Djalin e Ivanovit e kanë kidnapuar 24 orë për shkak të mandatit të Zaevit?!

Djali i presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov është kidnapuar dhe është mbajtur 24 orë për shkak të mandatit për formimin e Qeverisë për kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev. Ky është një informacion që po përhapet në rrjetet sociale nga simpatizues të VMRO-DPMNE-së, shkruan Gazeta Lajm.

Sipas tyre, djali i Ivanovit është kidnapuar nga përkrahës të Zoran Zaevit, të cilët më pas gjoja e kanë shantazhuar Ivanovin që t’ia japë mandatin liderit të LSDM-së.

Meqë nga policia nuk ka kurrfarë konfirmimi zyrtar, nuk përjashtohet mundësa të bëhet fjalë për informacion të rrejshëm i përhapur nga ata simpatizues të VMRO-së, të cilët nuk po mund të pajtohen me realitetin se do të jenë në opozitë.

 

Comments

comments