advertisement
Fillimi | Ekskluzive | Maqedonia e Re: Si u vra Hasan Prishtina
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Maqedonia e Re: Si u vra Hasan Prishtina

Maqedonia e Re: Si u vra Hasan Prishtina

U mbushën 79 vjet që nga data e 13 gushtit të vitit 1933, ku në qytetin e Selanikut u vra në pabesi dhe mizori ish-Kryeministri i Shqipërisë Hasan Prishtina.

Arben Llalla/INA

Gjatë viteve të qëndrimit tim në Selanik dhe duke kërkuar nëpër arkivat greke gjeta gazetën greke “Μακεδονικα Νεα” (Maqedonia e Re) të asaj kohe që mbetet i vetmi dokument historik që sjell një foto të Hasan Prishtinës i vdekur si dhe ngjarjen me imtësi.
Në gazetën “Μακεδονικα Νεα” (Maqedonia e Re) e datës 14.8.1998, është botuar dhe fotografia e vrasësit Ibrahin Çelos. Gazeta shkruan për jetën, veprimtarinë dhe pasurinë në Selanik të Hasan Prishtinës dhe na sjell një fakt të vërtetë për datën e vrasjes së tij që deri më sot shumë historian shqiptar që janë marrë me figurën e tij e kanë gabuar duke shkruar si datë të vrasjes 14 gushtin e 1933, por sipas gazetës së kohës është data 13 gushti i 1933.
Afër vendit ku është qëlluar Hasan Prishtina ndodhej vendi i punës ku unë punoja për disa vitesh në Selanik, ndërsa shtëpia e tij ishte afërsisht 1 km larg, dhe mund të kaloja disa herë në ditë në atë rrugë, por asnjëherë nuk do më shkonte ndërmend se ai vend do të kishte lidhej me një ngjarje tragjike për historinë e kombit tonë. Për fat të keq nga shumë studiues dhe historian që janë marrë me figurën e Hasan Prishtinës anashkalohet data e vrasjes së tij dhe shtëpia që ndodhet në qytetin e Selanikut.
Disa herë bëra përpjekje se mbase gjendej ndonjë dashamirës për të financuar një film dokumentare rreth viteve të jetës së këtij burri të shquar, por ndesha në vesh të shurdhër.

Përshkrimi i atentatit nga gazeta greke e kohës “Μακεδονικα Νεα”

Gazeta greke “Μακεδονικα Νεα” (Maqedonia e Re) e datës 14 gusht 1933, një ditë mbas vrasjes së Hasan Prishtinës, shkruan për ngjarjen që tronditi Selanikut më 13 gusht të vitit 1933. Gazeta e asaj kohe shënonte se Hasan Prishtina është pronar i ndërtesës së sotme “Shkolla e të Verbërve”. Gazeta e kohës përshkruan vdekjen tragjike €të atdhetarit, politikanit të madh Hasan Prishtinës. Në faqet e gazetës shkruhej: “Një tjetër vrasje që u bë në rrugën Çimisqi, tronditi Selanikun. Politikani shqiptar Hasan Prishtina u vra në qoshen Çimisqi në Vogaxhiku, përpara bakallhanes “IVI”. Shqiptari Ibrahim Çelo, 28 vjeçar, i papunë, qëlloi pesë herë ish-kryeministrin shqiptar Hasan bej Prishtinën.

Vrasja u krye në orën 2 mbas dite më datë 13 gusht 1933. Në rrugën Ēimisqi u pa një zotëri i moshuar, i mbajtur mirë dhe me tipare simpatike, të ecte përkrah e të fjaloste me një person të veshur mirë, i gjallë, sa e tradhtonte dhe toni i zërit. Arritën në kryqëzimin e rrugës Çimisqi-Vogaxhiku dhe po drejtoheshin për tek bakallhane ’’IVI’’ dhe në largësi dy hapa nga kinkaleria e invalidit J.Janopullo. Njeriu me pamje të zymtë nxori rrufeshëm revolverin e markës “SMITH” dhe shtiu kundrejt bashkëbiseduesit, i cili ishte Hasan bej Prishtina, që ra në trotuar. Kalimtarët e mbledhur nga të dy të shtënat, panë vrasësin të turret me mizori të parrëfyer mbi viktimën dhe t’i zbrazë edhe tre plumba të tjerë, dy në kraharor dhe të tretën në kokë, si e shtënë vdekjeprurëse, për të qenë i sigurt për përfundimin e aktit të vrasjes.

