Video/Enveri nga Bujanoca, njeriu që barti 1400 “xhenaze” nga Zvicra në Kosovë dhe Preshevë

Në Zvicër, aktualisht jetojnë mbi 400.000 myslimanë, shumica shqiptare nga Kosova për te cilet  ka vetëm dy funerale islame. Një prej tyre është Solothurn qe dretjohet nga Enver Fazliu. Së bashku me babain e tij, ai siguron se kalimi nga jeta në vdekje kryhet sipas traditave të Islame.

Fazliu thotë e nga viti 2005 deri më tash ka bërë riatdhesimin e afër 1400 kufomave ne vendlindjet e tyre. 

Babai i Enverit, Naimi, një besimtar i devotshëm, prej kohësh bënte pastrimin dhe përgatitjen e kufomave myslimane me Zvicër për sipërmarrje tjera. Por, me rastin e vdekjes së gjyshes së tij, bënë që të mendonte për një punë tjetër, që do t`ua lehtësonte punën bashkekomabsve dhe te tjere në rastet e vdekjes në vend te huaj. Dhe ketu si duket i lindi edhe ideja për ndimuar bashkekombasit e tij ne këtë drejtrim duke hapur kompaninë e tij me emrin “Ahireti”. Sipas Fazliut, vetem pesë për qind  që jetojnë në Zvicër e muslimanëve duan qe te varrosen ne Zvicër. Shumica e të ndjerve janë transferuar në shtëpinë e tyre. Ky udhëtim i fundit kushtoë 3000 franga, njfotn agjencia e lajemeev “Presheva jonë” duke ju referuar TV Zviceran-SRF  (“Die meisten Verstorbenen werden in ihre Heimat überführt. Diese letzte Reise kostet bei den Fazlijis 3‘000 Franken“)

Ky është Enver Fazliu (32) nga Letovica e Bujanocit, shqiptari ky i vetëm në Zvicër që udjheheq me bain e tij Naimin një kompani varrimesh për myslimanët ne këtë vend. Enveri, kur erdhi me prinderit në Zvicer kishte vetem 6 vjeç. Pas shkollmit të obligueshëm, ai ndjek stujdimet profesionale ne arkivist në Bibliotekën e Solothurnit.

 

Fazliu në vitin 2005 ka themeluar kompaninë e tij me emrin “Ahireti”, në Bellach (SO) që ofron shërbime funerale, trasportimine  kufomave nga Zvicra ne drejtim te Kosove, perfshire këtu edhe ata ne Luginen e Preshevës .  “Në vitin e parë të punës, kemi pasur vetëm 4 kufoma. Kurse në vitin 2016 ka pasur 250 kufoma.70 % e kufomave që dërgohen nga Aeroporti i Cyrihut, destinacion kanë vendet e Ballkanit, shumica e tyre Prishtinën. ” tregon Enver Fazliu ne nje emison spcail ne TV zviceran (SRF), transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Ne fund z.Fazliu pohoin se keshtu ka ndodhur me gjeneratën e parë të emigrantëve që kanë dëshirë të varrosen në atdhe, duke shtuar se  gjeneratat e reja ndoshta do te kekrojnë që varrimin ta bëjne në Zvicër, ku janë sighruar terrene, mbi 30 lokacione ku mund të varrosen edhe myslimanët.

Comments

comments