Facebook hap streaming video në 360 gradë

Facebook synon ende frontin e videos. Sipas Techsot.al, hapet mundësia e lançimit të videove direkte përmes paltformës Streaming të filmave në 360 gradë, për të gjithë përdoruesit. Duke nisur nga profilet e tyre, apo nga faqet. Dmth kushdo që ka një fotokamerë kompatibilie, si Gear 360, e sapolancuar nga Samsung, apo nga Nokia Ozo profesionale, mund të lancojë videon e tij “live”.

Risia sipas TechSot.al, e njoftuar nga kompania Facebook në blogun e saj, do të jetë gradualisht i disponueshëm në nivel global.

Kështu njësoj si për videot, Facebook njofton edhe “Live 360 gradë” që do të kenë audio e llojit hapësinor, formati që i jep spektatorit, efektin e tipit “Sorround”. Për momentin thekson kompania e Zuckerberg, nuk janë ende videokamerat që integrojnë këtë lloj teknologjie, por do të jenë të disponueshme shumë shpejt.

Aktualisht mund të shfrytëzohet për këtë qëllim, mikrofoni ambisonik.

Comments

comments