Drejtorët e Qeverisë së kaluar si e siguruan nga një vend pune

Ish-drejtorët e Qeverisë së kaluar kanë siguruar një vend pune në kompanitë dhe ndërmarrjet shtetërore, që kanë udhëhequr. Kështu ka bërë edhe ish-drejtori i ndërmarrjes publike “Pyjet e Maqedonisë”, Zharko Karaxhovski, i cili ka siguruar kontratë menaxheriale, e cila është e përhershme në këtë kompani.

Përveç tij, kështu ka bërë edhe drejtori i ndërmarrjes për menaxhim me hapësirat banesore dhe juridike, por edhe shumë drejtorë të tjerë.

Rroga e tyre përmes këtyre kontratave arrin nga 40 mijë deri në 60 mijë denarë. Nga Qeveria kanë theksuar se do të shqyrtohen këto marrëveshje dhe se tani nuk do të ketë marrëveshje të tilla, pa u miratuar paraprakisht nga Qeveria. (INA)

Comments

comments