advertisement
Fillimi | Ekskluzive | Të ngritet zëri për shqiptarët ortodoks, si popull i ndaluar në Maqedoni
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Të ngritet zëri për shqiptarët ortodoks, si popull i ndaluar në Maqedoni

Të ngritet zëri për shqiptarët ortodoks, si popull i ndaluar në Maqedoni

Ngritja e zërit dhe të së vërtetës historike të shqiptarëve ortodoks në Maqedoni, është një nga konkluzat e Simpoziumit shkencor “Shqiptarët ortodoks dhe katolikë në Maqedoni” që u mbajt në Çikago të SHBAve nën organizimin e Komunitetit Shqiptaro – Amerikan dhe në bashkëpunim me asociacionet e tjera. 

“Shqyrtimi dhe shtruarja e çështjes shqiptare në Maqedoni në të gjitha rrafshet, pa kufizuar dhe pa përjashtuar asnjë komb nga të drejtat që i takojnë, është fryt i udhës së demokracisë dhe të marrëdhënieve në këtë shkallë që objektivisht i kemi sot. Shtruarja  e çështjes ortodokse shqiptare në Maqedoni si temë e simpoziumit në Çikago ka për qëllime hapjen dhe jopolitizimin e marrëdhënieve të shtyrë nga politika ditore mbi shqiptarët”, kanë qenë thekset kryesore të simpoziumit të mbajtur. 

Kryetari i KSHA-së, Xhevat Sherifi me rastin e hapjes së simpoziumit deklaroi se është i nevojshëm ndriçimi objektiv i nëpërkëmbjes gati një shekull të ortodoksëve shqiptarë në Maqedoni. “Gjithë kjo golgotë ka ndodhur përmes strategjive  dhe skenarëve të mekanizmave shtetërore dhe kishës ortodokse serbo- maqedonase, me qëllim të asimilimit të këtij kolektiviteti me gjak shqiptar”, theksoi Sherifi, duke shtuar se është bërë një gjenocid i paparë ndaj kësaj popullsie në Evropë. 

“Nëna ime nuk dinte maqedonisht”, theksoi në fjalën e tij Branko Manojlovski, shqiptar ortodoks nga Reka e Epërme e Gostivarit, i cili ishte i pranishëm në sallën e simpoziumit dhe që u përlot në përshkrimin e jetës së kësaj popullsie të lënë dhe të distancuar në harresë. 

Ai ka thënë se sot ndjehet i vetëm në këtë betejë të tij dhe vetëm një xixë në rrugëtimin për të ndriçuar të vërtetën. “Por mos harroni se ndonjëherë një xixë mund të kallë tërë malin. Unë jam sot i vetëm, por me mua do të niset i tërë kombi shqiptar në trojet e veta, pa marrë parasysh besimet tona fetare, sepse jemi një komb, një gjuhë, një flamur!”, theksoi Manojlovski. Sipas tij, ortodoksët e Rekës së Epërme të kësaj krahine shqiptare nuk janë maqedonas, bullgar, serb dhe grekë, por ato i takojnë trungut të gjakut shqiptar. 

Profesor Ilaz Kadriu ofroi një përshkrim të asimilimit të kësaj popullate nga rrënjët e lashtësisë shqiptare. Ai ka sjellë si fakt zbulimin e një dorëshkrimi në shqip të vitit 1868, të shkruar në alfabetin cirilik por një dorëshkrim shqiptar ortodoks dhe me një dialekt të së folmes së Rekës së Epërme. 

“Pushteti i kohës ka shfrytëzuar të gjitha mekanizmat e vet për të pezulluar nënsqetull ortodoksët shqiptarë, duke iu afruar shkollim falas,vende të punës dhe funksione të larta në hierarkinë e shtetit maqedonas”, theksoi Kadriu. 

Në simpozium i përmendën edhe personalitete që i`u nënshtruan apo pranuan asimilimin si Video Smilevski-Bato i lindur në Nikitorovë të Rekës së Epërme i njohur ndër figurat  e para shtetërore dhe partiake në ish Jugosllavi dhe në Maqedoni,djalë i hallës së Branko Monojlovskit.

