E mbijetuara e 16 plumbave përballë sfidave të reja në Kuvendin e Kosovës– rrëfimi i Saranda Bogujevcit për Reuters

Parlamenti i ri i Kosovës mblidhet të enjten, edhe pse kjo është çështje rutinë qe 18 vjet prej që kur vendi është larguar nga Serbia, kjo ditë shënon një moment historik dhe një udhëtim të jashtëzakonshëm për një anëtar të ri të saj.

Saranda Bogujevci i mbijetoi 16 plumbave dhe humbi 14 anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe dy vëllezërit, gjatë goditjes brutale të ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve etnikë më 1998-99.

Katër vjet më vonë, Bogujevci, atëherë 18 vjeç dhe tre kushërinjtë u bënë viktimat e para etnike shqiptare që dëshmuan para një gjykate serbe rreth mizorive të kryera nga forcat e atëhershme të luftës, të Slobodan Millosheviç.

Ndërsa të enjten ajo do të betohet si një anëtare e parlamentit e partisë opozitare Vetëvendosje, e cila dyfishoi votave saj në zgjedhjet e qershorit me premtimin e tyre për të luftuar korrupsionin dhe nepotizmin.

“Është e vështirë t’i kalosh këto përvoja dhe të shohësh qeverinë (Kosovën) që nuk po punojnë dhe bëjnë të padrejta për njerëzit, kjo është ajo që më shtyu të futem në politikë”, tha Bogujevci për Reuters, përcjell Insajderi, gjatë një vizite në varrezat e familjes së saj në Podujevë.

“Gjithmonë kam imagjinuar se çfarë do të ishte Kosova pas 20 vjetësh”, ka thënë ajo. “Unë kurrë nuk kam menduar se do të jetë si kjo”.

Familja e Bogujevcit u masakruan në një kopsht në Podujevë më 28 mars 1999 nga pjesëtarët e një njësie paramilitare serbe të njohur si “Skorpionet”. Viktima më e re ishte dy vjeçe. Pesë burra u burgosën për vrasje ku Bugujevci kishte dëshmuar kundër tyre dhe në vitin 2013 ajo u kthe në Beograd, për të organizuar një ekspozitë rreth vrasjeve.

Masakra ndodhi katër ditë pas fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s, të cilat zgjatën 11 javë, ndërsa Perëndimi u përpoq të ndalonte vrasjen dhe dëbimin e civilëve shqiptarëve nga forcat serbe.

Me përfundimin e konfliktit dhe hyrjen e trupave të NATO-s, Bogujevci dhe katër kushërinjtë e mbijetuar u evakuan në qytetin anglez të Mançesterit ku ajo operohej dhe vazhdoi të merrte një diplomë universitare në artet interaktive.

Ajo u kthye në atdheun e saj në vitin 2014 për të drejtuar departamentin e kulturës në komunën e Prishtinës.

Bogujevci, tani 32 vjeç, kujton hyrjen e NATO-s të 12 qershorit 1999. Ku thotë se “për ne kjo do të thotë liri dhe nuk do ta harroj kurrë atë moment”.

Bogujevci tani përballet me një betejë të re, në një vend të njohur si të pavarur nga më shumë se gjysma e botës, por e cila mohohet nga Serbia dhe aleati i saj, Rusia.

Progresi i Kosovës në luftimin e krimit dhe korrupsionit, në varfëri dhe papunësi ka qenë shumë i ngadalshëm që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.

“Të ballafaqohemi me luftën ishte shumë më e lehtë, sepse dinim se gjërat do të zgjidhen, mirëpo sot është shumë e vështirë të pranosh dhe të gjesh një arsye për atë që po ndodh”, tha Bogujevci.

“Unë e dua jetën, por në të njëjtën kohë mendoj se kam një detyrim moral ndaj Kosovës, Anglisë dhe ndaj njerëzimit për të bërë diçka në bazë të asaj që kam përjetuar”.

Comments

comments