Fatimja në “aksion”

Fatimja në “aksion”

Dhuna e 27 prillit, dorëzimi i mandatit për formimin e qeverisë, negociatat për ndarjen e kulaçit qeveritar, kanë nxjerrë nën hije Prokurorinë Speciale Publike (PSP). Për këtë pak fajin e kanë edhe vetë nga kjo prokurori, prej ku moti kohë nuk kanë hapur ndonjë rast të ri, shkruan Gazeta Lajm.

Ndërkohë ju sjellim një fotografi të prokurores Fatime Fetai nga koha kur ishte në kulm “lufta” e kësaj prokurorie me pushtetin. Vetë ashpërsia e fotografisë tregon edhe ashpërsinë e asaj lufte. Fotografia është shkrepur në kohën kur merrej në pyetje ministrja në largim, Elizabeta Kançveska Milevska për rastin “Tenderi”. Kançveska Milevska është e dyshuara numër një nga katër të dyshuarit në rastin “Tenderi”.