Mateja Matevski me prejardhje shqiptare që familja e tij nuk dinte asnjë fjalë maqedonishte ka qenë madje edhe kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve  të Maqedonisë.

Gligor Jovanoski nga Nistrova e Rekës së Epërme,stërnip biologjik i Josif Bagerit, doktor i shkencave të kimisë në Universitetin e Zagrebit si dhe emra të tjerë. 

“Ky simpozium duhet ti dërgojë mesazh të qartë shqiptarëve ortodoks që e ndjejnë akoma origjinën e tyre dhe gjakun e tyre, që ti rikthehen të vërtetës, sepse e dijmë se ajo ndodhi në rrethana të rënda, të papranueshme, por të detyrueshme të asaj periudhe, duke ndërlidhur shumë faktorë. Ata të mendojnë në kthimin në trungun e tyre dhe pranë gjakut të tyre aty ku e kanë vendin”, theksoi Kadriu, duke shtuar se ky mesazh i drejtohet edhe dy shteteve si Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat duhet të merren me punime dhe hulumtime shkencore për trevat shqiptare të Maqedonisë, për të ndriçuar historinë e vërtetë.

Prof. Rasim Bebo theksoi se maqedonasit kanë përvetësuar edhe emrin maqedonas, pasi që ata nuk kanë të përbashkët me këtë popullsi dhe që erdhën nga Karpatet. Ky emër maqedonas dikur kishte të përbashkët me shqiptarët. 

Krejt këta skenarë sipas Bebos,kanë të bëjnë me një traditë sllave e njohur se kur bisedojnë me kushërinjtë e vetë të gjakut serb apo rus, ata bëhen sllav, kurse me bisedat me Perëndimin anglezë, amerikanë etj ata kthehen dhe bëhen maqedonas! 

Prof. Skënder Karaçica në kumtesën e tij asimilimi dhe përkatësia kombëtare e shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni, e nisi me një të dhënë nga udhëpërshkruesi anglez H.N.Brailsfort,në librin e tij me titull “Maqedonia,racat e saj dhe ardhmëria e tyre” të botuar në Londër(1906), i cili ka vërejtur se: “Nga racat që jetojnë sot në Maqedoni, vetëm shqiptarët mund të thuhet se janë autoktonë”.

Sipas tij,  shqiptarët janë popull autokton, që jeton me shekuj në trojet e veta dhe që ka vazhdimësi historike që nga antikiteti. “Shqiptarët ortodoksë ishin të pranishëm njëlloj në krahasim me shqiptarët e besimeve  të tjera, afërsisht njëlloj në gjithë Shqipërinë e Mesme sa ishin të pranishëm në Durrës, Tiranë, Elbasan, Librazhdë, Pogradec, aq ishin edhe në Strugë, Prespë, Dibër, Gostivar, Krushevë, Manastir këto janë venerimet shkencore të kohës. Pas luftërave ballkanike në Maqedoninë e sotme situata pati ndryshuar shumë në katrahurën e përgjakur të kombit tonë, pasi u zvogëlua numri i ortodoksëve, duke përjetuar dramën e asimilimit në forma dhe skenare të dorës së fortë shtet – kishë maqedonaso- serbe. Në këtë rrugë të asimilimit mbetën të paprekur për një kohë shqiptarët ortodoksë të Rekës së Epërme të Dibrës me fshatrat Duf dhe Jellovicë të Gostivarit, pastaj të fshtatraved Labinishtë afër Shën Naumit (Ohër) e ndonjë tjetër dhe pjesa tjetër nëpër qytete”, theksoi Karaçica. 

