
“Në mes të meshkujve ndihem si “qershia mbi tortë”
Intervistoi: Entela Resuli
-Iva Mera është një nga vajzat e reja të ekranit, e cila bie në sy për hiret e saj. Edhe pse nuk di të gatuajë dhe këtë e pranon me plot gojën, ajo mendon se me emisionin e ri “Koha për të shijuar” do të mësojë sadopak të jetë një amvisë e mirë. Ajo është vajza e humoristit të mirënjohur të humorit Behar Mera. Iva nuk ka dëshirë që në jetën e saj profesionale ta udhëheqë fama e babait. Në muajin prill mbush një vit si zëdhënëse e një ndër klubeve më të mëdha futbollistike në vend SK Tirana. Në këtë detyrë nuk është thjesht një bukuroshe që del dhe lexon deklaratat për shtyp. Mera ka përfunduar studimet e larta për Marrëdhënie me Publikun. Në një ambient të rrethuar nga meshkujt, ajo e ndjen veten si “qershia mbi tortë”. Në fakt Iva nuk është një vajzë e panjohur për publikun. Në moshën 17 vjeçare ajo ka nisur të merret me modeling çka e bëri më pas të kalonte në ekran si prezantuese e disa emisioneve televizive.
Iva, sot është 8 marsi. Feston apo protestoni?
Sot është ditë e bukur pasi kudo ndihet fryma dhe aroma e gjinisë femërore. Në fakt ditën e kam të mbushur me aktivitete pune, por në darkë pa diskutim që do të gëzoj e festoj me mikeshat e mia. Po të kisha mundësi do të doja t’i uroja një e nga një të gjitha nënat dhe femrat shqiptare dhe po ashtu edhe mamin tim e cila sot (dje) ka zgjedhur të festojë këtë ditë me mikeshat e saj në Pogradec.
Por meqë po flasim për këtë 8 mars... Çfarë ju shqetëson si femër në këtë shoqëri?
Kur flasim për gjininë femërore në shoqërinë shqiptare duket sikur jemi në kohën ku të drejtat gjinore njihen, dëgjohen dhe respektohen. Në fakt po t’i hedhim një sy ligjeve për mbrojtjen e të drejtave të gruas, shikojmë që kemi një huazim të ligjeve më të mira të marra nga vendet nordike, ku femra është mbi bazën e gjithçkaje dhe mbrohet denjësisht. Kjo do të thotë që ligjet janë, ekzistojnë, por nuk gjejnë zbatim. Këtu marr shkas nga vrasjet e shumta dhe makabre që u ndodhin femrave në Shqipëri, trajtimit të tyre në opinionin publik, si dhe perceptimit të imazhit femëror që në zanafillë, në bërthamën e familjes mund të them me bindje pa dashur të zgjatem, që gjinisë femërore në shoqërinë shqiptar i mungon siguria dhe mbështetja e përgjithshme. Pa dashur të kthehem shumë në retrospektivë kujtojmë që brezi i prindërve tanë janë rritur dhe kanë trashëguar një kulturë familjare patriarkale, ku femra ishte një amvisë shtëpie, një makinë e palodhshme me funksionet e saj përkatëse. Në qytetin që jetojmë arrijmë të ndjejmë një ndryshim paksa të kësaj kulture, shohim që mashkulli sot përpiqet të jetë një partner dhe një prind i barabartë në kujdesin dhe rritjen e fëmijëve dhe krijimit të një familje, por a është ky fenomen i përhapur dhe përgjithësues edhe ne zonat rurale periferike, edhe në ato qytete ku syri ynë nuk arrin të shohë? Mjafton të numërojmë rastet makabre që media arrin të përcjell tek ne do të kuptojmë që ajo që ne shohim e përjetojmë çdo ditë është sipërfaqja e zbukuruar e një realiteti jo real e konkret.
E lamë pas 8 marsin. Ju punoni në Klubin Sportiv Tirana. Si u gjendët këtu?
Unë kam mbaruar studimet për Marrëdhënie me Publikun. Pavarësisht dëshirës sime për të qenë gjithnjë e pranishme në ekran, më duhej të vija në praktikë profesionin tim. Në fakt nuk e kisha menduar kurrë që do të punoja në një klub futbolli. Por në momentin që mora këtë ofertë e pranova me kënaqësi. Për mua është një eksperience e re dhe të dhuron emocione dhe ndjesi krejt të ndryshme nga ato që isha mësuar të marrë nga ekrani.

