Edhe sot harrojeni plazhin. Zbuloni si do jetë moti gjatë gjithë kësaj jave

Gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare që do dominojnë në bregdet dhe zonat e ulëta, por kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në zonat Jugore dhe Lindore.

Pasditja vijon me kthjellime në gjithë ultësirën perëndimore ndërsa me vranësira të dukshme paraqiten zonat lindore – juglindore.

Në mbrëmje dhe gjatë natës, vranësirat largohen nga zonat lindore duke e lënë territorin me mot kryesisht të kthjellët. Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit por një rritje të lehtë do të sjellë mesdita.

Era mbetet problematike duke fryrë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior, për pasojë deti do vijojë me dallgëzim 3 – 4 ballë.

Por si do të variojë kjo javë sipas Meteoalb

JAVA (17 – 23 korrik 2017): paraqitet me mot kryesisht te kthjellet por vranesira kalimtare do kete ne zonat malore duke rrezikuar shira te paket, kryesisht zonat malore veriore dhe lindore. Temperaturat te henen dhe te marten mbeten thuajse konstante ndersa pritet rritje te lehte e graduale nga e merkura dhe ne vijim duke bere qe fundjaven e ardhshme, termometri te ngjitet mbi 35 grade C. Era dhe dallgezimi mbeten problematike diten e hene deri ne mbremje kur parashikohet dobesim i ndjeshem i eres deri ne 28 km/h duke bere qe ne brigjet detare te kete dallgezim deri 2 balle, ne te njejtat parametra mbetet era dhe dallgezimi deri ne fundjave.

Comments

comments