Dossier: 1947 “Tirana dërgonte në SHBA mijëra dollarë të blinte dhe përçante disaporën”

Nga New York Beqir SINA
 
Ku kanë shkuar paratë e skenarit  të ish Sigurimit të Shtetit përgjatë periudhës së komunizmit? Shumat që niseshin në SHBA, për blerjen e diasporës dhe intrigat për përçarjen e disaporës shqiptare në Amerikë!

 

tirana-dergonte-mijera-dollare-ne-amerike.jpg
(fotografi ilustruese)
 
 
NEW YORK : Në bazë të dokumenteve të kohës, thuhet se Hysni Kapo, ka qenë i pari pushtetar i asaj kohe nga Shqipria komuniste, që shkeli tokën amerikane në Nju Jork. Jo si emigrant, por si “spiun” e atij rregjimi atëbotë.
Por nuk dihet ende se përse Enver Hoxha dhe Sigurimi i Shtetit, Ministria e Punëve të Brendshme, zgjodhi Ministrin e Bujqësisë, ta “përfaqësoi” në diplomaci – politikën e kohës!
Kur dihet se ai asokohe,  ishte Ministër i Bujqësisë, por asnjeri nuk e di dhe nuk e ka vertetuar se përse Kapo, u caktua të vijë në Nju Jork, dhe me kë është takuar, Dhe ajo që ende nuk është sqaruar sipas dokumentave :” A është shoqëruar ai nga ambasadori BRSSS dhe ai i Ish Jugosllavisë në Nju Jork….?” duke kujtuar faktin se Hazbiu, ka qenë edhe Ambasador në Beograd dhe ishte njeriu më i afërt i Kapos. 
Në numërin 94, të gazetës më të vjetër dhe më njohura në bashkësinë shqiptare, në SHBA, gazeta “Dielli”, ka një titull ku shkruhet se : “Dy dokumente që flasin vetë” Qeveria komuniste shqiptare, si i ka kushtuar rëndësi të madhe përçarjes së Diasporës”. 
Aty sipas dokumentave shifet qart se si Tirana, e athershme duke punuar me elementet e saj të futura në mesin e mërgatës, shqiptare, dhe brenda Vatrës, pati mes tyre edhe nga ata që njiheshin “dërgata”, për të cilët Tirana  ka ndarë shuma të mëdha parash në Amerikë.
Para- dollarë të cilat për atë kohë, shpërndaheshin nëpërmjet njerëzve të saj, në Amerikë, të cilët kanë punuar dhe ruanin deri vonë(deri sa ai sistem u rrëzua, dhe skema u prishë me lidhjet e tyre), një skemë kjo që përdorte  Sigurimi i Shtetit – Drejtoria B e Ministrisë së Jashtme, me strukturat brenda saj të sipunazhit, që silleshin edhe në Amerikë në atë kohë, nga dy ministritë ajo  e Brendshme dhe e Jashtme e R.P.S. të Shqipërisë .
 
Ata ishin nga njerëzit e tyre, më të besuar, që punonin për ta simbas udhëzimeve atehere, gjithmonë me finacimin e pakursyer të ish qeverisë së athershme, e cila përdorte emigrantët shqiptarë të vjetër, të ardhur në Nju Jork, zonën e Tri-Shtetshit, Detroit, Chicago, Florida, SHBA, dhe Toronto – Kanada, e tjera qytete, ku ishin te vendosur më së shumti shqiptarët, e sidmos ata që nisën duke u arratisur ose emigruar, dhe menjeher u bënë shumë shpejt njerëzit më të pasur në Amerikë, në atë kohë. 
Gjë që binte në sy kjo tek të gjithë emograntët, dhe do të shfaqej e binte në sy qysh atëhere me forma të ndryshme, në mesin e disave që ishin dhe veprimtar apo kontribues atheree dhe drejtues të disa organizatave shqiptare, ku disa prej tyre që kishin qëndruar të fshehur,  por  se shumë shpejt ata aktivizoheshin dhe futeshin kudo deri në lidhjet me Seantor e Kongresistë, duke shfrytëzuar parat e shqiptarëve, dhe kreditin e merrnin për vete.
Madje, thuhet se ata ( underground) nën rrogozë, duket se ua kishin si një borxh ish-padronëve Sigurimit të Shtetit, UDB-së, Asfalisë, e etj, të cilët thuhej në atë kohë se po investonin shumë me diasporën e atehereshme, përfshirë, natyrishtë edhe shqiptarët të “rekrutuar”, që simbas dokumentave të arshivave të Ministrisë së Jashtme dhe të Brendeshme, të asaj kohe, quheshin gjoja “armiqët” e Shqipërisë, por në fakt ishin bashkëpuntorët e tyre. 
Të gjitha dokumentat, e periudhës 1944 – 1960, tregojnë më së miri sesi ka fonksoinuar skema, e kontrolluar me para për diasporën e vjetër( ose kurbetçarët) si e quante në klasifikimin e saj Sigurimi i Shtetit dhe Ministria e Jashtme e asaj kohe, (Enver Hoxha). Aty shihet se si ka qenë familja Kapo, me adhuruesit e saj të flakët të Enver Hoxhës, nëpërmjet njërëzve të saj, të dalë në emigrim, para 44′ e lidhur fshehurazi me Sigurimin e Shtetit dhe Ministrin e Jashtme e asaj kohe, (Enver Hoxhen)..
 Sidomos, bëhet fjalë për ata “Kurbetaçar” që kishin dalë në emigrim nga jugu i vendit, disa nga Korça, Saranda, Gjirokastra, Tepelena, Permeti, Dhermiu, Himara e Vlora, dhe që ishin të vendosur kryesishtë në Masaçuster, zunat urbane: në Uster dhe rrethinat e Bostonit, aty ku jetonte edhe pasaniku i madh i ndjeri Antony Athanas( një nga miqt e deklaruar hapur të Ramiz Alisë), por edhe disa familje të tjera vatrane që dolën hapur qysh atëhere, pro Enver Hoxhës në Amerikë.
 Mirëpo, mes tyre ata shfrytëzuan nëpërmjet “Kurbetçarve” edhe një numër më të vogël që ishin të përfshirë në këto lidhje me Tiranën,  edhe njdonjë shqiptar që kishte dalë nga Kosova, apo edhe viset e tjera  shqiptare.
 
