advertisement
Fillimi | Ekskluzive | Enver Hoxha kishte planifikuar të sulmonte Jugosllavinë
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Enver Hoxha kishte planifikuar të sulmonte Jugosllavinë

Enver Hoxha kishte planifikuar të sulmonte Jugosllavinë

Udhëheqësi komunist shqiptar, Enver Hoxha kishte planifikuar një sulm ushtarak ndaj Jugosllavisë pas vdekjes së Josip Broz Titos, shkruan e përditshmja kroate, “Jutarnji list”.

Në fund të viteve ’70-ta dhe në fillim të viteve ‘80-ta të shekullit të kaluar, në takime sekrete të liderëve komunistë shqiptarë ishte planifikuar operacioni ushtarak “Shpërthimi”, përmes së cilës planifikohej marrja e Kosovës, pjesëve të Malit të Zi dhe Maqedonisë në të cilat shqiptarët përbëjnë shumicën, shkruan historiani rus Artjom Ulunjam

Udhëheqësit komunistë shqiptarë, sipas tij, kanë shpresuar në një skenar, sipas të cilit pas vdekjes së kryetarit të Jugosllavisë së atëhershme, Josio Broz Tito, do të shkaktohej luftë për pushtet në mes të liderëve të ish-Republikave të Jugosllavisë.

Ulunjam, i njohur si ekspert për lëvizjen komuniste të shekullit XX në Ballkan, nga Instituti rus për historinë e përgjithshme, informacionet e përmendura i kishte marrë në bazë të memoareve të ministrit të atëhershëm të mbrojtjes së Shqipërisë, Veli Lakaj.

Sipas fjalëve të tij, Enver Hoxha ishte përgatitur për “Kaos pas Titos”.

Ndonëse edhe më herët ishte spekuluar se ekzistonte një operacion i tillë i fshehtë, është vërtetuar se udhëheqësi komunist shqiptar kishte menduar se në Jugosllavi do të shpërthente një luftë e përgjakshme në mes forcave politike pro amerikane dhe pro ruse.

Përveç problemeve të brendshme dhe luftës së ashpër për mbajtje të pushtetit në fund të viteve -70-ta, Hoxha kishte menduar se si nga situata potenciale të nxjerr përfitime maksimale. Prandaj, planin e tij ia kishte prezantuar rrethit të tij të ngushtë të bashkëpunëtorëve në vitin 1977. Prej atëherë kishin filluar përgatitjet serioze të udhëheqësve shqiptarë për çastin e vdekjes së Titos.

Në bazë të arkivave shqiptare dhe ruse, ekzistojnë prova se Enver Hoxha ka qenë i preokupuar me atë se çfarë do të ndodhë në Jugosllavi pas vdekjes së Titos. I frikësuar për regjimin e tij diktatorial, Hoxha kishte planifikuar të marrë Kosovën , gjë që vërtetohet edhe në Samitin e Helsinkit në vitin 1975, në të cilin Shqipëria refuzoi të nënshkruaj dokumentin në bazë të të cilit definoheshin kufijtë e Evropës së pasluftës.

Diktatori komunist shqiptar kishte thënë se nuk duhet kursyer mjetet për Kosovën, sepse në të ardhmen do të shpaguhen. Ndonëse marrëdhëniet shqiptaro-kineze ishin gjithnjë e më të këqija, Hoxha gjithnjë e më shumë kishte frikë dhe ishte në panik nga sulmi në vendin e tij. Mirëpo, në të njëjtën kohë bënte plane luftarake, duke iu thënë gjeneralëve të tij: “Ne jemi në prag të luftës".

Pavarësisht se Hoxha i frikësohej në mos forcat kineze do t’i organizonin grushtet, kjo nuk e ka penguar që në vitin 1978 të formojë “Zyrën për Kosovën".

"Për aq sa na kanë lejuar rrethanat, ne me të gjitha mjetet i kemi përkrahur kosovarët. Dhe ne jemi për atë që ata të bashkohen me Shqipërinë, sepse kjo do të siguronte një unitet nacional ", i kishte shkruar Hoxha ministrit të punëve të brendshme Kadri Hazbiut. (INA)

Vlerëso tekstin
4.60

Subscribe to comments feed Komente (2 publikuar):

Eddie Idriz Halili në 04/03/2013 12:42:46
avatar
Qesharake....Enveri paska bere plane qe ta sulmon Jugosllavine?????
Me cka se ????
Me pleshta.....
Pastaj,ai ka qene miku me i ngushte i serbeve....Anakronike kjo.....
Thumbs Up Thumbs Down
-2
selveri në 05/03/2013 13:40:21
avatar
po ky person edhe rusin donte ta sulmoj dikur, o mjer ne cfar fati kishim te keq qe kishim qe njerzit e rankovicit dhe popovicit udheheqen me shqiperine . Ky ska arrit asnjeher ta ushqej popullin e shkret as me buk e lere me me gjera tjera.
Thumbs Up Thumbs Down
4
total: 2 | Treguar: 1 - 2

