Fasulja është më e mirë se çdo copë mishi!

Nëse ju vonohet paga dhe nuk keni para për të blerë mish, blini një kilogram fasule. Jo që fasulja është më e lirë, por edhe njëqind herë më e shëndetshme.

Këto janë faktet më të reja të cilat e konfirmojnë këtë konstatim.

Shkencëtarët, hulumtimi i të cilëve është publikuar në revistën “Journalof Food Science”, theksojnë që fasulja është zëvendësimi më i mirë për mishin e kuq, sepse ka burim të shkëlqyeshëm të proteinave dhe nxit ndjenjën e ngopjes.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 28 persona. Pjesëmarrësit janë ndarë në dy grupe. Njëri grup për drekë ka ngrënë mish të kuq, ndërkaq grupi tjetër fasule.

Të dy racionet kanë pasur pjesë të njëjtë kalorish dhe yndyre. Mirëpo, dreka me mish të kuq në vete përmban 26 gramë proteina dhe 3 gramë fibra, ndërsa dreka me fasule ka gjithsej 17 gramë proteina, mirëpo madje 12 gramë fibra.

Pjesëmarrësit tri orë pas ngrënies kanë plotësuar pyetësorin nëpërmjet të cilit kanë treguar se sa janë të ngopur, transmeton Telegrafi.

/Telegrafi/

Comments

comments