Emërtimi i rrugëve në Maqedoni, shqipja e padëshirueshme (Foto)

Nga Mehmet Latifi/INA

Në Strugë, por edhe në qytetet tjera të banuara me shqiptar, madje edhe me shumicë shqiptare, përkundër “harmonisë së pushtetit qëndror dhe atij lokal”, akoma nuk është krijuar klimë pozitive për ndryshimin e emrave të rrugëve, shesheve dhe objekteve, që është në kompetenca të Këshillave komunale, për tu verifikuar pastaj edhe nga instanca të tjera të niveleve më të larta-pos mos e thëntë Zoti që të gjitha këto varen vetem nga ndonjë Shehtanski, ose ndonjë “shejtanski” tjetër, siç ka ndodhur në të kaluarën, si p.sh. me emërtimin dhe abrogimin e vendimeve të këshillit të Tetovës-për dhënjen e titullit “Qytetar Nderi” të qytetit të Tetovës, për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, apo edhe me rastin e emrimit të shkollave fillore në Çair, informon INA.

Konkretisht në Strugë, (mbase edhe në qytetet e komunat tjera), akoma kemi emra të rrugëve që mbajnë emrat jo vetem që janë nga ish sistemi, por janë emra të institucioneve tërësisht inekzistente, qoftë edhe në vendin e origjinës së tyre, si p.sh “JNA” (Jugosllovenska Narodna Armija)! Po ku ka sot Jugosllavi? Po ku ka sot JNA?..Ky emërtim, ky titular nuk ekziston fare tani plot një çerek shekulli, etj etj.

Në kohën që po jetojmë dhe veprojmë, që po e konsiderojmë dhe ashtu po trajtohet si kohë e dekomkracisë dhe demokratizimit të shoqërisë, atëhere edhe emrat e rrugëve, shesheve dhe objekteve duhet të pësojnë ndryshime të domosdoshme dhe imedijate, sepse me emrat e tipit “JNA” jemi bërë gaz i botës.

Emrat e rrugëve, shesheve dhe objekteve munden të ndërrohen duke bërë një kategorizim dhe vlerësim real me ndihmën e patjetërsueshme të ekspertëve të fushave të ndryshme. Poashtu duhet vlerësuar dhe rivlerësuar edhe emrat që duhet mbetur, emrat që duhet zëvëndësuar dhe emrat e përgjithshëm europian dhe botëror.

Mbase shembulli konkret nga Zara-Kroaci do të shërbente si një nga modelet me emrat siç janë edhe emrat e “Mbretëreshës Teuta”, “At Gjergj Fishtës”, “Skenderbeut” ( edhe pse jo origjinal), “Rruga Bregdeti” e shumë e shumë të tjera….

Në vazhdën e aktiviteteve dhe obligimeve që dalin nga obligimet dhe detyrimet në organet e pushtetit vendor, qoftë të administratës dhe sidomos të Këshillit të Komunës së Strugës, rezulton edhe emërtimi dhe riemërtimi i rrugëve, shesheve, objekteve dhe institucioneve.

Për të realizuar këtë proces që fare nuk është i lehtë dhe i thjeshtë, për shkak të kompleksitetit që kjo problematikë ngërthen në vete, duke pasë parasysh se komuna e Strugës akoma nuk ka sjellë Statut të ri në harmoni me ligjet e pushtetit lokal.

– Në rend të parë, duke pasë parasysh multietnicitetin e strukturës së popullatës së Komunës së Strugës, këto vendime për ndryshimet eventuale detyrimisht duhet sjellur me miratimin e shumicës-2/3 e këshilltarëve në Këshillin e Komunës;
– Krahas miratimit të shumicës qoftë apsoloute, qoftë shumicës teknike, këto vendime sillen edhe detyrimisht sipas sistemit të BADINTERIT.
– Paraprakisht, duhet krijuar trupa punuese profesionale nga të dy, respektivisht nga të gjitha palët e interesuara, ku do të debatohet për emrat konkret dhe listat e përpiluara të emrave që do të bëhen temë diskutimi në seancën përkatëse;
– Këto trupa profesionale, respektivisht grupe ekspertësh, duhet përbërë nga historian, publicist, gjeograf-demograf, sociolog, etnolog, jurist etj, për të pasë një qasje sa më të gjërë në drejtim të argumentimit pro dhe eventualisht kundër një emri të caktuar, duke dhënë vlerësim me plot përgjegjësi dhe kompetencë.
– Poashtu, këto konsultime, propozim-vendime, duhet kaluar nëpër duart e Komisionit të Këshillit të komunës, Komisionit për marëdhënie ndërnacionale e mbase edhe ndonjë filtër tjetër.

Emërtimi dhe riemërtimi, mund të realizohet në mënyra dhe versione të ndryshme, por versionet më të pëlqyera mund të konsiderohen këto: versioni i parë i ndarë në katër grupë, ose proporcionalisht 25:25:25:25%; dhe grupi-versioni i dytë, i ndarë në 1/3:1/3:1/3.

VERSIONI I PARË:

– definimi i listës së emrave shqiptar që lidhen me historinë, kulturën, trashëgiminë kulturore, të arriturat në të gjitha fushat, dhe kanë shënuar epokën shqiptare.

– definimi i listës së emrave maqedonas – që ruajnë traditën, simbolikën, trashëgiminë, të arriturat në të gjitha fushat për popullatën maqedonase, që nuk fyejnë ndjenjat kombëtare të të tjerëve.

– definimi i listës së emrave që lidhen me historinë zhvillimet, kulturwn, sportin, artin dhe të gjitha të ngjarat në rajon; – në të gjitha aspektet, qoftë si personalitete historike, kulturore, krijuese, shënime toponimike etj, si p.sh. “Via Egnatia”; rruga e Ohrit;…rruga e Dibrës;…rruga e Pogradecit etj

– definimi i listës me emra që kanë lënë gjurmë dhe kanë shënuar epokën ose ngjarjet botërore – që kanë shënuar epokën e caktuar, ose janë figura nga fusha të ndryshme, ngjarje të caktuara të historisë, humanizmit, etj etj

VERSIONI I DYTË:

– lista e emrave të rrugëve që duhet mbetur edhe më tutje, pavarësisht nga përkatësia kombëtare – duhet përfshirë listën e emrave aktual që duhet mbetur edhe më tutje, duke vlerësuar në mënyrë të drejtë mbrojtjen e ndjenjave të popullatës në përgjithësi, e në rënd të parë të shqiptarëve;

– lista e emrave të rrugëve që duhet ndryshuar-riemruar, pavarësisht nga përkatësia kombëtare – është lista e emrave që do të përzgjidhen me konsenzus ose përlqim të shumicës së trupit të përbashkët punues profesional, që do të dalin para këshilltarëve; dhe

– lista e emrave të përgjithshëm europian dhe botëror – që përmban emrat nga lista e personaliteteve dhe ngjarjeve botërore, është si në versionin e parë.

Megjithate, emrat siç janë: Skenderbeu, Nënë Tereza e të ngjashëm, nuk mund të konsiderohen si emra nga lista e emrave të shqiptarëve, sepse ato janë figura madhore të mbarë njerëzimit dhe qytetërimit botëror. (INA)

Comments

comments