Ekstradimi i “Ballist” Morinës, Rama bisedon me homologun kroat

Rasti i Ismail “Ballist” Morinës, tifozi shqiptar që ngriti dronin me flamur në stadiumin e Beogradit, ka qenë pjesë e diskutimeve që kryeministri Edi Rama zhvilloi kokë më kokë me homologun kroat në Mal të Zi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Edi Rama përmes një statusi në Facebook, pak ditë pasi gjykata e Kroacisë mori vendimin për ekstradimin e tij në Serbi, shkruan Top Channel.

“Në takimin me kryeministrin kroat, Plenkoviç u përcoll edhe ndjeshmëria e lartë e opinionit publik mbarëshqiptar për rastin e Ballist Morinës dhe u theksua nevoja për zgjidhjen më të arsyeshme të tij”, ka bërë me dije Rama.

Comments

comments