
Mbi 400 milionë euro në vit për "branitellat"
Mbi 50 mijë ish-pjesëtarë të forcave maqedonase të sigurisë “branitellat” pritet të përfitojnë në rast se miratohet Ligji për përkujdesjen e tyre institucionale, informon agjencia e lajmeve INA.
Derisa ligji është në fazën e debateve të para parlamentare, deri tani akoma nuk është nxjerrë kostoja financiare që do të rëndojë buxhetin e Maqedonisë. Por, ekspertë të çështjeve ekonomike i kanë thënë agjencisë së lajmeve INA se rreth 400 milion euro për çdo vit do të duhet të sigurohen për përkujdesje institucionale për ish-pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë të ashtuquajtur si “branitellat”, pjesëmarrës në konfliktin e vitit 2001.
Ky buxhet i siguruar përmes taksave të qytetarëve do të jetë më i lartë për 100 milion euro nga buxheti i siguruar për ndihma sociale dhe shërbimet e tjera për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.
Me miratimin e ligjit, të gjithë këta ish-pjesëtarë do të sigurojnë status special social dhe përkujdesje instucionale me shumë beneficione. Por, ky ligj sanksionon ligjërisht zgjidhjen dhe dhënien e të drejtave sociale për ish-pjesëtarët e UÇK-së.
Sipas statistikave të siguruara nga INA janë 130 invalidë nga radhët e ish-pjestarëve të forcave maqedonase të sigurisë të radhitur në dhjetë kategori sipas shkallës së invaliditetit.
Janë 41 ish-pjesëtarë të Armatës së Maqedonisë që kanë humbur jetën në konfliktin e vitit 2001, ndërsa nga radhët e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) janë 23 ish-pjesëtarë që kanë humbur jetën. Gjithashtu numëron edhe 11 pjesëtarë nga ARM dhe MPB që kanë humbur jetën gjatë fatkeqësive jashtë zonave të luftës.
Beneficionet që siguron ligji
Sipas këtij propozim-ligji, do të rregullohet të drejtat e plota dhe speciale për të gjithë pjesëtarët e forcave të sigurisë që kanë marrë pjesë në mbrojtjen e sovranitetit të Maqedonisë.
Këtu hyjnë pjesëtarët dhe ushtarët e graduar të ARM-së, pjesëtarët e uniformuar të Ministrisë së Brendshme (MPB), pjesëtarët rezervë të ARM dhe MPB-së, të cilët në mënyrë të organizuar kanë marrë pjesë në mbrojtjen e pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit territorial të Maqedonisë dhe parandalimin për rrënimin e dhunshëm të institucioneve demokratike dhe Kushtetutës së Maqedonisë. Këtë të drejtë përfitojnë të gjithë ata të angazhuar nga periudha prej 1 janar 2000 deri më 31 dhjetor 2001.
Ligji parasheh punësime të çdo familjari që ka humbur jetën gjatë konfliktit dhe se për këtë detyrohen Qeveria dhe komunat, që të realizojnë punësimet.
Sigurohet e drejta e banesës dhe shtëpive për të gjithë invalidët e luftës me shkallën e invaliditetit 100 për qind deri në 50 për qind, si dhe për familjet e ish-pjesëtarëve të rënë në luftë.
Familjarët e ish-pjesëtarëve të rënë do të kenë të drejtën e një ndihme financiare për tragjedinë dhe përjetimet e pësuara me një vlerë prej 50 rrogave mesatare, gjegjësisht rreth 20 mijë euro, para të menjëhershme.
Një invalid i luftës do të ketë gjithashtu një shpërblim parash me një vlerë prej 50 deri në 150 rroga mesatare në Maqedoni. Pjesëtarët e MPB-së që kanë qenë aktiv në 2001 do të ketë stazhin e dyfishuar të punës.
Me propozim-ligjin e ri, të gjithë pjesëtarëve të forcave të sigurisë u mundësohen shërbime shëndetësore falas, punësime, sigurim banese, ndihmë e rregullt mujore financiare, të drejta speciale në arsimim për familjarët, pension familjar, përvojë të dyfishtë të punës, përkujdesje nëpër shtëpi të pleqve, përmendore në lokacionet ku kanë rënë pjesëtarët e forcave të sigurisë gjatë konfliktit të vitit 2001 dhe dekorimi i tyre.
Por, me një nen të posaçëm anashkalohet mbrojtja dhe përkujdesja institucionale për ish-pjesëtarët e UÇK-së, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës.
“Nuk mund të realizojnë të drejtat përmes këtij ligji personat që kanë qenë pjesëtarë, ndihmues apo bashkëpunëtor të ekstremistëve të armatosur apo grupeve paramilitare, gjegjësisht personat kundër të cilëve udhëhiqen procedura penale apo që janë të dënuar me vendim të plotfuqishëm për armëmbajtje pa leje dhe materiale shpërthyese, apo personat me vepra penale kundër shtetit dhe të drejtës ndërkombëtare. Po ashtu kjo e drejtë nuk mundësohet edhe për familjarët e këtyre personave”, thuhet në një nen të këtij ligji. (M.Mellova/INA)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Ki teatri xhi bohet ne parlament eshte vetem loje e koalicionit VMRO-BDI.
BDI-ja demek kritikon (ama nuk del prej qeverie) a VMRO-ja heshten derisa te votohet ligji. Mbasi te votohet ligji drit ne zgjedhje de shkojne.
Por ama matematika nuk ka ti dale BDI-se kesaj radhe.
Publikoni komentin tuaj