Fill pas krimit të tij vrasësi, që ti ikë rrezikut prej turmës së mbledhur që u vu për ta kapur, ia dha vrapit nga rruga Vogaxhiku. Nga tronditja ai ra në vitrinën e tregtores “Beharnae” të cilës ia dëmtoi tendën, por rimori veten, për t’u turrur drejt rrugës “Paleon Patron” ku u rrethua nga turma, që e ndiqte me synime të errëta. Vrasësi hyri në banesën e mjekut z.Dukidhis, ku dhe ju dorëzua rojës së policisë. Por nuk mundi t’i ik egërsimit të turmës. Kalimtarët që e ndoqën dhe banuesit fqinjë të çdo moshe, shtrese, pa ditur identitetin e tij dhe as motivet e vrasjes, të indinjuar ndaj egërsisë që tregoi vrasësi ndaj viktimës, sa panë të vije skuadra e policisë, u turrën dhe ata duke thirrur: - Shqyeni, shqyeni, vrasësin. Ndërsa polici më kot përpiqej të shpëtonte atentatorin, turmat u turrën ndaj tij dhe nisën ta grushtojnë, duke i shkaktuar mavijosje në pjesë të ndryshme të trupit. Do ta kishin çarë përgjysmë vërtet, nëse nuk do ia mbërrinte të hynte në një tjetër shtëpi, në rrugën ’’Paleon Patron’’, ku u strehua nga i zoti i shtëpisë, i cili nxitoi tu mbyllte derën e jashtme turmave të zemëruara.

Pas pak mbërriti sekretari i policisë, nëntogeri z.Zografo, dhe vrasësin e transferuan me motoçikletë në Seksionin e tretë të policisë. Hasan Prishtina, i mposhtur nga plagët, u dërgua ndërkohë në Spitalin Popullor, ku trupit të tij iu bë autopsia.

Në orën 2.50 minuta pas dite oficeri Sotiriu nisi hetimet me përkthyes, pyeti vrasësin nëse e njeh gjuhën greke, ai u përgjigj se njeh gjuhën shqipe, frënge dhe gjuhën turke.

Vrasësi nënvizoi se akti i tij u dedikohet motiveve politike. Ndërkaq pretendoi se ish-kryeministri i atdheut të tij ishte komit dhe bashkëpunonte me komitetin bullgaro-maqedonas me qëllim që të vrisnin mbretin e Shqipërisë Ahmet Zogun. Planet, thotë atentatori, m’i tregoi Hasan Prishtina përpara pesëmbëdhjetë ditëve, kur po vinim prej Vjene (Austri) dhe më bënte presion që të bëhesha unë kryetar i bandës komite dhe të shkoja në Tiranë ku të vrisja mbretin Ahmet Zogun.

Prishtina, vijon vrasësi, më premtoi shpërblim mujor dhe një shpërblim dhuratë mbas aktit të vrasjes, por unë i kundërshtova këto propozime të tij, sepse jam pro regjimit te mbretit Ahmet Zogu dhe nuk dëshiroja të bëhem vegël e Hasan Prishtinës, të cilin në Shqipëri e quajnë tradhtar.

Ibrahim Çelo jetonte në Nikea të Francës dhe ishte tregëtar frutash, ishte i martuar me një spanjolle, me të cilën kishte dhe fëmijë. Atje u njoh përpara disa vitesh me Hasan Prishtinën, që ish shpërngulur në Nikea për hir të çlodhjes dhe kishin lidhur marrëdhënie familjare. Gjatë njohjes midis tyre Hasan Prishtina i kish treguar për rininë, vështirësitë që kishte kaluar pas largimit nga Shqipëria në Turqi dhe Bullgari. Në Turqi pat gjetur miq të vjetër dhe bashkëluftëtarë kundër xhonturqve. Morri pjesë në një shoqatë të fshehtë me bashkatdhetarët e vet për çështjen shqiptare”. (INA)



