E kuruar në çdo detaj, Teuta Kurti vjen më joshëse se asnjëherë në imazhin e fundit (Foto)

0

Këngëtarja e njohur nga Mitrovica, Teuta Kurti, ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor në treg.

Kjo pasi ajo është shumë e angazhuar me tre fëmijët e saj, ndërsa vijon edhe profesionin si profesoreshë e kantos në shkollën e muzikës.

E njëjta është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, edhe pse nuk është shumë aktive në to.

Sido që të jetë, së fundmi ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shihet mjaft e freskët dhe joshëse.

E grimuar bukur, me stil dhe kapele pellushi në kokë, ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithë ndjekësve të saj.

Viti 2018 duket se do ta gjejë me shumë risi këngëtaren, e cila i ka munguar publikut pak nga ana e prurjeve të reja. /Telegrafi/

Komentet

komentet