Është rënd ta thuash të vërtetën

Nazmi Beqiri/

Është rënd të thuash se unë i kam fajet që e lash situatën të rridhte kështu, duke i emëruar shokët në vende përgjegjëse të lëvizjes sonë. Është rënd, ngase nuk e ke ditur se shokët që s’i mposhti, ndali e as frikësoi as çështja sociale, as burgu, as lufta e as vdekja e po t’i i thyeka lakmia.
Është rënd të thuash se shokët devijuan pasi u emëruan në poste përgjegjëse, kur ato poste ata kanë mundur t’i kishin pasur edhe para lufte, siç i kishin shqiptarët tjerë. Madje, edhe më me siguri se të tjerët e asaj kohe, ngase ka mjaftua vetëm mua të më kishin spiunuar ose edhe likuiduar (pse jo). Mos unë u kushtoj atyre më shumë se të gjithë bijtë e nënave???!!!
Është rëndë të thuash të vërtetën nga shokët e veprimtarisë, se si të thuan se në post politik është lehtë, por në ekzekutiv nuk mund të veprosh si të duash dhe fare nuk tregojnë se pse është zor. Kush e krijon atë zor? Kush ma pengon veprimin e duhur? Është e rënd të thuhet se ata nuk i pengon kurrfarë ligji për të vendosur më mirë për shqiptarët, e aq më pak kur veprimet në shtet nuk mund të zhvillohen pa nënshkrimin e tyre.
Është rënd të thuash se u shitën shokët ose u blen nga maqedonasit, gjegjësisht nga udhëheqja e tyre shtetërore, kur ata këtu hanë, këtu dëfrehen krejt në mënyrë të lirë, ngase, kur ta shesësh tokën se punon dot!!!
Është rënd ta thuash të vërtetën se si i sheh shokët tek i largojnë nga lista e punësimit e avancimit, e regjistrimit, bursimit një bashkëluftëtar, një shqiptar të devotshëm, një të ri të pa indoktrinuar nga të tjerët, një fëmije të një shoku apo edhe të një komandantit të tyre i cili nuk mendon apo vepron si ata!!!
Se u korruptuan???
Është rënd të thuash se e dëgjon fjalën nga bashkëluftëtarët e bashkë organizatorët “se nuk duhet folur shqip pa të thënë Ali Ahmeti”!!!
Është rënd t’i regjistrosh këto fjalë të shokëve, për të cilën gjë dje nuk u kishte ardhur rënd që edhe për atë gjuhë e kishin kapur armën.
Është rënd të thuash se si një funksionar nuk mund ta çojë drejtësinë në vend, me çdo rregullsi dokumentesh, e ai që quhet Kryeministër i thotë se ka dokumente të falsifikuar, në kohën kur nuk ka kurrfarë procedure kontestimore gjyqësore për një gjë të tillë, e në të njëjtën kohë e llogaritë si punë të frytshme numrin e drekave dhe darkave.
Është rënd të thuash se i duhur, i bollshëm, nuk është as ligji i propozuar prej partive shqiptare te ne, ngase në kushtetutën aktuale ligji për gjuhën jo që është plotësues për përdorimin e gjuhës në tërë shtetin, në administratë e udhërrëfyes komunikacioni, por në brendinë e saj ajo (kushtetuta) e ngërthen edhe të folurit zyrtar edhe në ushtri e organet ushtarake brenda këtij shteti.
Është rënd të thuash të vërtetën se po të ishte nxënës i imi në fillore akademiku Mitko Maxhunkov do ta kisha ngelur në klasë. Ngase, a e pranon logjika e ndarjes (qoftë si nevojë apo dëshirë – qoftë edhe e sëmur), për bashkëngjitje me Shqipërinë ëmë, e cila nuk do na pranonte (gjithherë sipas akademikut) në përbërjen e saj, nëse ne (shqiptarët në Maqedoni) paraprakisht këtu ku jemi nuk do t’i bënim paratë në dy gjuhë, uniformat në përgjithësi dhe gjuhën në tërësi të shtetit, e haj medet, në “Shqipërinë e madhe” nuk po na pranojshin pa i pas monedhat dhe uniformat edhe në gjuhën shqipe.
Po e përfundoj me kaq, sepse ndoshta më duhet të ngelë shumë….

Comments

comments