DioGuardi sot në Kongres për Maqedoninë dhe shqiptarët, INA transmetim LIVE

DioGuardi sot në Kongres për Maqedoninë dhe shqiptarët, INA transmetim LIVE

Ish-Kongresmeni amerikan Joe DioGuardi sot të flas në Kongres me dëshminë e tij për krizën politike në Maqedoni dhe çështjen e pazgjidhur shqiptare, informon INA.

DioGuardi do të flas për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni si dhe thellimin e krizës, duke përfshirë edhe ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, që ka të bëjë me bllokimin e procesit të formimit të Qeverisë. Në fokus të dëshmisë do të jetë Kosova dhe Shqipëria, në prag të zgjedhjeve të shpallura. Për të ndjekur dëshminë e DioGuardit janë ftuar shumë aktivistë të LQSHA, por edhe aktivistë të SHSHA dhe shoqatave të tjera shqiptare në SHBA. Agjencia e lajmeve INA do ta transmetojë drejtpërdrejt dëshminë e DioGuardit nga Kongresi Amerikan. (INA)