Më tutje, ai përmendi intelektualin e Rekës së Epërme Josif Bageri,i cili duke qëndruar i fortë në tabanin kombëtar shqiptar, i ra grusht propagondës antishqiptare pati thënë më zë të lartë: Gjithë sa jemi shqyptra/,Kemi një gjak dhe një farë.../Nona që na rriti n,gji,/Të gjithë ne na ka fëmi. Për të vazhduar protestën intelektuale shqiptare:O,sa keq tash na turpnuet,/Se gjuhën e vet mohuet!/Dhe serbishten zut të msoni:/,,Vake take,,të na thoni. Kumtesa e Karaçicës zuri në gojë disa segmente historike të Republikës së Krushevës(1903),në organet  e së cilës shqiptarët dhe vllehët kanë qenë të përfaqësues në mënyrë plotëisht të barabartë me maqedonasit. 

Në punimet e simpoziumit folën Ilir Ademi për spektrin e jetës ortodokse në Çamëri,prof.dr.Lirim Neziri për disa kahe të trajtimit doviologjik dhe gjuhësor në ruajtjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Amerikë në këto 25 vjetët e fundit,ndërsa Vait Kurtishi i bëri një vështrim asimilimit të shqiptarëve ortodoksë në kohën e pushtetit komunist(1945-1999).Me këtë rast u lexuan letrat përshëndetse të Departamentit të Historisë të USH të Tetovës të nënshkruar nga Prof.dr.Vebi Xhemaili,letra e Prof.dr.Lutfi Istrefi dhe urimi i ish konzulit në Çikago Muhamet Rakipi.Ndërkaq Prof.dr.Astrit Mehmeti(Universiteti Devraj)uroj nismën dhe punën e simpoziumit ndërsa Mahmut Skenderi shtroj nevojën që për temat e nxehta kombëtare shqiptare në Maqedoni si kjo e shqiptarëve të asimiluar ortodoksë në Maqedoni përmes një memorandumi të njoftohen përfaqësuesit në Kongres dhe Senatin amerikan në Shtëpinë e Bardhë në Ushington. (INA)

 


Vlerëso tekstin
4.40

Subscribe to comments feed Komente (8 publikuar):

