashtu si ishte, me papuçet në këmbë dhe me celularin në ...
image
Endrit Sadiku kandidon për Parlamentin e Kantonit Baselland
Endrit Sadiku është ende nxënës, ka vetëm 19 vjet dhe ka shpallur kandidaturën për deputet në Parlamentin e Kantonit të Basellandit. Emri i tij bën ...
image
Greqi, shqiptarja vret me thikë burrin
Një emigrante shqiptare ka vrarë me thikë bashkëshortin e saj pas një sherri mes tyre. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin verior ...
image
Holandë, ekzekutohen dy vëllezër shqiptarë
Dy shqiptarë u gjeten të vrarë në apartamentin e tyre në një lagje të Rotterdam-it në Holandë, ndërsa një i tretë mbeti i ...
image
Kalëruesi shqiptar, dominon Suedinë
Po lind një kalërues i ri në Suedi. Dante Kolgjini është një triumfues tjetër shqiptar. 15 vjeçari triumfoi bindshëm në garat e hipizmit, ...
image
Refugjatja e revoltuar kosovare kafshon dy policë gjermanë
Gjatë marrjes në pyetje, një grua 43 vjeçe papritur ka filluar të bëjë rezistencë dhe ka kafshuar në dorë një polic dhe një policeNë vlugun ...
image
SHBA, ndahet nga jeta poeti dhe shkrimtari Betim Muço
Në Maryland të SHBA u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare poeti, shkrimtari dhe përkthyesi i njohur Betim Muço. Familja tha se ai vdiq ...
image
Dy kërçovarë – kirurgë në Spitalin e Bazelit
Faik Elezi dhe Arben Xhambazi po bëjnë karrierë si mjekë në Spitalin Universitar të Bazelit, me shkollën që të dy vetëm pjesërisht e ...
image
Top 12 gjërat që duhet ditur për Zvicrën
Në mes të liqeve, lumenjve, maleve dhe bukurive natyrore ndodhet Zvicra e njohur për nga shumëllojshmëria gjuhësore dhe konfesionale-religjioze. Zvicra është vendi i vetëm me ...
Next