 Dhe, së bashku ata të përfshira në këto struktura, gjatë asaj kohe, kan bashkëpunuar me “diplomatët” e asaj kohe, por nuk perjashtohen edhe raste kur shtrihej bashkëpunimi, Beograd, Athinë, Tiranë midis të tre vendeve, Greqisë, ish Jugosllavisë dhe Shqipërisë, nëpërmjet “Kurbetçinjëve” 🙁 lexo Rreziku Anglo – Amerikan për Shqipërinë, ku flitet mbi rolin emigracionit shqiptar në SHBA, dhe zbulimin e grupeve armiqësore brenda partisë-  Enver Hoxha).
 
Gjithësesi, ka një fakt të pa mohueshem si në atë kohë edhe sot, se Familja Kapo, ose njerëz shumë të afërt me të në Amerikë, dhe familjet e Bllokut, kan qen të pajisura të gjitha me nënshtetësinë amerikane.
 
Kjo u pa mbas 1990, ku shumë prej tyre erdhen në Amerikë, kur u hap Ambasada Amerikane, një pjesë e tyre u punësuan bile brenda në Ambasadën e SHBA, dhe një pjesë tjetër, u futën nëpër organizatat e shqoqatat qeveritare e jo qeveritare nga SHBA, u derguan në shkollat e larta amerikane, shfrytëzuan lidhjet e tyre si ATSHE Tregëtie në atë kohë, për bizinese, dhe një pjesë u përfshinë në politikë dhe shtypin e kohës.
 
