Eneda Tarifa i përlot të gjithë me historinë që tregoi: Më gjuante, më shfrytëzonte kur isha shtatzënë

0

Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa i ka përlotur të gjithë me publikimin e një historie në Instagram. Ajo thotë se kjo është një nga historitë që e ka lexuar në koncertin e bamirësisë “Ende ka jetë”.

“Në fillim ishim të lumtur. U njohëm në Greqi dhe gjithçka mes nesh shkonte për mrekulli. Pastaj, kur mbeta shtatzënë e kur mendoja se do të përjetoja emocionet më të bukura, në pritje të fëmijës së parë, jeta ime u përmbys e u nxi e gjitha.

Ai u bë i dhunshëm dhe shumë i rrezikshëm. Më gjuante, më ofendonte dhe më shfrytëzonte ndërkohë që isha shtatzënë.

Për vite me rradhë jetuam kështu, me dhunë.

Edhe kur erdhi fëmija i dytë, i tretë… asgjë nuk ndryshoi, përkundrazi ai nisi t’i keqtrajtojë edhe ata.

Sillej keq, nuk na donte e na linte edhe pa bukë.

Unë punoja por lekët mi merrte gjithmonë ai.

Kisha frikë dhe nuk kisha mbështetje askënd deri në momentin, kur dikush më zgjati dorën dhe më ofroi mbrojtje, mua dhe fëmijëve.

Tani jam këtu, e ndihmuar nga organizata që më riktheu në jetë, ndërsa ai është aty ku e meriton, në burg!

Tani ndjehem e sigurtë. Çfarëdo që të ndodhë, nuk do të dorëzohem më, asnjëherë”.

Nje nga historite qe lexova ne koncertin e bamiresise “Ende ka jete”. /Syri.net/