A e dinit se qentë dhe grerëzat marrin më shumë jetë se gjarpërinjtë

0

Gjarpërinjtë, merimangat dhe akrepët janë ndër speciet që trembin më shumë njerëzit. Një pickim i tyre të rrezikon seriozisht jetën dhe për këtë arsye njerëzit u shmangen me çdo mënyrë.

Por një hulumtim i fundit ka arritur në konkluzionin se nga këto kafshë kanë ardhur më pak humbje jete. Sipas të dhënave, të publikuara nga Wilderness & Environmental Medicine, rezulton se mes viteve 2008-2015 plot 1610 persona kanë humbur jetën nga kafshimet apo pickimet e kafshëve.

Nga këta persona, plot 478 kanë humbur jetën nga bletët apo grerëzat sipas të dhënave. Ndërkohë, plot 272 persona kanë humbur jetën nga kafshimi i qenit në botë.

Gjarpërinjtë, merimangat dhe akrepat janë shkaktarë të 99 vdekjeve për periudhën në fjalë.

Sipas hulumtimit, 72 njerëz janë vrarë nga kafshët tjera, siç janë kuajt, macet dhe derrat.

Vetëm gjashtë njerëz kanë vdekur në vit nga kafshimi i gjarprit dhe gjashtë nga helmi i merimangës sipas statistikave./a.m./noa.al/

Komentet

komentet