Dorëheqja e Ismailit, Aleanca drejt bashkimit

Dorëheqja e Ismailit, Aleanca drejt bashkimit

Pas zhvillimeve të brendshme në partinë Uniteti lidhur me largimin e sekretarit të përgjithshëm, Muhamed Ismaili, nënkryetari i këtij subjekti, Zulfi Adili thotë se ka debat rreth shkrirjes së tri partive, Unitetit, LR PDSH-së dhe RDK-së së Vesel Memedit në një subjekt të ri, Aleanca për Shqiptare.

Derisa nuk ka vendime të tilla nga organet e subjekteve që janë pjesë e Aleancës, tani për tani do të jetë kështu. Por ideja si ide është gjallë dhe jemi në konsultim e sipër me të gjitha strukturat e partive politike, në këtë rast flas për Unitetin po besoj se edhe subjektet tjera që janë pjesë e Aleancës – deklaroi Zulfi Adili, Uniteti.

Por, Vesel Memedi nga RDK-ja mohon një mundësi të tillë. Një prononcim për Alsat, Memedi tha se pohimet për shkrirjen e tre partive janë shpifje, dhe se kjo çështje sipas tij asnjëherë nuk ka qenë temë diskutimi e as që do të jetë ndonjëherë.

Elmir Sejfullai nga LR PDSH-ja nuk ka përgjigje konkrete nëse mund të pritet shkrirja e partive, pasi sipas tij, kjo është çështje e brendshme e partive në veçanti ashtu siç janë edhe dorëheqjet apo shkarkimet e antarëve të saj.

LR PDSH vlerëson se dorëhqjet apo shkarkimet e funksionarëve partiak të partive që e përbëjnë Aleancën për Shqiptarët janë çështje të brendshme të vetë partive dhe nuk ndikojnë në veprimet e mëtutjeshëm të Koalicionit Aleanca për Shqiptarët. Sa i përshket shkrirjes së tre partive në një subjekt politik, është çështje e poashtu e brendshme e subjekteve politike, të cilat vetë do të vlerësojnë dhe do të vendosin për një hap të tillë, në qoftëse do të ishte e nevojshme – tha Elmir Sejfullai, LR PDSH.

Ndërsa sa i përket qeverisë së re, Adili nga Uniteti tha se Aleanca do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme reformatore, vetëm në rast se respektohet platforma shqiptare, respektivisht nëse barazohet gjuha shqipe me gjuhën maqedonase. Por nga ana tjetër RDK-ja e Vesel Memedit që është pjesë e Alencës tani më ka vendosur që të jetë pjesë e shumicës së re parlamentare me LSDM-në dhe BDI-në.

Më 19 tetor të vitit të kaluar LR PDSH-ja, RDK-ja dhe Uniteti formuan koalicionin parazgjedhor Aleanca për Shqiptarët, si përpjekje për unifikimin e faktorit politik shqiptar.