Edhe një deputetë ikë nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së, ja kush është deputeti turk (FOTO)

0

Deputeti i Partisë Demokratike Turke, Jusuf Hasani ka braktisur koalicionimin me VMRO-DPMNE, duke kaluar si deputet i pvarur. Ai ka theksuar se ka braktisur koalicionin “Për Maqedoni më të mirë” dhe ka kaluar si deputet i pavarur, por për këtë ka njoftuar edhe organet e Kuvendit.

Ky është deputeti i tretë që braktisë koalicionin opozitar. Një muaj më parë një vendim të tillë mori deputeti i partisë GROM, Çedomir Sazdovski dhe menjëherë pas tij edhe deputeti i Lidhjes Rome, Amdi Bajram, i cili konsiderohej si një aleat i fortë i Nikolla Gruevskit dhe ish-shefit të shërbimit sekret Sasho Mijallkov.

Hasani siç mësohet paraprakisht do të veprojë si deputet i pavarur, por siç mësohet ai do të jetë pjesë e koalicionit të LSDM dhe se për këtë është dakorduar me lidershipin e kësaj partie. (INA)

Komentet

komentet