EKSKLUZIVE/Çarten përkrahësit e regjimit, Ivanovin e quajnë ‘qelbësirë’ (FOTO)

Pasi që presidenti Gjorge Ivanov i dha mandatin liderit socialdemokrat Zoran Zaev kanë shpërthyer pakënaqësitë e para. Gazetari kontrovers Milenko Nedelkovski i afërt me pushtetin e deritanishëm ka goditur presidentin Ivanov, duke e quajtur “qelbësirë”.

“Tani ka arsye për të shtypur zyrën e tij tek ‘Rekordi’. Qelbësirë, njerëzit që protestuan dy muaj e gjysmë çdo ditë u ndalën duke u përkulur para zyrës tuaj. E tani kështu po i revanshohesh!!! Mua më ishte i qartë roli i juaj sorosoid, por ja tani u xhveshe para tërë popullit”. Atë që deshte e arrite. Të barazohesh me Boris Trajkovsin. VMRO në Maqedoninë bashkëkohore kishte dy presidentë dhe të dy ishin tradhëtar. Kjo është fakt historik.

(Statusi i tij në facebook)

Screen Shot 2017-05-17 at 4.24.31 PM

Comments

comments