E dyshimtë vdekja e ambasadorit serb në Libi: Mund të jetë vrarë

Ambasadori i Serbisë në Libi, Oliver Potezica, ka humbur jetën në një aksidenti trafiku në qytetin tunizian, Sousse, duke ngritur dyshimet se ai mund të jetë vrarë.

Sipas gazetës serbe “Vecernje Novosti”, Potezica kishte rënë në koma pas aksidentit para se të vdiste në spital, transmeton Express.

Sipas kësaj gazete autoritetet janë duke i hetuar dyshimet se ai mund të jetë vrarë si pjesë e një sulmi terrorist apo si objektiv i grupeve kriminale.

Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar sot edhe nga ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Dacic.

Ai ishte në një udhëtim pune në Tunizi lidhur me mbarëvajtjen e punës së ambasadës serbe në Tripoli, Libi.

Në vitin 2015, dy anëtarë të stafit të ambasadës serbe në Libi ishin rrëmbyer pasi vargani i Potezicas u sulmua.

Comments

comments