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Ekskluzive
Previous
image
Mr. Shenoll Selimoviqi, shqiptari krenar në Zagreb
Mehmet Latifi/Zagreb  Më vjen keq që nuk e flas në mënyrë të përkryer gjuhën shqipe, gjuhë të cilën e kanë folur prindërit e mi, por jam ...
image
“Plani Patkoi” është zbuluar nga ushtria bullgare
Qeveria e Bullgarisë ia ka dorëzuar Gjermanisë dhe shërbimit inteligjent së NATO-s informatat për “Operacionin Patkoi" - planin e serb të ish diktatorit serb Slobodan ...
image
Nënshkruesit e Aktit të Pavarësisë nga Struga e Ohri
Pas publikimit të informacionieve lidhur me figurat e rëndësishme të historisë së shqiptarëve, sidomos pjesëmarrësve të Kuvendit historik të Vlorës, më 28 nëntor 1912, në ...
image
Basbug - Gjenerali shqiptar në ushtrinë turke
  Ilker Basbug, shefi i ushtrisë turke, i cili nuk ka folur asnjëherë për origjinën e tij shqiptare, edhe pse për këtë më në fund dolën ...
image
A ka shtet amë për “arnautët” e Sirisë
Ka 16 muaj që në Siri po zhvillohet një revoltë kundër regjimit totalitar të familjes Asad (Hafizi 1970-2000 dhe tani djali i tij Bashari 2000-2012), ...
image
Rruga radikale: Salafizmi në Ballkan
Përfundimi i konflikteve në Ballkanin Perëndimor u përcoll nga shtimi i formave radikale të Islamit - veçanërisht në Kosovë. Rritja e radikalizmit islam në të gjithë botën është bërë një shqetësim i madh për bashkësinë ndërkombëtare. ...
image
Maqedonia e Re: Si u vra Hasan Prishtina
U mbushën 79 vjet që nga data e 13 gushtit të vitit 1933, ku në qytetin e Selanikut u vra në pabesi dhe mizori ish-Kryeministri i Shqipërisë Hasan Prishtina. ...
image
Mbi 400 milionë euro në vit për "branitellat"
Mbi 50 mijë ish-pjesëtarë të forcave maqedonase të sigurisë “branitellat” pritet të përfitojnë në rast se miratohet Ligji për përkujdesjen e tyre institucionale, informon agjencia e lajmeve INA. ...
image
10 vitet që ndryshuan CIA-n
Antonio Carlucci/L`Espresso Fotoja mban daten e 22 janarit 2009. Barak Obama ndodhet prej vetem 48 oresh i ulur ne skrivanine e Dhomes Ovale te Shtepise se ...
image
Martin Shkreli, 29 që shquhet nga "Forbes"
Duke iu referuar revistës prestigjioze “Forbes”, numri i fundit i saj thuhet se "Martin Shkreli, një 29-vjeçar shqiptaro amerikan, është një nga themeluesit e parë ...
image
Grekët s'kanë heronj, ne ua shpallëm pavarësinë
Skënderbeu mund të jetë grek, aq sa ç'mund të jetë shqiptar, Eleuther Venizellosi". Kështu u përgjigjet deklaratave të artisë ultranacionaliste greke, "Agimi i Artë", historiani ...
image
Replikë çjerrjeve luftë nxitëse të Kristo Papës
Nuk mund të ndryshohen rrjedhat e historisë, nuk mund gjakun ta bëjë ujë! Ata, erdhën arbër, jetuan suliot, vdiqën si grek ...
image
Zbulohen eshtrat e mbretit anglez Richardi III
Besohet se shkencëtarët anglez janë shumë afër të dëshmisë së fundit se eshtrat e gjetur nën një parking, janë eshtrat e mbretit Richardi III, që ...
image
Regjisori Kastriot Saqipi i përkushtuar në skenën e Teatrit të Kumanovës
Regjisorin Kastriot Saqipi së fundi mund ta gjesh në Kumanovë, i përkushtuar pranë trupës teatrore shqiptare të Kumanovës. Kastrioti i mirënjohur si Kaqa në një ...
image
Plani Micotakis – Millosheviq për ndarjen e Maqedonisë
Në Maqedoni po debatohet lidhur me një libër grek të titulluar “Aleanca e Poshtër” e autorit Tahis Mihas, i cili hedh dritë mbi planet greko ...
Next