 Shumica e tyre ka pasur një lidhje të madhe, edhe me disa nga biznesmenët shqiptaro – amerikanë, të cilat ruheshin të pastra edhe mbasi sistemi ra dhe skema i preu lidhjet, me disa pushtetar në Tiranë, sidomos me investime, të cilat qysh në atë kohë dihet se i kalonin miljona dollarët, dhe ishin në Nju Jork, Detroit, Chicago, Florida, Kaliforni dhe Teksas. 
Madje kishte edhe nga ata njerëzit e tyre, të paguar si trashgimtarë të spiunazhit, bisnesmenë shqiptarë në Amerikë, që aderonin edhe në organizata e shoqatat e tjera, por që atë kohë, kishin marrë në duar çështjen kombëtare, përfshirë edhe vet Vatrën, e viteve 1949 – 1965, (lexo historikun e Vatrës, dhe përpjekjet për të njohur qeverinë komuniste, nga vatranët në Boston) . 
Njëri prej tyre, siç është bër e ditur simbas dokumentave të hapura (Declassification) është edhe familja Nashe (Nasse), e cila athere drejtonte aktivitet  e Vatrës, në Uster, dhe më pas(1996) u fut edhe në degën e Këshillit Kombëtar Shqiptaro – Amerikan, me disa miq të familjes  Kapo, si dhe pjestar të disa familjeve të asaj që  në Shqipëri i quajnë Blloku, dhe që ishin ata të cilët, tani vonë nga takimet inicuese nga Bostoni ( Universiteti Hravard), edhe e ideuan dhe organizuan së bashku Samitin e Diasporës, që u zhvillua më 18 nëntor 2016( lexo dokumentet dhe shkrimet për takimet e Edi Rames dhe Ditimir Bushatit në Boston e Uster, për mbajtjen e Samitit të Diasporëës ). 
Këtu janë  dokumente (Declassification) njëra prej tyre është e botuar edhe në gazetën Dielli, dhe është marrë nga kjo gazetë, që tregon si funksionte njëra prej atyre skemave që kishte lidhje me Vatrën dhe parat që paguheshin për të kontrolluar nga njërzit e tyre në Amerikë, Vatrën e Nolit dhe Konicës :
Republika Popullore Shqiptare 
V.F L.P
Ministrija e P. të Jashtme
Tiranë, 7.9.1947
N. 353 – 19 Res. Pers
PRO – MEMORIE : Shokut Theodhor Heba,
Nga informata e sigurta që kemi, na rezulton se ndër Shqiptarët e Amerikës, të cilët e kanë simpathizuar lëvzjen t’onë nacional – çlirimtare, po shtohet një ftohtësi ndaj Pushtetit Popullor, dhe është frikë, që kjo ftohtësi me kohë të marrë proporcione të gjëra. 
Kollonia e Amerikës, është më e madhia dhe më e organizuara dhe pra interesi i ynë e kërkon që ata t’a mbajmë me anën t’onë, me çdo kusht. Prandaj ti do t’i kushtosh një kujdes të veçantë kësaj pike dhe do të bëç ç’mos që shqiptarët e atjeshëm të mbeten gjithnjë simpathizonjës të Republikës Popullore dhe udhëheqësve të saja. Ki parasysh se në Amerikë, ka edhe disa raksionarë që, me propogandën e tyre, po mundohen t’a ushqejnë dhe t’a shtojnë ftotësinnë rradhët e Shqiptarëve ndaj nesh. 
Mundoju që t’i demaskosh me mënyrat e zakonëshme dhe kujdesu veçanërishtë që midis dy grupeve,” Vatrës” dhe “Shqipëria e Lirë”, të sjellësh armoni e bashkim, mbasi përçarja e tyre është në dëm t’onë dhe në përfitim të reaksionit.
Do të marrç kontakt me të gjithë ata që kanë një farë influence dhe do të jeç në lidhje të vazhdueshme me krerët e Shoqërisë “Vatra” dhe Organizatës “Shqipëria e Lirë,” me konsiderata të njëllojta, për të mos dhënë shkak zëmërimi. Po fshehurazi besimin duhet t’a mbështetësh vetëm ndër krerët e ” Shqipërisë së Lirë, të cilët janë të lidhur ngushtë me ne dhe kanë pranuar të japin përkrahjen etyre popopgandistike pa-rezervë. 
Njërëzeve, të “Vatrës, do t’u bëç nderime dhe do t’u shpreshësh përgëzimet e Pushtetit, po nuk duhet të jesh kurrë i sigurt në vazhdimin e përkrahjen e tyre. “Vatra” dhe “Dielli” kanë një histori dhe të kaluar të shkëlqyer dhe lidhen tepër ngushtë me traditat kombëtare. Prandaj është zor që ato të vazhdojnë të përkrahin rregjimin t’onë, tek i cili çmojnë luftën e çlirimit, por nuk pranojnë ideologjinë dhe sistemet e tij.
Shokut Dr. John T. Nasse do t’i dorzosh të hollat dhe do t’ rrefesh, vetëm sa për të marrë njoftimin të përmbajtjes së saja, letrën që i drejtohet atij dhe që i bashkëngjitet kësaj Promemorie.
P. Ministri i P. të Jashtme
(Hysni Kapo d.v)
REPUBLIKA POPULLORE SHQIPTARE V.F L. P Ministrija e P. të Jashtme Tiranë, 7.9.1947 Nr. 354-19 Res . Pres.
Ju çfaqim edhe një herë përgëzime t’ona për vijën politike që vazhdoni të ndiqni besnikërisht ndaj Republikës Popullore Shqipëtare ashtu dhe për fushatën propogandistike që po zhvillon fletorja “Liria” kundra reaksionarve fashistë dhe kundër iperializmit oksidental. Me shokun Heba po ju dërgojmë përsëri një shumë prej 5’000(pësëmijë) dollarësh, të cilat ju vihen në dispozicion për t’i përdorur si t’a shihni ju vetë. Më vonë do t’ju dërgojmë të tjera. Me përshëndetje miqësore. 
p. Minstri i P. të Jashtme 
Seria e letrave zyrtare me Qeverinë Komuniste për çështje të rëndësishme kombëtare gjatë vitit 1946, na bën me dije për shqetësimin e madh të Nolit për Atdheun. Në fund të atij viti, ndihet zëmërimi i tij ndaj sjelljes së delegatëve që dërgonte E. Hoxha për bisedime me porosi të rrepta. Pas kritikave dhe lajmeve të hidhura që arrinin nga Shqipëria, më 1947 “bekimet” e marrëdhëniet diplomatike të Nolit kanë marr fund. 
Vatra patriotike do të cilësohej:“organizatë reaksionre që kaloi në mbrojtje të politikës antishqiptare të qeverisë Amerikane. Në vitin 1960 pjesa patriote u largua prej saj dhe krijoi organizatën “Shqpëria e Lirë.”(?!) Pra, një shtrëmbërim ky, kur dihet se kjo organizatë, u krijua me nxitjen e ndihmën e qeverisë komuniste. si kundërshtare e Vatrës Një dokument domethënës, botuar në gazetën Dielli, janar-mars 2003, flet qartë për sa u tha më lart:
RPSH
Ministia e P. të Jashtme V.F.L.P.
N. 353-19 Res. Pers. Tiranë 1947
Promemorie
Shokut Thedhor Heba

Comments

comments