Drejtori i Postës së Maqedonisë nga BDI largon nga puna bashkëpartiakun e tij, ja përse?!/FOTO

0

Drejtori i postës së Maqedonisë, Faadis Rexhepi  sipas Zhurnal ka shkarkuar nga puna aktivistin edhe anëtarin e kesaj partie nga dega e Studeniçanit, sic thuhet për shkaqe “inate politike”. Sipas Zhurnal, drejtori Rexhepi pasi ka mësuar se aktivisti dhe antari i kesaj partie ne degen e Studenicanit, Ridvan Aliu i punësuar në Postën e Maqedonisë ka bërë publike se dega e kesaj partie në komunen e Studeniçanit kërkojnë nga kreu i BDI-së që kësaj dege t’i jepet drejtoria e Postave të Maqedonisë.

Për këtë shkak Drejtori Rexhepi ka shkarkuar në mënyrë eksprese nga puna, Ridvan Aliun duke i bërë me dije se ai është “sherif i postës” dhe secili person që dëshiron apo shfaq ambicie për një gjë të tillë do të largohet nga puna.