Erzen Rrustemi kampion bote, nokautoi kundërshtarin që raundin e dytë (VIDEO)

Erzen Rrustemi kampion bote, nokautoi kundërshtarin që raundin e dytë (VIDEO)

Boksieri shqiptar Erzen Rrustemi ka arritur të nokautojë që në raundin e dytë Ricardo Ramirezin në përballjen që u mbajt në Aarhus të Danimarkës, në organizim të kompanisë së njohur për evente boksi në Europë, “Sauerland Event”.

Ai me këtë fitore u kurorëzua me titullin kampion botëror në peshat e rënda në versionin WBF ( World Boxing Federation Heavyweight ).

Gjilanasi Erzen Rrustemi (11-11 (9 KO)-0-0), qe jeton ne Zvicer ishte më i përgatitur dhe më i mirë gjatë minutave  kundër argjentinasit 36 vjeçar, Ricardo Humberto Ramirez, i njohur me nofkën “El Tigre”.

Mbështetje të madhe Erzenit i dhanë edhe tifozët e shumtë shqiptarë që e mbështeten nga afër.