
Mukhtar Mai e vetme kundër Pakistanit
Pasi Mukhtar Mai u përdhunua nga një grup, sipas urdhrave të një gjyqi fisnor në Pakistanin e 2002, tradita vendase diktonte që ajo pritej të kryente vetëvrasje. Ajo i sfidoi hapur sulmuesit e saj dhe luftoi për drejtësi. Më shumë se një dekadë më vonë, ajo ende po lufton për të drejtat e grave në Pakistan dhe është burim frymëzimi për shumë në të gjithë botën.
‘Hakmarrja për nder’ e Mai-së u ekzekutua sipas urdhrave të një jirga-një asamble fisnore – sepse vëllai i saj 12 vjeç ishte akuzuar në mënyrë të padrejtë – siç edhe vërtetuan nga një hetim i mëvonshëm me urdhër të guvernatorit të Punjabit, për marrëdhënie të papërshtatshme me një grua nga një tjetër fis. “Ata vendosën që unë duhej të dënohesha për krimet e tim vëllai”, thotë Mai, tani 39.
‘Ata nxituan të ekzekutonin vendimin sapo u dha dhe më tërhoqën zvarrë. Ishte momenti më i vështirë në jetën time.’ Ndërsa shumica e përdhunimeve në Pakistan nuk denoncohen, Mai ishte e vendosur të mos heshtte. ‘Isha e mendimit që duhej të luftoja për të drejtat e mia’, thotë Mai. ‘Së pari, kishte një përdhunim, dhe më pas kur u përpoqa të lajmëroja policinë, mora kërcënime me vdekje, se do më vrisnin nëse shkoja në komisariat.’ Në fillim u mbyll në dhomën e saj, por te njerëzit e dashur dhe komuniteti gjeni kurajën për të luftuar dhe për ndjekur çështjen e saj në gjykatë. ‘Vendosa që ajo që më ndodhi mua nuk duhej t’i ndodhte kurrë dikujt tjetër.’
Gjashtë burra u dënuan me vdekje për përdhunimin dhe përfshirjen në aktin e përdhunimit të Mai-t. Por një vendim i Gjykatës së Lartë të Pakistanit, dhënë më 2011, ktheu dënimin për 5 prej personave, të cilët u lanë të lirë. Mai u rrit në një fshat të vogël në rajonin Punjab të Pakistanit. Kurrë nuk pati mundësi të shkonte në shkollë dhe në moshën 13-vjeçare e martuan me forcë. Pas disa vitesh, divorcohet dhe rikthehet të jetojë me prindërit.
‘U ktheva në shtëpinë atërore dhe fillova të punoja për pavarësinë time. Që të fitoja disa të holla, fillova të qepja gjëra të vogla apo të pastroja shtëpitë e të tjerëve.’ Këtë e bëri për 10-12 vjet, dhe arriti të vinte mënjanë para të mjaftueshme për blerjen e një lope. Në moshën 28 vjeçe jeta e saj do të ndryshonte përgjithmonë kur u përdhunua për krimin, e pretenduar, të vëllait të saj më të vogël. Shumë larg prej shkatërrimit të saj, ashtu siç mund të kishin pritur që të ndodhte sulmuesit e saj, ky incident e bëri Mai-n më të vendosur për të luftuar për të drejtat e grave dhe i dha forcë për të themeluar Organizatën e Grave ‘Mukhtar Mai’.
E bindur që mungesa e arsimimit është faktor në keqtrajtimin e grave, Mai themeloi një shkollë vajzash, si fillim në një prej dhomave të shtëpisë sa saj atërore, një mësuese dhe tri studente. Ajo ishte një prej tri studenteve. Për tre vitet e para, i vetmi burim financiar për shkollën ishte ajo çka Mai arrinte të siguronte duke bërë punë të ndryshme. Ndonjëherë i është dashur të shiste sende personale. Pas botimit të disa artikujve nëpër gazeta të ndryshme të botës, shkolla e Mai-t fitoi vëmendje ndërkombëtare dhe donacionet filluan të vinin – si edhe fondet qeveritare. Sot, Shkolla Vajzërore ‘Mukhtar Mai’ u ofron falas arsimim, libra dhe uniforma 550 vajzave, që nga mosha parashkollore deri në klasë të 9-të.
Megjithatë, Mai thotë se ka tre vjet që shkolla nuk po financohet më nga shteti dhe mesi po arrin të sigurojë pagat e mësuesve. Përveç shkollës, Mai gjithashtu ka ngritur një strehë dhe qendër informimi për viktimat e dhunës. Kujtimet e saj, botuar më 2006, janë përkthyer në 23 gjuhë të ndryshme. Më shumë se një dekadë nga sulmi i saj, Mai beson se ka arritur të bëjë një ndryshim për të drejtat e grave në Pakistan, por ka ende shumë për të bërë. ‘Gjërat janë përmirësuar, por jo aq shumë sa duhet. Ka ligje, por këto ligje nuk po zbatohen.’ Është e vetëdijshme që është një proces evolucionar dhe kërkon kohë. ‘Shpresoj t’u kem dhënë grave dhe vajzave kurajën e nevojshme për të folur për të drejtat e grave dhe për të hapur horizonte të reja.
*Sipas CNN.
Hoxhaj kërkoi hapjen e pikës kufitare Stançiq - Bellanoc
Prishtina kërkon hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc – Stançiq dhe se kjo kërkesë sot është bërë në Shkup nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj