
Takim me vajzën e aromave
Oriola Kuçi është nënë e dy binjakëve. 30-vjeçarja është një nga biznesmenet e reja në Tiranë. Oaz i çajit është një nga vendet më të preferuara në kryeqytet. - See more at: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=16679&kat=108#sthash.ZGiHc5HY.dpuf
Entela Resuli
-Puna që ajo i është dedikuar kërkon shpirt të pasur. Ndryshe do të ishte një dështim i paevitueshëm. Oriola Kuçi është vajzë me temperament të lavdërueshëm. Është nga ato vajza të rralla të cilat nuk ka pritur që fati t’i bjerë nga qielli, por që e ka ndërtuar vetë. Ajo është pronare e njërit prej lokaleve të çajit më të njohur në Tiranë si edhe e një dyqani parfumesh e bizhuterie. Ori është nënë e dy binjakëve 3-vjeçar. Ajo ka zgjedhur të mos jetë një shtëpiake e lodhur. “Unë jam vajzë deti. Kam lindur në Durrës. Jam ushqyer me poezinë e detit që foshnjë. Në adoleshencë, vendosa t’i jepja zë poezisë time, duke studiuar për Kanto në Liceun artistik të qytetit tim. Të jesh shpirt i lirë është sa e magjishme aq edhe e vështirë, pasi përballja mes dy botësh, është disi drastike. Kësisoj, mes pasionit tim për muzikën klasike dhe varësisë time ndaj Maria Kalas –it , detit dhe librit, ndërtova tek vetja një karakter të butë, të qetë.” Orin e gjejmë në J’ardin De Paris apo shqipëruar Kopshti i Parisit. “ Fillimi është përherë i vështirë. Kjo është eksperienca tipike për të gjithë. M’u duk pak vetja si ato breshkat e ujit, që shkëputen nga prindërit të vogla.
Them të vogla, pasi përqasja ime me Italinë, ndodhi pikërisht në kohën kur stereotipi “shqiptar” ishte në lulëzimin e vet dhe në konceptin tim, kjo ende ishte e papranueshme. Por me vullnet të mirë, me dëshirën për t’i treguar botës që ata gabonin, unë eca dhe mjaft mirë madje. Ashtu si pa kuptuar, gjeta veten të punoja në Aksesoriatin e Kulturës në Bashkinë e Firences. Drejtoja të vetmen revistë studentësh, ku isha edhe kryeredaktore, dhe në fund shijova kënaqësinë e hapjes së skedës së librit shqip në të gjitha bibliotekat e rajonit te Toskanës. Dhe për këtë ndihem shumë “mendjemadhe”. Ori pëlqen të jetojë mirë. Veten nuk e kategorizon te materialistet, por edhe të mirat materiale nuk i refuzon. “Për aq kohë sa mendoj se parfumi të shkëlqen humorin, lulet të zbukurojnë estetikën, argjendaria të ekzalton pozicionin, sigurisht që këto do zgjidhja. Të gjitha këto, nën sfondin melodioz të Kalas-it apo të muzikës Jazz që dëgjohet përherë, të krijohet ndjesia e shkëputjes nga rutina, dhe e gjen veten pjesë të një epoke të caktuar, ku secili nga ne do të dëshironte të ishte pjesë. Unë të tilla “lentesh” përdor.”
E ndjen veten të përkëdhelur, të dashuruar, të lumtur. Ngritjen e kësaj pune e krahason me lulëzimin e një luleje e cila nuk çel pa ujë. Një person që e kalon kohën mes aromave dehëse të parfumeve që vijnë nga Parisi sigurisht ka njohur nëpërmjet tyre dhe pak nga mentaliteti i femrës në Shqipëri. “Femra shqiptare, në vizionin tim, e ka humbur ca feminilitetin. Te jesh femër nuk do te thotë të veshësh domosdoshmërish veshje të firmuara apo taka që në mëngjes. Të jesh femër, do të thotë të respektosh karakterin tënd, të tregosh butësinë dhe delikatesën tënde. Në ambientet e mia, ka një larmishmëri karakteresh, por ajo që mund të them me bindje, është se klientet e mia të përhershme, janë të dashuruara thellësisht me gjithçka unë i kam ofruar. Ato madje, vijnë ndonjëherë më mirë të informuara mbi produkte të veçanta sesa unë. Kjo më gëzon, pasi nuk ndihem vetëm në pasionin tim mbi “Kështjellën aromatike” që kam krijuar.” Vendi në të cilin ajo kalon pjesën më të madhe të ditës mund të quhet ndryshe dhe qoshka e super femrave. Kalojnë kohë duke biseduar dhe pirë një gotë verë në kolltukun ngjyrë floriri. Sigurisht që Ori nuk është një njëri i pa prekshëm nge realiteti. Ka edhe ajo pikëpyetjet e saj në momentin kur lë pas dyqanin dhe del në qytet. Kontradiktat me shoqërinë? “Unë jam shqiptare dhe ajo që kam me realitetin shqiptar, më shumë se kontradiktë do e quaja mërziti, inat, mllef. Më vjen të plas nga marazi që jashtë kufijve të shqipes sonë pësojmë një metamorfozë të frikshme evropianizimi dhe brenda tyre jemi ende në shekullin e 18-të. Të ngresh një biznes të tilla sigurisht që ka kosto. Familja ka qenë shtysa e saj kryesore dhe më pas gjërat kanë ecur vetë. “Një Zot e di se sa të guximshëm janë disa njerëz që i mbajnë mbi vete këto valixhe me zift brenda. Por unë kam kuptuar që nuk e ndryshoj dot botën, por veten po, ndaj një mendje e lehtë dhe një falënderim kundrejt të ndryshmeve të mia, pa të cilat nuk do të bëja dot diferencën.”
Jeta
Oriola Kuçi, ka lindur në qytetin e Durrësit. Pas përfundimit të Liceut në qytetin e saj të lindjes ka përfunduar studimet e larta në Itali për Shkenca Politike dhe Media. Sot ajo njihet në Tiranë për bizneset që ka hapur “Jardin de Paris” dhe “La Vie En Rose”. Janë biznese që frekuentohen nga një shtresë e caktuar shoqërie, nga ata që e duan të bukurën, luksin po ashtu që kanë mundësitë financiare. Përveç punës ajo është edhe nënë. Ka dy djem binjakë David dhe Gabryel. Bën një jetë të mirë, por që ka në vetvete edhe revoltën për shoqërinë. “Dita ime fillon në orën 6:00 që kur hapin sytë të vegjlit e mi. I përgatis për kopsht. Një kafe me shumë lezet dhe me pak muzikë në sfond bëhem gati për të shkuar në oazin tim.”
Edhe pse Ori ishte një vajzë e orientuar drejt muzikës shkollimi në Itali e çoj diku tjetër. Ajo zgjodhi për të vazhduar studimet e larta për Shkenca Politike dhe Media. Në lidhje më këtë ajo pohon se: “Duket e çuditshme, pasi ndjesia e muzikës klasike dhe fortësia që kërkon politika nuk kanë shumë përqasje bashkë, por e vërteta është që mua më pëlqen shumë politika. Kur isha ende studente, erdha me shumë projekte, dëshira, qoftë edhe për të vendosur një “tullë” në ndërtimin qytetar evropian të vendit tim. Por kjo nuk më zgjati shumë, pasi vendosa të mos bëja kompromise me tituj që do më merrnin veten”! Studimet i dhanë asaj formimin dhe pjekurinë e duhur. Mësoi të jetojë vetëm dhe të menaxhojë situata larg familjes.
Bio; Oriola Kuçi
Statusi: Nënë e 2 binjakëve
Vendlindja: Durrës
Vendbanimi: Tiranë
Datëlindja: 11 maj 1983
Edukimi: Shkenca Politike dhe Media ((Itali)
\Foto: Franc Zhurda\

- See more at: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=16679&kat=108#sthash.ZGiHc5HY.dpuf
Maqedonia në fund të rangimeve botërore për turizëm
Sipas një analize me të dhënat numerike dhe statistikore, rezulton se vendi më i vizituar në botë është Franca, vend të cilin gjatë vitit të ...- Thaçi: Tradhtarë janë tetovarët që votuan Ahmetin (15)
- Mashtrimi për Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës - Dr.Artan Dika (13)
- Izet Zeqiri jep dorëheqje nga funksioni i deputetit (8)
- SHSHM reagon për maltretimin e gazetarit të INA (7)
- Ahmeti takime në Shtëpinë e Bardhë në Uashington (7)
- 3 vjetori i vrasjes së Komandant Kushtrimit (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj