Doni të punoni në Gjermani? Ofrohen 46 mijë vende pune për ata që kanë zanat!

Nëse nuk dëshironi të shkoni në Gjermani si azilkërkues atëherë duhet të nisni procedurat për t’u pajisur me vizë pune, pasi shteti gjerman ofron 46 mijë vende pune për të gjithë shtetasit e vendeve të Ballkanit.

Por lajmi në Shqipëri zyrtarisht është konfirmuar edhe nga ministri i Mirëqenies Sociale i Qeverisë Rama, Blendi Klosi.

“Janë 46 mijë kërkesa nga shteti gjerman, por kjo nuk do të thotë që do të vijnë të gjithë nga Shqipëria. Së bashku me qeverinë gjermane, nëpërmjet programit të mbështetjes gjermane GIZ, ne kemi filluar punën nëpër disa sportele kryesore të zyrave të punës në vendin tonë. Do të përgatisim asistencën e afruar nga Shërbimi Social Shtetëror për të gjithë ata që kanë një profesion. Mjafton profesioni dhe kontrata e punës për të bërë të mundur vizën e punës në Gjermani”, tha Klosi. Ministri thekson se kërkesat deri më tani nuk janë të shumta pasi janë të paktë ata që kanë një zanat.

Ndryshe të njëjtët kushte vlejnë edhe për qytetarët e Maqedonisë dhe vendeve tjera të rajonit. Gjermania deri tani ka hapur dyert për mijëra punëtor nga Maqedonia, Serbia, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina,etj.

Comments

comments