Evropianët përdorin mesatarisht 2.4 GB internet në muaj

Evropianët kanë përdorur mesatarisht 2.4 GB internet të operatorëve telefonik në muaj gjatë vitit 2017.

Sipas të dhënave të “Global Data”, finlandezët prijnë bindshëm në Evropë me mesatare prej 13.3 gigabajt internet me kartelë për muaj, që është më shumë se dyfishi i ndjekësit Austria, në të cilin vend qytetarët shfrytëzojnë 5.7 GB internet në muaj.

Polakët dhe rusët janë dy popujt tjerë që përdorin më së shumti, ndërsa Ukraina, Sllovakia, Çekia dhe Gjermania përdorin më pak, mesatarisht nën 1 GB internet në muaj. /Gazeta Liria/

Comments

comments