Digjen tre kiosqe dhe tre automjete në Shkup

Tre kiosqe tre automjete janë djegur mbrëmë në Shkup, njoftoi policia.

“Mbrëmë rreth orës 01:00 në rrugën “Ferid Bajram” në Shkup, përballë shkollës fillore “Panajot Ginovski” ka rënë zjarr ku ishin përfshirë tre kiosqe, pronarët e të cilave nuk dihen dhe tre automjete. Bëhet fjalë për automjet transporti “Iveko” me targa të Shkupit, automjet  transporti “Ford Tranzit” me targa të Shkupit, pronë e D.S. dhe automjet udhëtimi “Opel Korsa” me targa  në pronë të personit L.S njoftoi MPB.

Zjarri është lokalizuar, ndërsa ekspertiza siç informojnë nga MPB do të bëhet gjatë ditës.

Comments

comments