 

Shtepia e Hasan Prishtinës në Selanik

 

Vlerëso tekstin
3.91

Subscribe to comments feed Komente (7 publikuar):

Hasani në 12/08/2012 15:07:11
avatar
Keto jane patriotet shqiptae qe vetem pergatisin se si te mbysin njeri-tjetrin.
Ne mesojmeper Hasan Prishtinen si patriot shqiptar, ndersa ai del se ka pergatit vrasjen e mbretit shqiptar. Haj shqiptar vazhdoni keshtu, se prap dikush ju shpall si patriot.
Thumbs Up Thumbs Down
0
ibra në 12/08/2012 16:14:16
avatar
pak si shum shpejt i paska zbulue atentatori motivin e vrasjes policise greke edhe pak ma shum se shpejt paska marre vesh ky gazetari qe ta shkruaj qe diten e neserme ..kete prralle qe ju servue shiptarve tash ma nji shekull nga histerianet e enver hoxhes se kuptohet per cdo te zeze qe perjetoi shqiptaria fajtor ishin turqit dhe Ahmet Zogu e jo tradhtaret e tjere sic jan enver hoxha avni rrustemi fan noli e shum tradhtar tjere te ndyte qe sot histeria e enver hoxhes i ka shpall heroj idijotat ...
Thumbs Up Thumbs Down
0
Dr.Agim Mavriqi në 12/08/2012 18:55:55
avatar
Keto jan perralla te shkruara per Hasan Prishtinen.Zoti Prishtina punonte per kombin dhe atdheun e nuk bente fare plane per vrasje nder shqiptare,edhe ni shoqrim i Hasan Prishtines me ket kriminelin Ibrahim Qeqo eshte vetem spekulim,logjikojeni zoti prishtina ishte jurist i asaj kohe e ky krimineli hajne i rrugeve te frances,ky far ibrahimi ka qen dore vrasesi i paguare nga qarqet e njohura.e ne ket shkrim te gazetes greke ka vetem 2 te verteta kufoma e hasanit qe shifet dhe fotoja e kriminelit ibrahim qeqo.
Thumbs Up Thumbs Down
2
Fanol Bardhi në 12/08/2012 19:19:48
avatar
Ne baze te deklarates se vrasesit po shihet kjart se ishte i pergaditur ne rast qe kapet nga policia. Sa qudi qe esht kur gati 80 vjet me von dihet se erdhi ne pushtet Ahmet Zogu me ndihmen e Serbise, e dihet boterisht se ne nje moment iku me arken e shtetit per te jetuar jeten perendimore. E sot ia ngrisin permendoren tradhetarit Ahmet Zogut. Haram ju qoft shteti u kurr drite mos te shihni ,ku dhe kur ka vend Ahmet Zogu e Sali Berisha !!!!!
Thumbs Up Thumbs Down
3
cam në 13/08/2012 07:30:11
avatar
kto jan trillime greke
Thumbs Up Thumbs Down
1
dino në 14/08/2012 09:46:45
avatar
Hasan prishtina ishte patriot dhe adthetar i flakt ai vuri pasurine e ti ne sherbin te popullit,kurse ahmet zogu dhe sali berisha nuk lane gja pa vjell...
Thumbs Up Thumbs Down
-1
KONGRESI I BASHKIMIT në 20/08/2012 10:58:55
avatar
Hasan Prishtinen e vrau nje Shqiptar i Manastirit qe ka punuar ne france si tregetare Ibrahim Celo quhej ai. I paguar nga mbreterija Serbe dhe nga vazali i tyre Shqiptari i ashtuquajtur mbret Ahmet Zogu.
Thumbs Up Thumbs Down
1
total: 7 | Treguar: 1 - 7