në 13/12/2011 16:52:56
avatar
me ra rasti para disa diteve te takoj nje shqiptare ortodoks djal i ri ,nga fshatrat e mavroves e cili shum mir e fliste shqipen me dialekt te rekes por me befasoj kur me tha se jam maqedonas ,prandaj shoqatat shqiptare ne maqedoni te punojn ma shum per ket popullat ,se jan te shumt te cilet vitet e fundit folin ne gjuhen shqipe ne komunikim te perditshem
Thumbs Up Thumbs Down
2
bashkeatdhetari nga SHBA në 13/12/2011 17:57:19
avatar
Uroj sukses dhe pune te mbare inisiatoreve per kete veper qe kane mare.Te ringjallish ndjenjen kombetare te nji pjese te Shqiptareve te asimiliur eshte pune e madhe,vecanrisht kur eshte ne pyetje privilegji qe u ofrohet.Per mendjen time ndoshta edhe ky ka qen arsyja kryesore per konvertimin e tyre por nuk duhet te lihet jashte loje edhe konfesioni i tyre fetar,qe kisha sllave e perdori.
Z.Branko qe e mori ket guxim eshte per tu pershendetur nga te gjith Shqiptaret pa mare parasysh perkatesine tone fetare sepse flitet per nji ceshtje kombetare.Organizatoret mos e lane me kaq dhe herat tjera te jen pak ma seleksionus me temat per te cilen u be simpoziumi.
Thumbs Up Thumbs Down
3
almak në 14/12/2011 10:28:06
avatar
Jam dakort ma cfare eshte trajtuar ne simpozium dhe me komentete e mesiperme, por mendoj se mendoj se te gjitha sa jane thene me siper bien poshte sepse nuk jane plotesisht te verteta. Shkaktare te asimilimit te tyrene mase te madhe jane dhe vete shqiptaret te cilet 99% jane te besimit musliman dhe kur vjen puna te besimet e tjera, e kam fjalen per krushqite (martesat) nuk e japin vajzen ose e kunderta nuk marrin nuse po nuk qe myslimane. Ju kujtoj nje varg te Vaso Pashes (ortodoks)"Feja e SHQYPTARIT ESHTE SHQYPTARIJA". Tani komentoni se kush eshte primare. E verteta sado e hidhur te jete eshte e vertete.
Thumbs Up Thumbs Down
2
bashkeatdhetari nga SHBA në 15/12/2011 23:36:17
avatar
Po te ishte arsyeja e martesave do te pajtohesha me komentuesin"almak"por ne rastin konkret nuk ka qene kjo pasi ne Reken e Siperme jane plot fshatra me Shqiptare te besimit ortodoks,kane pase te martohen dhe te shtohen por renja e asimilimit te tyre eshte tjeter kund.Nuk duhet te ngarkohen me faj
shqiptaret te besimit Islam.Ne kete moment nuk kerkojme fajtoret por ta ringjallim ndjenjen qe duhet ta kene keto vellezer te asimiluar.
Thumbs Up Thumbs Down
5
50-Vjeqari në 23/03/2012 23:31:48
avatar
Ndjenja kombetare te vellzerit tane Ortodoks nuk eshte shuar. Ajo eksiston dhe kurre nuk shuhet. Mua me duket se, per nje periudhe, kane zgjedhur rrugen me te lehte te rezistences. Kur te bien poshte te gjitha absurditetet qe po ndodhin ne ballkan, dmth. kur te rikthehen kufijt ne ato normale (ose se paku afer normales), edhe vellezerit tane Ortodoks do ta deklarojne perkatesine kombetare reale. Kjo kohe do te vije shpejt. Shpresoj qe edhe une 50-vjeqari do ta perjetoj. Detyre e cdo shqiptari (i cilit konfesion qofte) eshte te ngreje larte veprimin e Z. Branko. Feja e Sqiptarit eshte Shqiptaria por 'Faltoren' na e kan copetu. Te mundohemi ti bashkojme copet e 'Faltores' dhe ta bejme nje te vetme - SHQIPERINE NATYRALE
Thumbs Up Thumbs Down
1
KUSHTRIMI në 09/05/2012 22:33:01
avatar
PO PËRSE MORE KUR VETË E QUAJNË VETEN MAQEDON CFARË DONI JU TE BENI PËR TA. DIHET SE CILA FE E RUAN KOMBIN NË MACEDONI SE PËRNDRYSHE NUK DO KISH SHQIPTARË ATJE PRANDAJ HISTORIAN PRANONE REALITETIN SE ISLAMI E RUAJTI KOMBIN PËR TU MOS ASIMILIUAR NË KËTO TROJE DHE NDANI TRADHTARËT NGA ATDHETARËT SE AI QË ËSHTË SHQIPTARË KURRË NUK I THOTË VETES JAM SHKA E MACEDON...
Thumbs Up Thumbs Down
-1
gresa në 14/05/2012 14:15:13
avatar
Kushtrim ,cila fe e ruan kombin ,mos e ke fjalen rastesisht per fene islame ?!!
Se sa e ruan kombin shihen ,"turqit" e Kosoves te cilet midis shqiptareve filluan ta quanin vehten turq !E vetmja fe qe e ruan kombin per hir te vertetes eshte feja katolike!
Thumbs Up Thumbs Down
1
Safet në 17/05/2012 19:23:17
avatar
E vertete eshte se feja katolike ruan identitetin shqipetar ne Balkan per arsye se nuk ka popuj tjere katolik perreth. Por ne qofte se marrim shembull shqipetaret katolik ne perendim me se 50 % femra apo meshkuj Jane te martuar me europian ! Per arsye se e kan shume lehte se europianet jane katolik. Ne kete menyre nuk ruhet kombi. Kurse e kunderta tek shqipetaret mysliman 2 apo 3 % jane te martuar me te huaj e sidomos gruaja kurse mashkujt jan me shume se 20% duhet pse ! vetem per te rregulluar situaten (dokumentat) dhe prap i rikthehen .Jo pse jan mysliman i fort por duhet te shofim réaliteti perballe.. Rrofshin shqipetaret ane mbane Pa marre parasysh ciles fe i takojne
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 8 | Treguar: 1 - 8