Sa kohë u bë që jeni pjesë e këtij klubi?
Me 18 prill mbush plot një vit që jam zëdhënëse e klubit të futbollit Tirana.
Për një vajzë si ju që deri më tani eksperiencat kanë qenë të ndryshme nga kjo aktualja, si është të menaxhosh një klub sportive ?
Roli im në këtë klub është shumë i vogël krahasuar me punonjësit e tjerë të cilët kanë përgjegjësi dhe detyra shumë herë më të vështira se sa unë. Por pozicioni im si zëdhënëse për shtyp është pozicioni më i dukshëm për audiencën dhe publikun. E gjithë ajo punë që realizohet dhe bëhet brenda dyerve të këtij klubi përcillet pikërisht nga unë. Të jesh zëdhënëse për shtyp e një klubi futbolli për mua është të injektosh te vetja emocione dhe ndjesi krejt të reja, të cilat ti nuk i ke të lindura apo të mësuara me kohën. Unë e quaj punë dhe përpiqem të jem e vëmendshme, edhe aty ku nuk arrij t’i kuptoj dhe perceptoj gjërat ashtu siç do të mund t’i bënte një djalë.
Si është dita e një zëdhënëseje në një klub sportiv?
Puna ime nis që herët në mëngjes, ku pa diskutim kafja e mëngjesit në zyrë shoqërohet me monitorimin e medies. Pas pasqyrës mediatike të cilën më duhet ta dorëzoj çdo mëngjes, oraret e tjera mbushen me ngjarje dhe raste spontane të cilat nuk i ke parashikuar. Një konferencë për shtyp, një deklaratë për shtyp, një njoftim, një kundërpërgjigje artikulli, herë një mbledhje e rastësishme arrijnë të mbushin gjithnjë ditën pa e kuptuar që orët kanë kaluar.
Një femër mes futbollistëve. Gjendeni si veshka mes dhjamit apo e "kërcënuar" nga ambienti mashkullor?
Jo ndihem shumë mirë. Shumë më pyesin për këtë gjë. Në fakt nuk jam unë e vetmja femër që punon në klubin e futbollit Tirana. Unë jam ajo më e dukshmja në publik. Gjithsesi të punosh në një klub të tillë si Tirana do të thotë të jesh si “qershia mbi tortë”. Ndihem me fat që rrethohem nga djem dhe vajza të cilët nuk janë vetëm kolegë pune për mua, por dhe miq shumë të mirë.
E kishe menduar ndonjëherë që do të kishe këtë punë, aq më tepër me futbollistë?
Në një klub futbolli? Asnjëherë. Jo vetëm që se kisha menduar, por edhe futbollin vetë si sport asnjëherë se kam ndjekur. Mund të them me bindje që gjithsej mund të kem parë 10 ndeshje futbolli nga fillimi deri në fund. Edhe sot që flasim përveç ekipit të Tiranës dhe disa ndeshjeve të rëndësishme, e kam shumë të vështirë të ulem e të ndjek një ndeshje me kënaqësi.
Modele, me pas studimet në një fushë tjetër, pjesëmarrëse në televizion. Ju kanë bërë mirë gjithë këto lëvizje apo...?
Kur kam filluar modelimin kam qenë vetëm 17 vjeç. Ishte si një aktivitet në kohën e lirë. Kurrë s’kam dashur ta kthej në profesion. Babai im më nxiste gjithmonë drejt shkollës dhe profesionit që duhej të zgjidhja. Për të puna në televizion ishte dytësore. Dhe kështu u përpoqa që shkollën ta quaja si objektiv parësore të cilën duhej ta përmbushja me sukses dhe nga ana tjetër mos të hiqja dorë nga dëshira dhe kënaqësia që më jepte ekrani. Kam dashur gjithnjë t’i ndërthurë të dyja! Këtu më kujtohet një këshillë e pedagogut tim Artan Fuga ku pas një diskutimi që patëm bashkë më tha: “Iva ti mund t’i bësh të dyja, s’ka asgjë të pamundur”. Dhe unë atë këshillë ndoqa. Mbarova shkollën, punoj në profesionin tim dhe pa diskutim pjesën tjetër të kohës ia përkushtoj ekranit dhe prandaj ndihem e lumtur.
