Edhe një anëtar i kryesisë së Lëvizjes Besa në Dibër jep dorëheqje (FOTO)

Në vazhdën e dorëheqjeve nga çdo degë e antarëve të Lëvizjes Besa, vjen edhe dorëheqja e rradhës në Lëvizjen Besa dega në Dibër. Njëri ndër themeluesit dhe antari i kryesisë së Lëvizjes Besa në Dibër, Adrian Mashkulli , përmes një statusi në profilin e tij në Fb,i indinjuar nga mostransparenca , mosrespektimi i meritokracisë që mbretëron në kuadër të strukturave të degës dhe manipulimit që bëhet me rininë dibrane nga disa individë në kuadër të Lëvizjes Besa–Dibër , jep dorëheqje nga të gjitha organet e Lëvizjes Besa. Përndryshe, Adrian Mashkulli është edhe njëri ndër themeluesit , tani gati të ikur për të njëjtat arsye,kur shumë nga ata që sot i janë bashkuar Besës ishin antarë të partive tjera dhe nënçmuesit e grupit themelues , duke filluar nga figura kyçe sot e Lëvizjes Besa në Dibër, kandidati për kryetar, z.Xhemail Çupi i cili fshihej në Gjermani.
Statusi i plotë Adrian Mashkulli:
Zgjedhjet lokale të Shtetit pa emër afrojnë , e me këtë rast Partitë politike veç më kanë filluar me aktivitetet e tyre . Shfrytëzoj rastin të shpreh vullnetin tim pasi çdoherë kam qenë shtizë e zezë dhe mbetem i tille , ndaj padrejtësive të cilat çdo ditë e më shumë po i vuan sovrani , për shkak të Udhëheqjes të keqe të Pushtetit Vendor . Isha zë i ulët kritikues deri sa u kyça në Këshillin Opozitar që më vonë rezultoi të shëndrohet në Parti politike tash më e njohur si LËVIZJE BESA . Prej në themelimin e Degës në Dibër u zgjodha Anëtar i Kryesisë me bindje të thellë se më në fund Qytetit tonë po i hapen rrugë të sigurta por pa dashur ta zgjas shumë pashë që po në këtë subjekt filluan paragjykime , ndarje klanore brenda vetë Degës dhe humbje e vlerave të themeluesve të po këtij Subjekti gjë e cila më bëri të humbas besimin në njerez që i konsideroja të afërt . Nuk më ngelet gjë tjetër përpos të paraqes Dorëheqjen time nga ky Subjekt Politik me shpresë që në ardhmen punët të ndrrojnë për të mire !
Grupi themelues i Levizjes Besa.

Comments

comments