Episodi i 10-të i “Metamorfozës” sjell ndryshimin e veçantë të Arijanës nga Peja (Video)

Emisioni “Metamorfoza” nga Suzana Mushkolaj ka sjell një ndryshim mjaft të veçantë edhe këtë javë. Personazhi i radhës që provoi ‘metamorfozën’ ishte Arijana, një 22 vjeçare nge Peja. Ajo fillimisht vendosi të bënte një rregullim estetik tek dhëmbët e saj, nga ku fitoi buzëqeshjen që gjithmonë kishte dëshiruar.

Më pas, moderatorja Mushkolaj e cila shquhet për stilin unik në të veshur, e dërgoi personazhin javor në një nga butiqet e Prishtinës, ku edhe bënë përzgjedhjen e veshjeve me të cilat Arijana do të shfaqej në shndërrimin e saj në fund të emisionit.

Momente gjatë përzgjedhjes së veshjeve

Dora e fundit u takoi grimeres Sellma dhe parukierit Kaci, të cilët rregulluan në formën më të mirë për daljen e saj finale.

Në fund, Arijana pa ‘metamorfozën’ e saj në pasqyrë, nga ku ngeli e habitur po aq sa edhe e lumtur me pamjen e saj të re.

Comments

comments