Televizion
“Koha për të shijuar” me Ivën
Për një person që merret herët me televizion duket se është e vështirë të heqësh dorë përfundimisht. Ndaj, Merën do e shohim shumë shpejt, të gatuaj çdo ditë në ekranin e televizionit. Ajo do te jetë moderatore e një emisionin që ka kryekëput formatin e një programi gatimi. Me tigan në dorë ajo do i futet punës në kuzhinë.
Në shpejti do të shfaqeni me një projekt televiziv në “AS”. Na trego pak për të?
Është një ndër projektet e mia më të bukura që kam mundur të marr pjesë. Nuk bëhet fjalë për një program të thjeshtë. Bëhet fjalë për një format të mbushur më shumë elementë dhe një shkrirje e shkëlqyer e tyre. Është tamam “Koha për të shijuar”, ashtu siç e ka edhe vetë titullin programi. Në këtë emision ti mund të shijosh shumë gjera.
Ishte ide e juaja?
Jo, ishte ideja e autoreve të këtij programi të cilët punojnë në mënyrë të pareshtur në televizionin “Albania Screen”.
Sa herë në javë do të jetë emisioni dhe cila është tematike që ka?
Emisioni ka tematikë kuzhinën po krejt ndryshe nga ato që jemi mësuar ne të shikojmë dhe këtë e them me bindje. Emisioni do te jetë i përditshëm dhe çdo ditë do të serviren surpriza të ndryshme. Në këtë program nuk jam vetëm unë dhe kuzhinieri protagonist, por dhe shumë të ftuar të tjerë të cilët të gjithë së bashku do të shndërrojmë ato dy orë në kohën më të bukur të ditës.
Është hera e parë për ju në një format të tillë. Si e pritët?
Po kam prezantuar emisione me formate të ndryshme, për një target grup të caktuar për të rinj, apo edhe emisione për fëmijë siç ishte edhe ky i fundit “Performfest”. Por asnjëherë të tillë format. Jam shumë e lumtur për këtë gjë pasi më në fund më duket se do të mësoj të gatuaj.
Përveç punës çfarë angazhimi ka koha juaj e lirë?
Gjate javës jam e ngarkuar. Më duhet të jem edhe pranë klubit të futbollit, dhe në përgatitje të emisionit. Të them të drejtën fundjavën e pres me padurim. Përpiqem të shijoj çdo orë të fundjavës dhe të realizoj gjërat të cilat gjatë javës nuk mundem për shkak të kohës. Takimi me miqtë e mi më të mirë është patjetër një formë argëtimi. Tani kam filluar të luaj pak volejboll pasi jam shëndoshur akoma pa filluar emisioni.
Mendoni një dasmë tradicionale apo moderne?
Kur te vij momenti patjetër një dasmë tradicionale me të gjitha elementet dhe ritet përkatëse.
Po ju e uruat nënën tuaj në 8 mars?
Në fakt për shkak të ditës së sotme (djeshme) ku ajo nuk do të ishte në Tiranë, urimin dhe dhuratën ia bëra një ditë më herët, ku së bashku me mikeshën time më të mirë nxorëm mamatë për drekë.
Nga ana tjetër publiku ju njeh edhe si vajzën e humoristit Behar Mera. Si i keni marrëdhëniet me të?
Marrëdhënia ime me babin është më shumë se e veçantë. Mendoj që në varësi të kësaj marrëdhënie, vajza arrin të krijojë nga imazh të të atit, vetëvlerësimin për veten, shëmbëlltyrën e një mashkulli, si dhe shembullin e një familje në tërësi. Babai shërben gjithnjë si një shembull në jetën e vajzës për të ndërtuar botën jashtë saj. Përfshirja e babait në jetën time pa diskutim ka shërbyer si një përbërës themelor në zhvillimin e karakterit dhe përbërjes time. Babi më ka ndihmuar si një inkurajim verbal, ai ka qenë gjithnjë i pranishëm në jetën time, gjithnjë vigjilent dhe i ndjeshëm ndaj ndjenjave dhe emocioneve të mia.
