Dikush më don me kallashë maleve, por….

Kam qenë i izoluar 10 vjetë. Mbeta maleve prej votave të atyre që sot me tregojnë mua broçkulla, që vetë i mbështesin dhe i votojnë politikanët për një interes meskin, disa me referencat e mia si PDK janë ende me poste të larta, disa të tjerë nëpër Ministri, disa duke luajtur rolin e opozitës më kandidonin nëpër zgjedhje, por askush prej tyre lëre që nuk janë treguar mirënjohës, së paku të mendojnë se kam familje e fëmijë të më kursejnë nga shpifjet, por kanë qenë nxitës të shpifjeve dhe lojërave të tyre të pista për përfitime personale.

Tani kur unë jam kthyer në shtëpinë time në Shkup, kur dihet se jemi në fushatë për zgjedhjet lokale, ku as vetë ata nuk e dinë se ku do të përfundojnë pas këtyre zgjedhjeve, kryetarët e partive, pa përjashtim, e ca baballarë të partisë BESA, Aleanca BDI si fitnexhinjë kanë ndërsyer portalet e tyre të më akuzojnë pa prova dhe fakte, gjoja se unë i paskam dhënë vota LSDM-së, gjë që dihet se si ka qenë rezultati në Tanushë.

Vetëm pse e di se zgjedhjet vendore janë të rëndësishme, ku preken interesat e qytetarëve, jetesa e tyre, mora guximin të jem transparent se cilët kandidatë për kryetarë të Komunave duhet të përkrahen prej të keqes ma të vogël nga ish PDK-istët, por edhe nga miqtë e mi, që të ndihmojmë qytetarin pa ngjyra partiake dhe jo kryetarët e partive, të cilët na sollën sot këtu ku jemi, duke na ndarë, përçarë dhe nxitur konflikte koti ndërmjet shqiptarëve, që vetë ata sa më shumë pas gardhit të pasurohen në kurriz të interesave tona jetike në shtet.

Të jem i sinqertë, po duhet të ripërsëritem, unë dola në mbështetje të kandidatëve të të gjitha partive, duke u thirr në informacionet e mia, e jo në shijet dhe poltronët e kryetarëve të partive, që shumica janë elemente të infiltruar për ta degjeneruar secilën parti tuajën.

Tani dëgjoj zëra se unë nuk duhet të përzihem, nuk duhet të shkruaj, nuk duhet të tregojë qëndrimet e mia në lidhje me zgjedhjet lokale 2017.

E kanë qejf ta thonë “Komandanti nuk guxon të përzihet në politikë”. Kurse vetë i thirrin kryetarët e tyre komandantë, babë, shefa, bosa, vojvoda, etj. Pra, sipas tyre, ata më duan maleve, më duan me kallashë në duar, që të kenë alibi për gjithçka. Portalet e tyre me duan me shkrime vetëm kur jam nervozë, por jo kur jam edhe i qetë.

Gazetarët e pyetën një plakë në Kosovë: “Kujt do të ia jepni votën?” Plaku tha: “Kujt tjetër pos LDK-së”. Gazetarët i thanë plakut: “Po nëse bëhet prapë luftë, ku do të drejtohesh!” Plaku ia priti: “Ah, për luftë e kemi Ramush Haradinajn!”

Ju që mendoni se mund të na nënçmoni, satanizoni me gënjeshtra prej portali në portal, e keni huq, njëjtë siç e keni huqur me strategjitë e juaja, ku për të qenë në kolltuk nuk zgjedhin mënyrë e metoda për të dëmtuar njëri-tjetrin edhe atëherë ku më nuk do të guxoni, sepse shteti nuk është vetëm i juaji, as ata që mendojnë se janë pronarë nuk do të guxojnë të ju marrin “zdravo na gotovo”.

Po më qeshet me Kim Mehmetin, të ashtuquajturin Babë i partisë Besa, që paska menduar se unë do të mbështesë kandidatë të LSDM-së, pasi njihet si zorrë qorre e LSDM-së, ku tani vendin e tij e ka zënë Ali Ahmeti, jo nga frika e Kim Mehmetit, por..???

Tani shkrimin që e kishte përgatitur me aluzione Kim Mehmeti, që të më sulmoj kot së koti, e ka tërhequr se unë kam mbështetur dy kandidatë të partisë Besa, por jo si parti, si kandidatura të mira, ku edhe kam dhënë arsyet se pse i mbështesë Shaban Zendelin dhe Bilall Kasmin.

Na priftë e mbara!

Me respekt,

Xhezair Shaqir

Comments

comments