Drenusha, vogëlushja të cilës serbët gjatë luftës ia vranë nënën dhe vëllaun, pastaj ia prenë dorën (Video)

Lufta në Kosovë la pas vetes një numër të madh krimesh duke filluar nga vrasjet e torturat prej më të tmerrshmeve, shumica prej të cilave nuk u zbardhën asnjëherë.

Imazhet e këtyre krimeve bënë që bota të njohë një ndër gjenocidet më të mëdha të kryer mbi shqiptarët.

Ndër krimet më makabre ishte edhe rasti i vogëlushes me emrin Drenusha Gashi të cilës serbët fillimisht ia vranë nënën dhe vëllanë dhe pastaj ia kishin prerë njërën dorë, transmeton InfoPress.

Mirëpo Drenusha e vogël arriti t’i shpëtojë këtij krimi të tmerrshëm.

Në pamjet e realizuara më 23 maj të vitit 1999 Drenusha shihet shëndoshë e mirë në Austri ku ishte trajtuar nga mjekët e atjeshëm./Gazetainfopress

Drenusha Gashit, serbët gjatë luftës në Kosovë ia vranë nënën, e vëllanë, dhe pastaj ia pren dorën e djathtë. Fati e deshi që ajo ra në dorën e mjekëve tanë, dhe tani ajo jeton në Austri

Posted by Gazeta24INfoS on Tuesday, April 19, 2016

 

Comments

comments