Dita më e bukur e juaja?
Ditët pushim ku mund të bëj çfarë të dua pa më dashur të shoh orën.
Momenti më i keq në jetë?
Të gjitha ato momente ku të gjithë qeniet njerëzore lëndohen e tronditen shpirtërisht.
Nga një sondazh i kryer Instituti Shqiptar për Inovacion Social, rezulton se 82 për qind e të intervistuarve duan femra deputete. Në 384 njësi vendore janë në poste drejtuese vetëm 7 zonja.
Sondazhi, populli pëlqen gratë politikane, në parlament ka vetëm 15 për qind
Duket sikur gratë po fitojnë terren në përpjekjen e tyre për të qenë pjesë e strukturave vendimmarrëse dhe jo vetëm. Nuk arrijmë rastësisht në këtë rezultat. Ky është përfundimi i një sondazhi realizuar nga Instituti Shqiptar për Inovacion Social me temë “Pjesëmarrja e grave në politikë dhe vendimmarrje në Shqipëri”. Puna është bërë në harkun kohor Shtator 2012 - Janar 2013. Në të kanë marrë pjesë 2,986 persona në 12 qarqe të Shqipërisë dhe është realizuar me mbështetjen e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave (UN women) dhe Qeverisë Suedeze. “Nëpërmjet këtyre të dhënave, ne donim të identifikonim faktorët dhe aktorët që pengojnë ose nxisin pjesëmarrjen e grave në politikë dhe vendimmarrje dhe të nxisim një diskutim për gjetjen e mekanizmave më të efektshëm në realizimin e këtij qëllimi,” –tha z. Sokol Avxhiu, Drejtor Ekzekutiv i ISHIS-it. Nga analiza e të dhënave dhe krahasimi i tyre me një vëzhgim të ngjashëm në 2008, rezulton se është rritur dëshira së gruas për të shprehur vullnetin e saj nëpërmjet votës. Vihet re më shumë mbështetje për gratë në poste të larta drejtuese si kryeministre, presidente apo kryetare bashkie. 82 për qind e të intervistuarve mendojnë se gratë mund të punojnë si deputete, mesazh shumë optimist në prag të zgjedhjeve. Më shumë mbështetje ndaj kuotës gjinore (75% krahasuar me 50% në 2008). Roli i gruas në familje shihet më pak pengues për karrierën e saj në politikë se në 2008. Gjithashtu sondazhi vë në dukje se perceptimet për gratë dhe vajzat e përfshira aktualisht në politikë dhe vendim-marrje janë shumë pozitive. Ato shihen si të afta të marrin përgjegjësi, punëtore, të vendosura, të ndjeshme ndaj nevojave te qytetareve, të hapura dhe tolerante. Këto perceptime pozitive i shtyjnë të intervistuarit dhe sidomos gratë të jenë shumë pro përfshirjes së grave në poste drejtuese. Aktualisht në Shqipëri, gratë zënë vetëm 15.7 për qindt të Parlamentit, ndërkohë që përbëjnë gjysmën e popullsisë..Edhe në nivelin lokal, vetëm 7 gra janë në nivele drejtuese në 384 njësi vendore dhe vetëm 12.4 për qind janë anëtare të Këshillave Vendorë. Këto nivele përfaqësimi nuk u japin mundësi grave për të shprehur nevojat e tyre dhe për të adresuar çështjet prioritare për to. “Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013, partitë politike, vendimmarrësit dhe aktorët e tjerë duhet të informohen se shumica e njerëzve në Shqipëri pohojnë se gratë janë të nënpërfaqësuara dhe vetëm 82 për qind e të intervistuarve besojnë se një grua mund të jetë deputete. Një lajm shumë pozitiv përpara zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit 2013”, theksoi Koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Znj. Zineb Touimi-Benjelloun.“Vëzhgimi tregon se gratë kanë më shumë vullnet dhe ndihen gati që të bëhen pjesë e politikës dhe e vendimmarrjes pavarësisht mjedisit politik agresiv”, shtoi ajo.
Sondazhi i “IPR Marketing”, koalicioni i majtë 51%, ai i djathtë 45%
Koalicioni i majtë i kryesuar nga Edi Rama vazhdon të kryesojë kundrejt atij të djathtë të Sali Berishës. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj