Eksodi i kosovarëve, nis marshimi simbolik nga Mitrovica drejt Kukësit

0

Ne kuader te aktiviteteve te perkujtimit te “Eksod ’99”, kryebashkiaku i Kukësit.Bashkim Shehu ishte dje ne Mitrovice ku u prit nga Kryetari i Komunes, z.Agim Bahtiri. Gjate takimit mes dy kryetareve u bisedua edhe per situaten ne Mitrovice dhe per çeshtje te tjera me interes te perbashket.

Ata vleresuan si te shkelqyeshem bashkepunimin midis Mitrovices dhe Kukesit. Kryetari Shehu i shoqeruar nga Kryetari i Komunes Mitrovice Z.Agim Bahtiri, beri homazhe ne vendin ku u pushkatuan dhe masakruan qytetare te Mitrovices ne 15 Prill 1999 dhe tek varrezat e deshmoreve.

Gjithashtu Kryetari Shehu se bashku me Kryetarin Bahtiri dhe Kryetarin e Komunes Skenderaj Z.Bekim Jashari vendosen buqeta me lule dhe zhvilluan homazhe ne memorialin e Heroit Legjendar Adem Jashari.

Kryebashkiaku i Kukësit tha se “ngjarjet e Marsit ’99 dhe qendresa heroike deri ne flijim e familjes Jashari per lirine e Kosoves eshte epopeja me e lavdishme e historise se kombit. Memoria e shqiptarise duhet te ushqehet me keto vlera te cmuara e t’ua percjelle brezave se cfare cmimi ka liria. Eshte detyrim i cdo shqiptari te punoje per ndertimin e te ardhmes tone te perbashket europiane.” – perfundoi Shehu.

Manifestimi i 19 vjetorit te “Eksod ’99” nisi dje ne Kukes me hapjen e Panairit Kombetar te Librit, per te vazhduar sot ne Mitrovice, nga ku do te nise edhe marshimi simbolik drejt Kukes, ku do te zhvillohet edhe mitingu i madh.