Ekstradimi në Serbi/ Vendimi përfundimtar për Ismail Morinën nga Gj.Lartë dhe ministri kroat

Procedurat për ekstradimin në Serbi të Ismail Morinës do të fillojnë vetëm nëse gjykata supreme e Kroacisë nuk rrëzon vendimin e gjykatës së shkallës së parë, e cila i hapte rrugë gjykimit dhe dënimit të tifozit kuqezi në Serbi. E përditshmja serbe “Novosti” ka botuar një intervistë me gjykatësin Pero Miloglav, e cila hapet me pyetjen: “ A po ekstradojnë kroatët huliganin me dron?”

Anëtari i gjykatës së Dubrovnikut thotë se ekstradimi do të ndodhë vetëm nëse gjykata Supreme konfirmon vendimin. Edhe pas kësaj, do të duhet që fjalën e fundit ta thotë Ministri i Drejtesisë, Davor Bosnjakovic, thotë Miloglav. “Novosti” shprehet se gjatë bisedës me gjyqtarin, ai ka thënë se në këtë çështje ka marrë mjaft kërcënime dhe ndërhyrje, sidomos nga vëllai i Ismailit. Gjykata e Dubrovnikut vendosi të ekstradojë Ballist Morinën, pasi për të rëndon një urdhër arresti i tetorit të vitit 2014, pas ngjarjeve që ndodhën në stadiumin e Bogradit, si autor i ngritjes se dronit me banderolën e Shqipërisë së Madhe. Morina u arrestua në qershor në Kroaci, ku po tentonte të kalonte kufirin pasi ishte kthyer në Shqipëri për vdekjen e babait.

Në këtë çështje është përfshirë edhe Tirana zyrtare. Një ditë më parë ministri i Drejtësisë kërkoi zyrtarisht që Morina të mos ekstradohet në Serbi pasi rrezikon t’i nënshtrohet përndjekjes politike. Komunikime për këtë çështje me autoritetet në Kroaci ka pasur edhe nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit. TV KLAN

Comments

comments