advertisement
Fillimi | Ekskluzive | Haxhi Krasniqi i gatshëm për duelin e 16 marsit
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Haxhi Krasniqi i gatshëm për duelin e 16 marsit

Haxhi Krasniqi i gatshëm për duelin e 16 marsit

Supertalenti i boksit shqiptar Haxhi Krasniqi me 16 Mars 2013 do të ngjitet në ring për të zhvilluar luften më të rëndësishme të karrierës së tij dhe luftën e ëndrrave shqiptare. Krasniqi lufton në Wembley Arena kundër kampionit të botës Nathan Cleverly dhe pretendon të shënoj fitore e të befason Britaninë e Madhe. Për pwrgaditjet dhe detajet e tjera, Haxhi Krasniqi rrëfehet në intervistën ekskluzive për INA. 

Intervistoi: Zimer Jashari/INA

INA: Jemi para ndeshjes tuaj të rëndësishme në karrierën tuaj. Çfarë pritni nga kjo përballje?

Së pari e pres një luftë shume të madhe të vështirë, e pas 12 raundeve e pres të mbaj titullin e botës në duart e mija.

INA: Të gjithë adhuruesit tuaj janë duke pritur fitore nga ti. Je i gatshëm t`ua dhurosh këtë kënaqësi ?

Natyrisht se po, ështe një kënaqësi e madhe që të bësh të lumtur dikë. Kjo ështe një gjë që me mua me jep edhe më shumë kurajo.

INA: Sa e njeh kundërshtarin, meqë ai ka më shumë meçe të zhvilluara ?

Ai si profesionist ka më pak duele se unë, por ai i ka dhjetëra duele amatore, kurse unë nuk e kam zhvilluar asnjë duel amator. Cleverly ështe një kundërshtar shumë i rrezikshëm, nuk ështe bërë kampion bote kot, andaj më duhet të jem shumë i kujdeshëm dhe në formën më të mire të jetës sime për ta mposhtur ate.

INA: Nëse arrin të fitosh këtë meç, të cilën besojmë se do jetë i yti, do të ngritesh në ndonjë kategori më të lartë?

Jo, nuk mendoj njëherë në ndonje kategori tjetër, ka shume punë për tu bërë në kategorine time, e cila ka shumë konkurencë të madhe.

INA: Pas përfundimit të këtij meçi, cilat janë synimet tuaja për në të ardhmen?

Synimi do të ishte që të mbroja këte titull sa më shume here që do ishte e mundur.

INA: Ëndrra juaj vazhdon të mbetet që të zhvilloni një meç në Kosovë ose Shqipëri, edhe sa duhet të presim deri tek ajo ditë e madhe?

Normalisht që secili boksier ka deshire të ndeshet në Atdhe, por kjo varet nga shume faktor të ndryshem. Shpresoj se Kosova se shpejti do të ndërton një palestër të madhe për evenimente të ndryshme dhe me shume kenaqesi do e kisha par veten duke boksuar aty.

INA: Për në Fund keni dicka të shtoni?

Ju falemnderit juve për interesin dhe i falnderoj të gjithë ata që po më përkrahin në drejtimin e  karrieres sime.

INA: Për fund të urojmë suksese në meçin që do mbahet më 16 mars dhe të përshendesim nga mbara Shqiptarija.

Faleminderit shume.

(INA)

