
Britani, shqiptarja nderohet “Gruaja e Vitit”
Shqiptarja nga Kosova, Remzije Sherifi u shpall “Gruaja Emigrante e Vitit” në Britaninë e Madhe, një çmim që jepet nga organizata dhe shoqatat britanike të të drejtave të grave dhe emigrantëve, për të nderuar punën dhe përpjekjet e saj për integrimin e grave dhe vajzave të reja emigrante në Britaninë e Madhe.
Remzija, 57 vjeç, u nderua për punën e saj vullnetare me shoqatën “Maryhill Integration” me qendër në Gllasgou të Skocisë.
Çmimi iu dorëzua në një ceremoni në Londër me pjesëmarrjen e aktivisteve të shoqatave më me emër të të drejtave të grave dhe vajzave emigrante në Britaninë e Madhe, për përkushtimin e saj në integrimin e kësaj shtrese në shoqërinë britanike.
57-vjeçarja, një ish-folëse radiofonike në Kosovë, la vendlindjen në vitin 1999 për shkak të luftës duke u vendosur në një kamp në Shkup. Brenda pak muajsh ajo me familjen e saj emigroi drejt Skocisë.
Me këtë çmim në Britaninë e Madhe nderohen gratë që gjejnë forcën të rindërtojnë jetën e tyre në Britaninë e Madhe pas luftërave dhe persekutimit në vendlindje.
Për këtë vit, shqiptarja Remzie do të ndaje çmimin “Gruaja Emigrante Vitit” me Kamerunasen Constance Nzeneu, një juriste që braktisi vendlindjen e saj në vitin 2005 për t’i shpëtuar një martesë të detyruar.
Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video)
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në një intervistë për televizionin “Koha”, ka hedhur akuzua të ashpra në adresë të ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku. ...- Thirrjet nacionaliste ndërpresin finalen e Kupës së Maqedonisë
- Dështon zgjedhja e kryetarit të këshillit komunal të Strugës
- Kryetari Bejta fton biznesmenët të investojnë në Gostivar
- Fillon projekti qeveritar për punësimin e 1.600 personave nga kategoritë e rrezikuara
- Durimit po i vjen fundi për Maqedoninë
- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (9)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- Ministria e Shëndetësisë anashkalon specialistët shqiptarë (6)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj