Fatmir Izairi model i një kryetari

KDP

Administrata komunale, nën drejtimin e Izairit ka bërë depërtime serioze edhe në infrastrukturë: 7.3 milion euro investime në ujësjellës dhe kanalizime, shumë rrugë e rrugica të shtruara.

Në përballjen e deritashme të ofertave, po edhe të llogaridhënies, për zgjedhjet lokale të 15 tetorit, kandidatët po mundohen të joshin votuesit me programe e projekte nga më të ndryshmet dhe, rrallë, shumë rrallë, kanë kurajon të pranojnë se diçka edhe mund të mos bëhet. Thjeshtë, për shkak të çmimit apo edhe kompetencave çfarë i kanë aktualisht komunat tona.

Pesëdhjetegjashtë vjeçari, Fatmir Izairi, i është rrekur sfidës të garojë për të tretën here për postin e të parit të komunës së Zhelinës. Ata që e njohin, po edhe ata që nuk e duan, ia pranojnë aftësinë aftësitë menaxheriale për t’i prirë me sukses komunës me rreth 30 mijë banorë të shpërndarë në 17 vendbanime.

Mirëpo, t’i lëmë fjalët e t’u kthehemi fakteve: gjatë mandatit të shkuar janë realizuar afro njëqind projekte që kapin vlerën prej mbi 13 milionë euro. Mori një komunë të zhytur në borxhe, për ta kthyer atë në një ndër njësitë më të përparuara të vetëqeverisjes lokale: me zonë industriale, me kapital vendor e të huaj, në një sipërfaqe prej 200 hektarësh, me investime në rrjetin e ujësjellësit, kanalizimit dhe rrymë elektrike në dispozicion.

Dhe, më kryesorja – me kushte tepër të favorshme për ata që kanë vendosur o vendosin të shkrijnë kapitalin në projekte të ndryshme, me interes edhe për banorët e anës: lehtësime për t’u pajisur me leje ndërtimi dhe dokumenteve tjera të nevojshme, çmime të posaçme të tokës, tatimpagesa të ulta, gati se simbolike për ndërtim.

Dhe kjo ka bërë që deri tash të jepen 22 leje ndërtimi për bizneseve, përfshirë këtu dy kompani të mëdha me kapital të huaj. Pritet që këto investime të gjenerojnë rreth 540 vende të reja të punës.

Administrata komunale, nën drejtimin e Izairit ka bërë depërtime serioze edhe në infrastrukturë: 7.3 milion euro investime në ujësjellës dhe kanalizime, shumë rrugë e rrugica të shtruara. Dëshmi e provuar është se gjatë dimrit mund të arrihet, pa pik zori, edhe në zonat më të thella.

Thonë se Zhelina, Pallatica, Treboshi, Strimnica, Leshnicat, Merova, Kazhdolli, Novosella, Uzurmishti, Grupçini, Debërca, kush më shumë e kush më pak, ia kanë pare hajrin ‘Dokit’, sikurse e thërrasin miqtë e tij dr.Fatmir Izairin, që tetë viteve të shkuara i priu me sukses komunës së Zhelinës dhe është hedhur në betejë për mandatin e tretë.

Doki dëshiron të përfundojë punët e nisura, ndaj dhe nuk e ka vështirë të dalë përpara elektoratit e të thotë: ‘kam bërë këtë e këtë, do bëj këtë e këtë’, me përgjegjësi, transparencë e llogaridhënie. Ashtu sikundër mund të vërehet në faqen zyrtare të Komunës!

Comments

comments