Dramë në Torino, Juve baras me Tottenhamin

0

Juventusi dhe Tottenhami dhuruan spektakël në “Allianz Stadium” në Torino, sfidë e cila përfundoi baras (2:2), në ndeshjen e parë të tetës së finales së Champions League në futboll. Nga një pjesë i takoi secilës skuadër dhe shënuesit u treguan mjaft efikas.

Në 45 minutat e parë Juve dukej se lehtë do ta fitoi këtë sfidë kur edhe udhëhoqi me rezultta 2:0. Argjentinasi Gonzalo Higuain realizoi dy herë brenda dhjetë minutave. Ai në minutën e 2-të ndëshkoi londinezët, ndërsa pas shtatë minutave (9′) nga penalltia ka qenë i saktë dhe 2:0.

Tottenham këndellet, Harry Kane, sulmuesi më i rrezikshëm ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 35-të. Në fund të pjesës së parë, Higuain lëshoi mundësinë ta realizoi het-trik-un, kur nga penalltia u tregua i pasaktë. Në minutën e 72-të, Christian Eriksen nga gjuajtja e e lirë rreth 20 metra, me goditje përtoke e la të befasuar portierin Buffon dhe 2:2.

Juve shokohet me këtë barazim dhe ia vështirëson punët vetes për sfidën e kthimit, ndërsa për Tottenhamin është një rezultat shumë i mirë.

Image

Komentet

komentet