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Ekskluzive
Previous
image
Basbug - Gjenerali shqiptar në ushtrinë turke
  Ilker Basbug, shefi i ushtrisë turke, i cili nuk ka folur asnjëherë për origjinën e tij shqiptare, edhe pse për këtë më në fund dolën ...
image
Të ngritet zëri për shqiptarët ortodoks, si popull i ndaluar në Maqedoni
Ngritja e zërit dhe të së vërtetës historike të shqiptarëve ortodoks në Maqedoni, është një nga konkluzat e Simpoziumit shkencor “Shqiptarët ortodoks dhe katolikë në ...
image
10 vitet që ndryshuan CIA-n
Antonio Carlucci/L`Espresso Fotoja mban daten e 22 janarit 2009. Barak Obama ndodhet prej vetem 48 oresh i ulur ne skrivanine e Dhomes Ovale te Shtepise se ...
image
INTERVISTA/ BFIM po dëshmohet me misionin e saj
Intervista me sekretarin gjeneral të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Afrim Tahiri për agjencinë e lajmeve INA......
image
Qeveria turke, krahu ynë i djathtë
Intervistë e Reis-ul-Ulemasë së BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, për agjencinë e lajmeve INA. BFI ka projekt të gatshëm për të filluar rindërtimin e Xhamisë Burmali......
image
Badallaj: Shpifjet rreth emrit tim dhe vrasjes se Ahmetit Krasniqit
Reshat Badallaj, nje aktivist i dalluar i çeshtjes shqiptare dhe te Kosoves nga periudha studentore dhe protestave te 1981, ne radhet e UÇK-ve e deri ...
image
Zbulohet pasuria e Gadafit
Besohet se ekzistojnë edhe 4 tonelata arid he 500 milion dollarë, të cilat Gadafi i ka tërhjekë prej bankës. Qeveritarët libian jane duke zhvilluar një ...
image
“Plani Patkoi” është zbuluar nga ushtria bullgare
Qeveria e Bullgarisë ia ka dorëzuar Gjermanisë dhe shërbimit inteligjent së NATO-s informatat për “Operacionin Patkoi" - planin e serb të ish diktatorit serb Slobodan ...
image
Këto gjëra sigurisht nuk i keni ditur për Pentagonin
Cka dijmë në fakt për Pentagonin ? Kemi njohur vetëm si seli e ushtrisë amerikane, e parë nëpër filmat e Hollyëoodit. Por, ajo është një ...
image
Misteri i Reginës, trazon shpirtërat në Ohër
Kush është 89 vjeçarja Regina Pejoska-Kavajeva nga baba ortodoks, nga nëna hebreje, që ndërroi jetë muajin e kaluar dhe u varros në varrezat muslimane me rite islame në Ohër. ...
image
Bisedë me Agim Vincën
Nga Gjokë Dabaj Këtë herë bisedova gjatë me mikun tim të kahershëm, Njeriun me të cilin njihem prej shumë vitesh, Prof.Dr.Agim Vincën. Thashë: Njeriun. Nuk thashë: ...
image
Shikoni si duket “dera e ferrit”!
Në shkretëtirën Karakum, ndodhet një krater i cili ndizet vazhdimisht, pa ndërprerë plot 41 vjet. Për këtë, përgjegjës janë Sovjetët, të cilët përpiqen për të ...
image
56 cm shpreson për rekordin botëror
Bahadur Dangi (72) ka arritur në Katmandu, ku do ti bashkangjitet ekspertëve të Guinness, të cilët do ti bëjnë matjet. Shpreson se do të bëhet pjesë e librit të rekordeve të Guinness-it...
image
Inxhinieri shqiptar i dalluar në Siemens në Austri
Adnan Abdullahi, inxhineri i dalluar kumanovar tashmë është një kuadër i mirëfilltë që ka mbërritur të jetë i dalluar edhe në mesin e kompanive më ...
Next