Eliza Dushku tregon historinë e saj: Jam përdhunuar seksualisht në moshën 12 vjeçare

0
4

Aktorja me famë ndërkombëtare Eliza Dushku ka tronditur mbarë botën me deklaratën e saj ku thuhet se është abuzuar seksualisht që prej moshës 12 vjeç.

Aktorja thotë se abuzimi ka ndodhur 25 vjet më parë, gjatë xhirimeve të “True Lies” nga Joel Kramar.
Aktorja ka rrëfyer se 25 vite më parë, Joel e kishte mashtruar duke e dërguar në një dhomë hoteli me premtimin e bërë prindërve të saj se do ta dërgonte për not në një pishinë. Aty ai e kishte dhunuar seksualisht edhe pse ajo kishte kundërshtuar. Në atë kohë ajo ishte 12-vjeçe ndërsa ai 36. /LajmiFundit/

Comments

comments