Erzen Rrustemi kampion i botës në boks në versionin WBF (FOTO/VIDEO)

Qyteti Aarhus në Danimarkë, qyteti i dytë për nga numri i banorëve pas Kopenhagës në Danimarkë, i cili është shpallur “Qyteti europian i kulturës për vitin 2017” ishte qytet nikoqir ku boksieri shqiptar i peshave të rëda, Erzen Rrustemi, pas fitores me KO në raundin e dytë, kundër argjentinasit Ricardo Humberto Ramirez, shpallet kampion i botës në versionin WBF, duke intonuar në sallë Himnin dhe duke ngritur flamurin kombëtar në “Ceres Arena” në Aarhus.

Mehmet Latifi/ speciale nga Aarhus-Danimarkë

Kompania e mirënjohur për organizimin e ngjarjeve të mëdha sportive e sidomos të ndeshjeve të boksit elitar në Europë, “Sauerland Event”,  për kënaqësinë e sportdashësve e sidomos sportdashësve shqiptar, në qytetin Aarhus, por edhe nga qytetet tjera të Danimarkës, Gjermanisë, Zvicrrës etj, të cilët u nderuan me paraqitjen në ring të  boksierit shqiptar të peshave të rënda, që kësaj here boksoi në peshat supërtërënda, peshat absolute, për titullin vakant të  kampionit të botës në versionin WBF (World Boxing Federation Heavyweight title), Erzen Rrustemi..

Fjala është për ndeshjen e zhvilluar palestrën sportive “Ceres Arena” në qytetin Aarhus, ndërmjet boksierit shqiptar  që jeton dhe vepron në Zvicërr, dhe bokson me flamurin kombëar shqiptar,    Erzen Rrustemi  (12-12 (10 KO)-0-0),  dhe kundërshtarit të tij, argjentinasit  36 vjeçar, Ricardo Humberto Ramirez, i  njohur me nofkën “El Tigre” (17 – 14 (11 KO) – 3 (3 KO) – 0),  nga Perito Moreno, Santa Cruz, Argjentinë, boksier që është i njohur edhe për ndeshjen që ka pësuar humbje kundër boksierit me origjinë nga Las Vegasi i Nevadës në SHBA, që jeton dhe vepron në Szczecin (Shqeqin) të Polonisë, Izuagbe Ugonoh (Izu Ugonoh), për titullin  ËBO Afrika, të zhvilluar në Zelandën e Re.

Erzen Rrustemi, boksieri shqiptar,  gjatë karierës së tij ka zhvilluar 12 ndeshje dhe ka shënuar po aq fitore, prej të cilave 10 me KO, dhe pikërisht ndeshjen paraprake ai e ka zhvilluar kundër një boksieri argjentinas – Ruben Angel Mino-, të cilit i shkaktoi humbjen e parë në karierën e tij dhe ate me KO në karierën e tij, pas 30 fitoreve radhazi të gjitha me KO.

Ndeshja ndërmjet Erzen Rrustemit dhe Ricardo Humberto Ramirez, pos spektatorëve në sallë ku kishte mjaft shqiptar, përcillej edhe nga Hoëard Goldenberg, president i WBF-së, nënpresidentja Diana Spasova dhe drejtori ekzekutiv Olaf Schoeder, të shoqëruar nga presidenti i”Sauerland team” Nisse Sauerland. Aty ishin edhe personalitete të shumta të boksit botëror si  p.sh. Tyson Fury  i cili më  28 nëntor të vitit 2015 e mundi Vladimir Kliçkon.

Erzen Rrustemi, pregatitjet e fundit fizike dhe taktiko teknike i ka zhvilluar nën përkujdesjen e trajnerit Bruno Arati dhe ndihmësit të tij nga Kuba, ndërsa aspektin taktiko-strategjik e ka bërë në bashkëpunim me trajnerin shqiptar, Agron Kurtishin nga Gostivari, i cili edhe ka qëndruar në këndin e ringut të Erzen Rrustemit në cilësinë e sekundantit, për ta “udhëhequr” ndeshjen.

Pikërisht kjo strategji e përcaktuar ndërmjet Erzen Rrustemit dhe Agron Kurtishit, në raundin e parë më shumë hapsirë vlerësuese-verifikuese i është dhënë kundërshtarit, duke shfrytëzuar kundërgoditjet, një nga të cilat e përplasin Ramirezin në dysheme që në raundin e parë. Mirëpo, që nga fillimi i raundit të dytë, Erzen Rrustemi e dominon ringun dhe pas disa tentimeve, një goditje në cak (në kokë) e detyron Ramirezin përsëri të shtrihet në dysheme. Vazhdimi i raundit të dytë ka qënë fatal për Ramirezin dhe fitore për Erzen Rrustemin, pas një goditje në “plexus” Ramirez më nuk ishte në gjendje ta vazhdojë ndeshjen dhe referi në ring shpallë fitues dhe kampion të botës Erzen Rrustemin, duke e stolisur me brezin e kampionit të botës në versionin WBF.

“Përkundër fitores së dëshiruar dhe të shënuar, jo vetëm për kënaqësinë time, të familjes time, shokëve, miqëve dhe përkrahësve të shqiptarëve të shumtë nga mbarë bota, ndihem paksa i zhgënjyer me neglizhencën e mediale elektronike vizuele-televizioneve shqiptare, sidomos atyre kombëtare, që nuk e panë të udhës të sigurojnë transmetimin, por këtë e bënë-për habi- një kompani teevizive serbe”- u shpreh Erzen Rrustemi në bisedën telefonike dhe shtoi:

“Respekt dhe konsideratë të veçantë për stafin dhe ekipin e RTV “Zëri i Kosovës” në Kopenhagë, që përkundër largësisë gjeografike, ata ishin të pranishëm në këtë ndeshje dhe bënë të mundur një numri të konsideruar të tifozerisë sportdashëse shqiptare  që ta përcjellin transmetimin drejtëpërdrejti. Me këtë rast dua tu faleminderoj të gjithë atyre që mëmbështetën më dhanë kurajo dhe RTV “Zëri i Kosovës”, duke shpresuar se nuk janë zhgënjyer, por përkundrazi, janë dëshmitarët që Kosovës, dhe shqiptarëve anekënd u sollëm një titull të kampionit të botës në boksin profesionist, ate u kisha premtuar dhe e mbajta fjalën”-përfundoi Erzen Rrustemi.

Vlen të theksohet se ndër bartësit e këtij titulli botëror  në versionin WBF, ka qënë edhe një nga legjendat e boksit profesionist botëror, Evander Holyfield dhe ate dy here: për herë të parë për titullin vakant  kundër  Frans Botta më 10 prill të vitit 2010 dhe ka shënuar fitore me KO dhe së dyti më datë 22 janar të vitit 2011, kundër Sherman Ëilliams me NC. (INA)

erzen

erzen 4 erzen 3

erzen2

Comments

comments