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Ekskluzive
Previous
image
Mr. Shenoll Selimoviqi, shqiptari krenar në Zagreb
Mehmet Latifi/Zagreb  Më vjen keq që nuk e flas në mënyrë të përkryer gjuhën shqipe, gjuhë të cilën e kanë folur prindërit e mi, por jam ...
image
Basbug - Gjenerali shqiptar në ushtrinë turke
  Ilker Basbug, shefi i ushtrisë turke, i cili nuk ka folur asnjëherë për origjinën e tij shqiptare, edhe pse për këtë më në fund dolën ...
image
“Plani Patkoi” është zbuluar nga ushtria bullgare
Qeveria e Bullgarisë ia ka dorëzuar Gjermanisë dhe shërbimit inteligjent së NATO-s informatat për “Operacionin Patkoi" - planin e serb të ish diktatorit serb Slobodan ...
image
Nënshkruesit e Aktit të Pavarësisë nga Struga e Ohri
Pas publikimit të informacionieve lidhur me figurat e rëndësishme të historisë së shqiptarëve, sidomos pjesëmarrësve të Kuvendit historik të Vlorës, më 28 nëntor 1912, në ...
image
A ka shtet amë për “arnautët” e Sirisë
Ka 16 muaj që në Siri po zhvillohet një revoltë kundër regjimit totalitar të familjes Asad (Hafizi 1970-2000 dhe tani djali i tij Bashari 2000-2012), ...
image
Rruga radikale: Salafizmi në Ballkan
Përfundimi i konflikteve në Ballkanin Perëndimor u përcoll nga shtimi i formave radikale të Islamit - veçanërisht në Kosovë. Rritja e radikalizmit islam në të gjithë botën është bërë një shqetësim i madh për bashkësinë ndërkombëtare. ...
image
Maqedonia e Re: Si u vra Hasan Prishtina
U mbushën 79 vjet që nga data e 13 gushtit të vitit 1933, ku në qytetin e Selanikut u vra në pabesi dhe mizori ish-Kryeministri i Shqipërisë Hasan Prishtina. ...
image
Mbi 400 milionë euro në vit për "branitellat"
Mbi 50 mijë ish-pjesëtarë të forcave maqedonase të sigurisë “branitellat” pritet të përfitojnë në rast se miratohet Ligji për përkujdesjen e tyre institucionale, informon agjencia e lajmeve INA. ...
image
10 vitet që ndryshuan CIA-n
Antonio Carlucci/L`Espresso Fotoja mban daten e 22 janarit 2009. Barak Obama ndodhet prej vetem 48 oresh i ulur ne skrivanine e Dhomes Ovale te Shtepise se ...
image
Martin Shkreli, 29 që shquhet nga "Forbes"
Duke iu referuar revistës prestigjioze “Forbes”, numri i fundit i saj thuhet se "Martin Shkreli, një 29-vjeçar shqiptaro amerikan, është një nga themeluesit e parë ...
image
Grekët s'kanë heronj, ne ua shpallëm pavarësinë
Skënderbeu mund të jetë grek, aq sa ç'mund të jetë shqiptar, Eleuther Venizellosi". Kështu u përgjigjet deklaratave të artisë ultranacionaliste greke, "Agimi i Artë", historiani ...
image
Replikë çjerrjeve luftë nxitëse të Kristo Papës
Nuk mund të ndryshohen rrjedhat e historisë, nuk mund gjakun ta bëjë ujë! Ata, erdhën arbër, jetuan suliot, vdiqën si grek ...
image
Zbulohen eshtrat e mbretit anglez Richardi III
Besohet se shkencëtarët anglez janë shumë afër të dëshmisë së fundit se eshtrat e gjetur nën një parking, janë eshtrat e mbretit Richardi III, që ...
image
Regjisori Kastriot Saqipi i përkushtuar në skenën e Teatrit të Kumanovës
Regjisorin Kastriot Saqipi së fundi mund ta gjesh në Kumanovë, i përkushtuar pranë trupës teatrore shqiptare të Kumanovës. Kastrioti i mirënjohur si Kaqa në një ...
image
Plani Micotakis – Millosheviq për ndarjen e Maqedonisë
Në Maqedoni po debatohet lidhur me një libër grek të titulluar “Aleanca e Poshtër” e autorit Tahis Mihas, i cili hedh dritë mbi planet greko ...
Next