Ditë të zeza për administratorët që rrijnë në shtëpi dhe marrin rroga?!

0

Ministri për administratë dhe shoqëri informative, Damjan Mançevski në intervistën javore të Radio Evropës së Lirë, ka thënë se qeveria është duke përgatitur një plan sipas të cilit teprica e administratorëve në institucionet shtetërore do t’i ofrohet biznesit privat.

Sipas Mançevskit, transferimi nga administrata shtetërore në biznesin privat do të bëhet vetëm në formë vullnetare, e jo me detyrim. Ky projekt qeveritar pritet të fillojë në vitin 2019, transmeton Gazeta Lajm.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se nuk do të ketë rroga për institucionet që nuk do të dorezojnë numrin e saktë të punësuarve.

Ai ka folur edhe për 1600 administratorët që marin rroga por rrinë në shtëpi.

Për pak mund të shkojnë në shtëpi

Qeveria do të ndryshojë Ligjin për nëpunësit administrativë. Ndryshimet e propozuara dhe plotësimet ishin pranuar sot  nga Qeveria dhe do të dërgohen në miratim në Kuvend në procedurë të rregullt.

Ndryshimet siç arsyetoi zëvendësministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës Publike, Aleksandar Bajdovski , kanë të bëjnë me pjesën e punësimit, avancimin e të punësuarit dhe vlerësimin.

Në pjesën e punësimit do të hiqet edhe provimi për verifikim dhe  testi psikologjik, që siç tha zëvendësministri paraqet vetëm ngarkesë dhe nuk është mjet për  punësimin e kuadrove cilësore.

Do të hiqet edhe nevoja e parashtrimit të certifikatave ndërkombëtare për njohjen e një prej tre gjuhëve të huaja, sepse u konfirmua se nga zbatimi i deritanishëm kjo nuk i ka motivuar  kandidatët e mirë të cilët nuk i kanë, të paraqiten dhe të marrin pjesë në konkurse.

Me ndryshimet Qeveria nuk do të heqë dorë nga verifikimi i njohjes së gjuhës së huaj dhe në këtë drejtim në gjashtë muajt e ardhshëm me institucionet arsimore në vend do të përgatitet një pyetësor dhe mbi zbatimin e të cilit do të bëhet kontrolli i njohjes së gjuhës. Kandidatët, që  i kanë certifikatat, nuk do të kontrollohen.

Në pjesën e avancimit, ndryshimet e propozuara do të japin mundësinë që të punësuarit të ngjitin disa shkallë menjëherë, në vend të asaj të deritanishmes nga një shkallë.

Kjo, tha Bajdovski, për arsye se ka shumë profesionistë në administratë që për një kohë të gjatë janë në të njëjtin pozicion.

Ndryshime janë paraparë edhe në vlerësimin e të punësuarve ku parashikohet të hiqen gjobat, por i punësuari do ta braktisë vendin e punës nëse merr dy vlerësime negative njëri pas tjetrit.

Bajdovski sqaroi se në vend të gjobave i punësuari i cili gjatë vlerësimit do të marrë notë negative do të ketë mundësinë që ty përmirësojë vlerësimin deri në një rivlerësim.

Nëse sërish merr notë negative do të duhet që të largohet nga administrata.

Me ndryshimet, sipas propozuesit, thjeshtësohen procedurat për avancimin dhe kualifikimin e të punësuarve në administratën shtetërore.

Komentet

komentet