Erdogan kërkon ekstradimin e puçistëve nga Greqia

“Kam një thirrje për gjyqësorin grek. Drejtësia e vonuar, drejtësi e mohuar. Në lidhje me këtë çështje ekstradimi i tyre është i mundur në Turqi”, tha presidenti Erdoğan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras i ka bërë thirrje gjyqësorit të Greqisë për ekstradimin e pucistëve të cilët u arratisën në Greqi pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik 2016 në Turqi.

“Kam një thirrje për gjyqësorin grek. Drejtësia e vonuar, drejtësi e mohuar. Në lidhje me këtë çështje ekstradimi i tyre është i mundur në Turqi, nëse është e nevojshme kjo mund të arrihet edhe nëpërmjet vendosjes në veprim të ministrave tanë të drejtësisë. Siç e dini në Turqi nuk bëhet fjalë për tortura apo dënim me vdekje. Këta janë persona që kanë kryer një grusht shteti”, deklaroi Erdoğan në lidhje me ekstradimin e të akuzuarve të FETO-s.

Pasi ka vënë në dukje se Marrëveshja e Lozanës nuk përfshin vetëm çështjen e Egjeut, Erdoğan tha se “Të mos e përfundojmë këtë çështje menjëherë duke e mbyllur Lozanën në Egje. Përveç kësaj bëhet fjalë edhe për çështje të ndryshme. Çfarë janë? Sovraniteti territorial. Ne nuk kemi asnjë problem në lidhje me integritetin territorial. Një gjë të tillë nuk e kemi sjellë në rendin e ditës në asnjë vend as unë e as kolegët e mi. Këtu ka një çështje në lidhje me xhaminë Fethije. Kemi një problem në lidhje me xhaminë në Athinë. Ndërkohë që në Turqi deri më sot se nuk kemi përjetuar ndonjë problem me kishat e të krishterëve”.

Ndër të tjera në lidhje me emërimin e muftive dhe jo për zgjedhjen e tyre, Erdoğan thekson se “Sipas meje para së gjithash është një çështje shumë serioze emërimi apo përzgjedhja e kryemuftive në Thrakinë Perëndimore. Unë kam besimin se i nderuari kryeministër do të hedhë hapat e nevojshëm për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Duhet të interesohemi për këtë çështje, ata duke i besuar drejtësisë së tyre dhe ne miqësisë tonë”.

Presidenti Erdoğan ka bërë të ditur se një çështje tjetër të cilën e ka ndjekur nga afër është çështja e negociatave për Qipron ku në lidhje me këtë tha se “Në këtë proces të cilin e kam ndjekur e di shumë mirë se cili është tërhequr nga tryeza. Në lidhje me këtë çështje mund të jap me lehtësi të gjitha dokumentacionet dhe informacionet. Unë mendoj se këtë mund ta tejkalojmë duke u treguar të ndjeshëm dhe duke treguar kujdes. Duhet gjetur një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për problemin e Qipros”. /Lajmi.net/

Comments

comments