Dy BESAT dhe PDSH, detajet dhe pazaret e fundit për Qeverinë

0

Mospajtimet në prapaskenë mes LSDM-së dhe BDI-së për zgjerimin e Qeverisë duket që kanë marrë fund në favor të qëndrimit të kreut të LSDM-së dhe kryeministrit Zaev që, përveç përfshirjes së PDSH-së në Qeveri, qëndrim që e ka mbajtur BDI deri më tani, të përfshihen edhe dy Lëvizjet BESA. Sipas informatave jozyrtare, kompromisi ka ardhur në drejtim të asaj që BDI të lëshoj një ministri të saj për PDSH-në, ndërsa a do të jetë ajo pa resor që mbulon investimet e huaja apo ministria e Ekonomisë, kjo do të zgjidhet në fund mes këtyre dy partive.

Nga ana tjetër, sipas asaj që ka pranuar BDI-LSDM, mundet ti ofrojë post ministri cilës të dojë nga dy Lëvizjet BESA. Sa i përket eshalonit të dytë dhe të tretë, ato që ka pasur Aleanca për Shqiptarët apo edhe më shumë poste drejtuese, të ndahen mes tre partive shqiptare: PDSH dhe dy BESAVE.Po sipas këtyre informatave, Zaev ka arritur të bind liderin e BDI-së, Ali Ahmeti se vetëm dy votat e PDSH-së nuk premtojnë stabilitet afatgjatë sa i përket përkrahjes së agjendës reformuese të Qeverisë, zgjidhje të çështjes së emrit dhe përgatitjet për Samitin e NATO-s në korrik të këtij viti që do të mbahet në Strasburg të Francës e ku gjasat janë reale që Maqedonia të bëhet anëtarja më e re e NATO-s nëse ka marrëveshje paraprake për emrin me Greqinë.

Sa i përket negociatave me partitë shqiptare, nga Lëvizja BESA më kryetar Bilall Kasamin thonë se nga e hëna deri të mërkurën kanë paralajmërime se mund të ketë takim liderësh mes Kasamit dhe Zaevit për hyrje eventuale të kësaj partie në Qeveri.“Kemi paralajmërime që nga e hëna deri të mërkurën mund të takohen liderët Zoran Zev dhe Bilall Kasami për zgjerimin e Qeverisë. Më herët, funksionarë nga të dyja palët kanë pasur vetëm biseda joformale për mundësinë e përfshirje së partisë sonë ne Qeveri, por jo edhe ndonjë ofertë konkrete nga ana e zyrtarëve të LSDM-së”, thonë zyrtarë të lartë partiak të Lëvizjes BESA.

Në pyetjen e gazetës KOHA se cili do të jetë qëndrimi ndaj ofertës eventuale të Zoran Zaevit për post zëvendëskryeministri për reforma dhe zëvendësministra nga ato që ka pasur ASH, zyrtarë të Lëvizjes BESA thonë se nuk do të jenë përjashtues, por se oferta do të shqyrtohet me seriozitet në organet partiake.

“Nëse do të kemi një ofertë të tillë, sigurisht se do ta shqyrtohet dhe analizohet mirë në organet më të larta partiake dhe në fund do të jenë ato që do të vendosin. Tani për tani nuk mund të themi më shumë. Me rëndësi ekziston vullneti i të dy palëve për të kontribuar në Qeverinë reformatore”, thotë njëri nga zyrtarë të lartë partiak. Ndryshe, kjo parti në pushtet lokal vetëm se kanë një bashkëpunim me BDI-në dhe LSDM si në Komunën e Çarit dhe komunat tjera. Nga Lëvizja BESA me kryetar Afrim Gashi presin që pas publikimit të Raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë, të negociojnë me LSDM-në për ndarjen e kulaçit qeveritar.

“Ende nuk janë përmbyllur këto gjëra. Java që vjen është e lidhur me raportin e Komisionit Evropian, vijnë emisarët e BE-së dhe vlerësohet Plani 3-6-9. Prandaj, këto detaje do të merren vesh fill pas kësaj. Megjithatë, pjesa e dikastereve për neve mbetet temë dytësore në raport me parimet e bashkëqeverisjes dhe programin qeveritar”, thonë nga departamenti për informim i kësaj partie. Ndryshe, sipas asaj që flitet kuluareve politik, kjo parti me siguri do të ketë post ministri, ndërkaq përgjigja se më shumë janë për parti se sa për poste qeveritare, me gjasë më shumë bëhet për të mos “hidhëruar” BESËN tjetër, të cilës ka zëra se zëra se LSDM nuk do ti ofrojë post ministri.

Ndryshe, Zaevi në brifungun e fundit me gazetarë tha se ai gëzon mbështetjen edhe nga partneri i tij i koalicionit, Ali Ahmeti, por edhe partnerët e tjerë të koalicionit, për të çuar edhe më tej procesin e zgjerimit të shumicës qeverisëse. Zaevi zgjerimin e shumicës parlamentare e vlerësoi si të nevojshme, për shkak të vendimeve serioze që do ta presin Maqedoninë dhe për arsye të efikasitetit të Parlamentit.

Sa i përket dikastereve që do të lëvizin me më shumë siguri në ambientet qeveritare, përfliten dikasteri i kulturës, punës dhe politikë sociale, drejtësia, arsimi dhe infrastruktura. Pas përfundimit me ligjet reformuese në fushën arsimit, LSDM ka gjasa që këtë dikaster ta ndërrojë me drejtësinë. Lëvizja BESA, sipas burimeve të afërta me deputetë të saj në Parlament, do të ishte e kënaqur me njërën nga këto tre dikastere, arsimin, drejtësinë, apo dhe politikën sociale.

Kur jemi tek PDSH, nga kjo partia janë të mbyllur deri më tani për opinionin, por që ditë më parë kanë paralajmëruar se gjithçka rreth hyrjes në Qeveri do të jetë kryetari i saj Menduh Thaçi ai që do të sqarojë përmes një konference për shtyp. Ndryse, në opinion ka pasur zëra se vizita e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, një javë më parë në Tetovë e që njihet për miqësi të hershme me kreun e PDSH-së, ishte në funksion të asaj që të ndihmojë në përafrimin e qëndrimeve me BDI-në për marrje posti ministror edhe atë Ekonominë që partia e Thaçit e ka rezervuar për nënkryetarin e saj Bardhyl Dauti. (koha.mk)

Komentet

komentet