Vlerëso tekstin
4.33

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

agni gauti në 25/02/2013 21:41:04
avatar
Suksese dhe sa me shum fitore deri ne mbrojtjen e titullin e me te mirit ne bote. Suksese suksese..
Thumbs Up Thumbs Down
1
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Ekskluzive
Previous
image
“Plani Patkoi” është zbuluar nga ushtria bullgare
Qeveria e Bullgarisë ia ka dorëzuar Gjermanisë dhe shërbimit inteligjent së NATO-s informatat për “Operacionin Patkoi" - planin e serb të ish diktatorit serb Slobodan ...
image
Mr. Shenoll Selimoviqi, shqiptari krenar në Zagreb
Mehmet Latifi/Zagreb  Më vjen keq që nuk e flas në mënyrë të përkryer gjuhën shqipe, gjuhë të cilën e kanë folur prindërit e mi, por jam ...
image
Basbug - Gjenerali shqiptar në ushtrinë turke
  Ilker Basbug, shefi i ushtrisë turke, i cili nuk ka folur asnjëherë për origjinën e tij shqiptare, edhe pse për këtë më në fund dolën ...
image
Nënshkruesit e Aktit të Pavarësisë nga Struga e Ohri
Pas publikimit të informacionieve lidhur me figurat e rëndësishme të historisë së shqiptarëve, sidomos pjesëmarrësve të Kuvendit historik të Vlorës, më 28 nëntor 1912, në ...
image
A ka shtet amë për “arnautët” e Sirisë
Ka 16 muaj që në Siri po zhvillohet një revoltë kundër regjimit totalitar të familjes Asad (Hafizi 1970-2000 dhe tani djali i tij Bashari 2000-2012), ...
image
Rruga radikale: Salafizmi në Ballkan
Përfundimi i konflikteve në Ballkanin Perëndimor u përcoll nga shtimi i formave radikale të Islamit - veçanërisht në Kosovë. Rritja e radikalizmit islam në të gjithë botën është bërë një shqetësim i madh për bashkësinë ndërkombëtare. ...
image
Maqedonia e Re: Si u vra Hasan Prishtina
U mbushën 79 vjet që nga data e 13 gushtit të vitit 1933, ku në qytetin e Selanikut u vra në pabesi dhe mizori ish-Kryeministri i Shqipërisë Hasan Prishtina. ...
image
Mbi 400 milionë euro në vit për "branitellat"
Mbi 50 mijë ish-pjesëtarë të forcave maqedonase të sigurisë “branitellat” pritet të përfitojnë në rast se miratohet Ligji për përkujdesjen e tyre institucionale, informon agjencia e lajmeve INA. ...
image
10 vitet që ndryshuan CIA-n
Antonio Carlucci/L`Espresso Fotoja mban daten e 22 janarit 2009. Barak Obama ndodhet prej vetem 48 oresh i ulur ne skrivanine e Dhomes Ovale te Shtepise se ...
image
Martin Shkreli, 29 që shquhet nga "Forbes"
Duke iu referuar revistës prestigjioze “Forbes”, numri i fundit i saj thuhet se "Martin Shkreli, një 29-vjeçar shqiptaro amerikan, është një nga themeluesit e parë ...
image
Grekët s'kanë heronj, ne ua shpallëm pavarësinë
Skënderbeu mund të jetë grek, aq sa ç'mund të jetë shqiptar, Eleuther Venizellosi". Kështu u përgjigjet deklaratave të artisë ultranacionaliste greke, "Agimi i Artë", historiani ...
image
Replikë çjerrjeve luftë nxitëse të Kristo Papës
Nuk mund të ndryshohen rrjedhat e historisë, nuk mund gjakun ta bëjë ujë! Ata, erdhën arbër, jetuan suliot, vdiqën si grek ...
image
Zbulohen eshtrat e mbretit anglez Richardi III
Besohet se shkencëtarët anglez janë shumë afër të dëshmisë së fundit se eshtrat e gjetur nën një parking, janë eshtrat e mbretit Richardi III, që ...
image
Regjisori Kastriot Saqipi i përkushtuar në skenën e Teatrit të Kumanovës
Regjisorin Kastriot Saqipi së fundi mund ta gjesh në Kumanovë, i përkushtuar pranë trupës teatrore shqiptare të Kumanovës. Kastrioti i mirënjohur si Kaqa në një ...
image
Plani Micotakis – Millosheviq për ndarjen e Maqedonisë
Në Maqedoni po debatohet lidhur me një libër grek të titulluar “Aleanca e Poshtër” e autorit Tahis Mihas, i cili hedh dritë mbi planet greko ...
Next